Mesazhi per diasporen – kreu i opozites, Lulzim Basha: Nuk me lejuan te jem pjese e diskutimeve

Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha i ka drejtuar nje mesazh pjesetareve te Diaspores, ku dhe sqaron arsyet pse nuk ka qene ne samit. Basha thote se e vetmja mundesi qe i dhane eshte t’i pershendeste ne mbremjen gala te qeverise, ku ai nuk mund te merrte pjese. Teksa sqaron mungesen e tij ne Samitin e Diaspores, permes nje mesazhi drejtuar perfaqesuesve te diaspores shqiptare qe jane mbledhur keto dite ne Tirane, Basha shkruan se nuk mund te ishte pjese e diskutimeve pasi kjo mundesi nuk iu dha nga organizatoret. “Do te kisha dashur shume te kisha ndare mendimet nga afer me ju ne tryezen e diskutimeve dhe te rrahjes se ideve, por e vetmja mundesi qe organizatoret e samitit me dhane eshte t’ju pershendesja ne mbremjen gala qe qeveria ka planifikuar per nderin tuaj. Duke qene se e kam te pamundur te marre pjese ne kete mbremje gala, po ndaj me ju publikisht, me perunjesi disa mendime te miat”,- sqaron Basha. Braktisja e Shqiperise, thote Basha ne mesazhin e tij, eshte kercenimi kryesor ndaj te ardhmes se vendit. “Braktisja e Shqiperise eshte kercenimi kryesor ndaj te ardhmes se vendit dhe te vete kombit tone. Pak dite para se ju te vini ne Tirane, mbi 100 mije shqiptare kane aplikuar per te disaten here per te emigruar ne SHBA, nderkohe qe, dhjetera mijera te tjere perpiqen çdo vit te emigrojne ne Europe, Kanada dhe kudo tjeter ne bote. Ne 5-10 vitet e ardhshme, numri i shqiptareve te lindur ne Shqiperi te cilet jane vendosur pergjithmone ne vende te tjera do jete me i madh se ai i atyre qe jetojne ne Shqiperi”, shprehet Basha. Ai vijon me tej duke thene se shqiptaret kane ikur, po ikin dhe duan te ikin masivisht per arsyen me te rendesishme njerezore: atdheu i tyre nuk ju ofron mundesi per nje jete te mire dhe te denje. “Ju e dini me mire se une sa e madhe eshte dhimbja e ikjes, qe te ther ne zemer dhe ne gjithe qenien, por ju jeni deshmia e vertete sa i madh eshte deshperimi kur kupton se atdheu nuk te jep asnje shprese per te permbushur qellimet dhe endrrat e jetes me punen, talentin, zotesine dhe ndershmerine tende”, thote Basha. Kreu i opozites i kerkon pjesemarresve ne Samitin e Diaspores qe te perfshihen ne menyre te drejt per drejte me kulturen e tyre demokratike ne politiken shqiptare, ne sherbim te vlerave. “E drejta e votes per emigrantet, lehtesimi i marrjes se shtetesise se dyfishte, perfaqesimi juaj i vertete ne vendimmarrjet e rendesishme politike, nxitja dhe mbrojtja e investimeve te diaspores, mbeshtetja shteterore per arsimin, kulturen, artin dhe sportin ne komunitetet e diaspores, jane disa nga prioritetet kryesore te projektit tim dhe te Partise Demokratike per Diasporen”, shkruan Basha. Kreu i selise blu fton shqiptaret e diaspores qe te japin kontributin e tyre per zhvillimin e vendit. “Pa asnje dyshim, çdo lloj kontribut i juaji per atdheun tone eshte i vyer dhe i rendesishem. Investimet e diaspores ne çdo fushe te ekonomise jane te mirepritura si ujet e paket. Burimet dhe mundesite e Shqiperise jane te medha. Partia Demokratike ka gati nje projekt te ri te stimulimit te investimeve private permes uljes se taksave dhe çlirimit te sipermarrjes nga monopolet klienteliste dhe nje mori pengesash qe ndrydhin lirine e saj. Une do te jem shume i vemendshem ndaj propozimeve tuaja per t’i perfshire e zbatuar ne programin tone te zhvillimit”,- nenvizon kryedemokrati Lulzim Basha ne mesazhin e tij.