Mendime rreth romanit “Flatrat e Ajra Ajtojt” të Pajtim Caushit dhe përballja sfiduese e njeriut me kohën

Nga Kristo Kauri

Me kenaqesi lexova romanin” Flatrat e Ajra Ajtojt” te autorit Pajtim Caushi. Ishte nje rrugetim plot emocione,  befasime dhe mesazhe. Romani shpalos nevojen e brendeshme qe ka autori, per te komunikuar me njerezit, nevojen per t’u ndeshur me veten, per t’u percjellur lexuesve realitetin e sotem, te nje modeli qe pengon ecjen, zhvillimin, qe pengon dhe vret vete jeten.

Autori, percjell tek lexuesi mes personazheve shqetesimin e tij te madh, se ne si shoqeri, si komunitet jemi mundur nga tri fuqi, ose me sakt nga tri pasionet e shfrenuara, nga Lavdia, nga Frika dhe Interesi. Me guxim dhe pa maska, ngriti mjeshterisht librin, duke na paraqitur realitetin, jeten dhe luften, kacafitjen..nje jete me”fitues” dhe te” humbur”

Ai mjeshterisht percjell shqetesimin dhe mesazhin: Njerez kujdes, mos perqafoni vlerat e gabuara, njerez kujdes, mos mbeshtetni njerez te gabuar, mos ndiqni karieren e gabuar, njerez kujdes i therrisni llogjikes, njerez kujdes,  se atje ku nuk ka martese me dashuri, do te kete dashuri pa martese, njerez kujdes……

Me mjeshteri na paraqet njerezit qe jane te prirur te jetojne nje jete plot reklama dhe genjeshtra, njerez qe sot i gjen ne gjitoni dhe ne qytetet qe banojme. Detin e trazuar qe ka brenda tij autori, kendveshtrimin e tij per realitetin qe jetojme, na e ofron plot vertetesi dhe pa zbukurime. Mjeshterisht na paraqet modelin qe duartrokitet, pelqehet, promovohet dhe votohet me shume nga shumica, duke filluar nga mjediset e shkolles, familjes, qytetit, bizneseve, deri tek piramidat me te larta. Model qe ne dukje eshte i bukur, plot drite, shkelqim, model terheqes, por ne thelb eshte nje model i thelle mashtrimi, i ngritur mbi korrupsionin, injorancen, krimin, drogen..

Me talentin e tij, pervojen e tij, me penen e tij tashme te njohur, autori grumbullon klithma, zemerime,urrejtje, ofshama, te qara, te shara,… skalit mjeshterisht femra dhe meshkuj skllave te shemtimit shpirteror dhe atij fizik. Femra qe tregojne kujdes vetem per bukurine dhe kenaqesite trupore dhe jo shpirterore, femra te mbushura me plastike ne trup dhe ne shpirt… Jane femra qe bejne te pamunduren, shesin veten dhe trupin, per te zgjedhur mashkullin qe ka pushtet, leke, vila dhe makina lluksoze, femra qe kurre nuk jetojne per vete,as per familjet e tyre, por vetem per te plotesuar ne cdo kohe, pa kufi deshirat epshore, kafsherore te meshkujve te pasur dhe me pushtet, femra qe nuk kane turp, nuk skuqen nga veshtrimet e njerezve, por ndjejne krenari per veprimet e tyre.. Femra qe me jeten e tyre te dites dhe te nates, me mardheniet e tyre, shtojne pisllekun, ndotjen e qytetit ku banojne dhe jetojne, duke veshtiresuar frymemarrjen e njerezve te ndershem dhe fisnik.

Ky pisllek, kjo ndotesi,e mbuluar me ngjyra te bukura, ky model i keq qe ka prekur gjithe qelizat e shoqerise, nuk burron prej tokes, por e krijon, e mbeshtet dhe e larton vete njeriu, jo Homos sapiensis, por Homos destructivis.

Me mjeshteri autori na paraqet universin e trazuar te njerut, futet ne skutat me te thella te shpirtit, dhe zbulon se sa ligesi dhe dashuri ka dhe fsheh njeriu. Na paraqet gjithe egersine, ligesine, injorancen, kompleksitetin e njeriut, qe nuk gjen pengese per te realizuar deshirat dhe pasionet e tij te shfrenuara. Vete indiferenca e komunitetit te befason dhe eshte nje shtrat i mire qe keto pasione te realizohen me shpejtesi dhe siguri.

Gezohesh dhe lumturohesh qe ne kete rrugetim ka dhe momente te bukura, ka njerez qe paraja nuk ka pushtet dhe force t’u bleje shpirtin, dinjitetin, personalitetin,mencurine, fisnikerine, miqesine..Jane momente qe te mbushin me shprese dhe besim per te ardhmen, per modele me njerezore… Gjen njerez te mire, jo perfekt, por qe e duan familjen, jeten pa zhurme, pa terhequr dritat dhe prozhektoret, ata qe te flasin thjesht me zemer, ata qe u flasin dhe u qendrojne afer njerezve te dashur, njerez qe me prezencen apo me mungesen e tyre te thone: une jam ketu, une jam per ty, une te takoj ty, une te dua, jam njeriu qe te dashuroj, qe te besoj, jam njeriu qe deshiroj te udhetojme bashke dhe te kendojme me ze te ulet, por me te njejten rritem,te kendojne melodi vetem per ne te dy dhe per asnje tjeter, jane njerezit qe shpirti i tyre jep vetem dashuri, miresi, fisnikeri…

E zbukurojne librin kontaktet dhe bashkebisedimi me keta njerez, e ndjen aromen e shpirtit te tyre, ku dashurojne njeriun e tyre me te tria nivelet, edhe me tru, edhe me shpirt edhe me trup.

Autori na e paraqet jeten tamam si deti, here te qete, por shume here plot tallaze dhe dallge te furishem, qe te perplasin pa meshire dhe me egersi neper shkembenj..Por ti duhet te durosh, te luftosh, duhet te qendrosh, duhet te notosh qe te qendrosh me koken jashte, te perballesh, te luftosh si prind, si nene per krijesen me te bukur dhe me te shtrenjte qe ke per femijen, qe te perqafon me ato dockat e tij te vogla. Duhet te jetosh per femijen qe te perqafon, se per ate ti je Ajra e tij dhe e askujt tjeter, je nena e tij e shtrenjte, je njeriu me i forte, me i mire, me i dashur, me i bukur, me i sigurte..,me me pushtet. Dhe ne fakt je nje e tille, je Nene, je heroine!

Duke e falenderuar autorin qe i ndau me ne aq mjeshterisht shqetesimet dhe mesazhet e Tij, une i uroj rrugetim dhe prodhimtari te mbare ! Suksese i nderuar! Suksese mjeshter i penes !