Me 4 nëntor 1989, demonstrata e madhe që çoi në rënien e Murit të Berlinit

Me 4 nëntor 1989 u mbajtën demonstratat më të mëdha në historinë e Gjermanisë lindore (RDGJ). Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë. Vetëm pesë ditë më vonë ra Muri i Berlinit.

Një kohë të gjatë flitej në Republikën Demokratike të Gjermanisë (RDGJ) për këtë mundësi. Prej muajsh njerëzit dilnin gjithnjë e më shumë në rrugë. Në Lajpcig mbaheshin protesta çdo të hënë – njerëzit kërkonin udhëtim të lirë dhe lirinë e shprehjes së mendimit. Gjithnjë e më shumë njerëz ia kthenin shpinën vendit të tyre, që në gjuhën e regjimit të RDGJ-së komunist quhej “refugjatët e Republikës”.

Si u shemb RDGJ

Erich Honecker, njeriu më i fuqishëm prej vitit 1973, ishte rrëzuar nga pushteti më 18 tetor. Por as pasardhësi i tij Egon Krenz nuk kishte mbështetje në popull. Në këto kushte me 4 nëntor 1989 u mbajt demonstrata më e madhe e lejuar në historinë e RDGJ. Iniciatorë ishin aktorët dhe njerëzit e teatrit në lindje të Berlinit. Ata i referoheshin neneve 27 dhe 28 të Kushtetutës – pra të drejtave për lirinë e shtypit, shprehjen e lirë të mendimit dhe mbledhjen në protesta. Këto nene kanë ekzistuar në historinë 40-vjeçare të RDGJ vetëm në teori.

Symbolbild Pressefreiheit (picture-alliance/ZB)

Kushtetuta e shkelur kaq gjatë me këmbë këtë ditë filloi të implementohet në sheshin Alexanderplatz në Berlin. Edhe sot 30 vjet më vonë flitet për shifra të ndryshme: Vlerësohet se në demonstrata kanë marrë pjesë mes 200.000 deri në një milion demonstrues. Demonstruesit qëndronin para një kamioni të shndërruar në skenë, ndërsa atje mbajtën fjalim rreth 20 persona – aktorë, këngëtarë, shkrimtarë, priftërinj – por edhe përfaqësues të regjimit.

Ndër ta edhe Günter Schabowski

Njëri prej tyre vetëm pesë ditë më vonë u bë i shquar në mbarë botën, me 9 nëntor 1989: Günter Schabowski, shefi i partisë SED në Berlin (Partia Socialiste e Unitetit në Gjermaninë Lindore). Në një konferencë shtypi ai paralajmëroi ligjin për lirinë e udhëtimit, që papritur solli deri tek rrëzimi i Murit të Berlinit. Në protestën e 4 nëntorit, Schabowski ishte në shënjestër të kritikave të ashpra të demonstruesve. Madje edhe kur tha se “duhet kultivuar kultura e dialogut!” Krerët e RDGJ e kishin humbur kaherë çdo lloj kredie. Vetëkritika e Schabowskit u zhduk në morinë e fishkëllimave.

Galerie Berliner Mauer: Schabowski öffnet die Grenze (dpa)Günter Schabowski

Prifti Friedrich Schorlemmer reformoi hymnin

Njëri prej atyre që dëgjoi me vëmendje fjalët e Schabowskit për mundësinë e një fillimi të ri, ishte kritiku i regjimit Friedrich Schorlemmer. Teologu nga Wittenbergu, qyteti i origjinës së reformatorit Martin Luther, citoi me një ndryshim të lehtë titullin e hymnit të RDGJ: “Në vjeshtën e vitit 1989 jemi ngritur nga gërmadhat dhe jemi riorientur drejt të ardhmes.” Nën këto përshtypje kërkonte ai nga njerëzit që të mbeten në vend dhe të ndihmojnë rindërtimin e vendit. “Tani kemi nevojë për secilën dhe secilin.”

Aktor i ri Jan-Josef Liefers është bërë i njohur më vonë në serialin “Tatort”. Asokohe pyeti krerët e SED: “Përderisa krerët e SED reagojnë vetëm ndaj presionit, mendoj se nuk mund të bëhet fjalë për rolin e dikurshëm të partisë.” Fjali të këtilla dëshironte të dëgjonte masa prej qindra njerëzve të mbledhur. Duartrokitja ishte e fuqishme.

Jan Josef Liefers im Konzert (picture-alliance/dpa/S.Sauer)Jan Josef Liefers

Legjenda e Stasit flet për “botën e derrave”

Vetëkritik ishte edhe ish-shefi i Stasit Markus Wolf. Deri në vitin 1986 ai kishte shërbyer në shërbimin sekret të shtetit. Markus Wolf ishte ai që tha, se RDGJ e ka humbur lidhjen me realitetin. “Përkundër kritikave në radhët e veta, udhëheqja jonë ka jetuar deri me 7 tetor në një botë derrash”. Këtë ai e mendonte në ditën e themelimit të RDGJ-së.

Me rastin e 40 vjetorit të Republikës, udhëheqja ka inskenuar për herë të fundit festimin e themelimit të shtetit. Protestat e opozitarëve janë shuar në mënyrë brutale. Ish-nëpunësi i shërbimit sekret Wolf tha se krerët e partisë kanë dështuar, ndërkohë që njerëzit filluan të iknin nga vendi.

Marianne Birthler: “Shpresa, fantazia, humori…”.

Portrait Marianne Birthler (picture alliance / dpa)Marianne Birthler

Protestat kaluan të qeta, ndonëse krerët e Stasit paralajmëronin se do të shpërthejë dhuna. Vetëm disa ditë më parë, shefi i Stasit, Erich Mielke, kishte urdhëruar njësitet e shërbimit sekret “përgatitjen e masave teknike dhe përdorimin e tyre për nevojat e evitimit të sulmeve.” Brengat e Mielkes ishin të panevojshme, sepse demonstruesit ishin “jashtëzakonisht të bukur”, siç u shpreh aktivistja Marianne Birthler, në një libër të shkruar vite më vonë. Shefja e mëvonshme e autoriteteve për dokumentet e shërbimit sekret, në Alexanderplatz atë ditë foli për dhunën e regjimit komunist dhe shpresën që po “rritej prej javësh në RDGJ”. Birthler tha se po zgjohen “shpresa, fantazia, humori…”.

Filmszene Dokumentation | Erich Mielke - Meister der Angst (©DW&Looks Film)Erich Mielke

“Ngjarja me pasoja për Evropën”

Shërbimi sekret, Stasi ka pranuar më vonë në një raport se “rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapsht”. “Forcat armiqësore”, për të cilat fliste shefi i Stasit Mielke, mund të shiheshin në të gjitha anët. Në një pikë ai megjithatë kishte të drejtë: Demonstrata e 4 nëntorit 1989 ishte “një ngjarje me pasoja të mëdha për Evropën”. Vetëm pesë ditë më vonë, më 9 nëntor, ra Muri i Berlinit.

DW.COM