Më 2 mars kujtojmë përvjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit, kësaj figure të shquar historike dhe politike

Më 2 mars kujtojmë përvjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit, një nga figurat e shquara të historisë politike e kulturore shqiptare. Luigj Gurakuqi u vra në Bari të Italisë nga një agjent i shtyrë dhe i paguar nga klika zogiste, më 2 mars 1925. Luigj Gurakuqi është një nga figurat e shquara të lëvizjes patriotike e demokratike shqiptare, poet e publicist, Hero i Popullit.

Më 2 mars kujtojmë përvjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit, një nga figurat e shquara të historisë politike e kulturore shqiptare.

Luigj Gurakuqi u vra në Bari të Italisë nga një agjent i shtyrë dhe i paguar nga klika zogiste, më 2 mars 1925. Luigj Gurakuqi është një nga figurat e shquara të lëvizjes patriotike e demokratike shqiptare, poet e publicist, Hero i Popullit. Ai luftoi jo vetëm për një Shqipëri të lirë e të pavarur, por edhe për një shtet modern, i cili përmes reformave demokratike të zhdukte prapambetjen, të ndryshonte me shpejtësi pamjen e tij, të fitonte kohën e humbur gjatë shekujve të robërisë.

Luigj Gurakuqi (1879-1925) qe firmëtar i Aktit të Pavarësisë. Veprimtar i lëvizjes kombëtare, ministër, deputet, gjuhëtar, poet, publicist.
Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908), ku u zgjodh edhe anëtar komisioni për njehsimin e alfabetit. Pjesmarrës në kryengritjen e malësorëve të Mbi Shkodrës dhe bashkëhartues me I. Qemalin i Memorandumit të Grëçës apo libri i kuq siç u quajt, simbol i luftës për pavarësi qe vepër e Lugjit. Gjatë vitit 1912, ishte ndër organizatorët e kryengritjes së përgjithshme. Në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e pavarësisë, si përfaqësues i Shkodrës, firmosi Deklaratën e Pavarësisë nën siglën « Luz Gurakuqi ».
Vizioni i tij për shtetin ishte ai i një demokracie liberale, ndërsa për besimet fetare i përmbahej formulës “Feja e lirë në Shtet të lirë”.

Qe Ministër i Arsimit në Qeverinë e Përkohshëm të Vlorës. Anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris. Deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar dhe përsëri përfaqësues i Shkodrës në Kuvendin Kushtetues në vitin 1924. Ministër i Financave në qeverinë e Nolit. U vra në Bari në 2 mars 1925.

Luigj Gurakuqi qe gjuhëtar, poet e teoricien i letërsisë e këtë e dëshmoi në disa vepra. Shkruan diku Gurakuqi “Nji popull që nderon burrat e vet, një popull qi pavdekëson kujtimin e tyne, jo vetëm nder faqet e historisë por ehe mbi rrasa e në monumenta, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndiesi të hollë, se njef miradijen e ka deshir me u sjellun e me u drejtum mbas shembullit te të Medhajve të vet”.