Më 14 nëntor 1955, Shqipëria së bashku me 18 shtetet të tjera propozohet të bëhet pjesë e OKB-së

Ambasadori kanadez në Kombet e Bashkuara, Paul Martin shpërndan një propozim për pranimin e 18 vendeve si anëtare të reja, një prej tyre edhe Shqiperia.  Asambleja e Përgjithëshme voton 48 me 3 në favor të Shqipërisë (Greqia, Kuba dhe Kina (Taivani) votuan kundër, 5 vende abstenuan). Të nesërmen, Shqipëria pranohet në OKB. Pak ditë më pas, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Dag Hamarskjold paraqiti raportin mbi ekzistencën e kampeve të punë së detyruar në Shqipërinë komuniste. Sipas raportit, “gjatë periudhës 1944 – 1954, në vend kishte 40 burgje politike, kampe të punës së detyruar dhe fshatra internimi me rreth 80 mijë burra, gra e fëmijë; ndërsa 16 mijë vetë kishin humbur jetën nga keqtrajtimet dhe kushtet e rënda në to. Raporti gjithashtu konfirmonte se “12-vjeç është mosha më e ulët që një person mund të internohet në rastet e kryerjes së një krimi kundër shtetit.” (op) Ndërsa prifti Italian, Atë Giacomo Gardin në dëshminë e tij pohoi se “si dënim për shkelje të rregulloreve të kampit, ishte bërë praktikë e zakonëshme që, të burgosurit të mbaheshin varur me tel nga kyçet e duarve, ndonjëherë derisa vdisnin.”

Më 14 nëntor u bë propozimi, me 15 nëntor Shqipëria , Austria, Bullgaria, Cambodia, Ceylon, Finlanda, Hungaria, Irlanda, Italia, Jordania, Laosi, Libia, Nepal, Portugalia, Rumania dhe Spanja i bashkohen me Kombet e Bashkuara me Rezolutën 109 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara .

Organizata e Kombeve të Bashkuara (shkurt: OKB), është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Qendra e OKB-së është në Gjenevë, ndërsa aktivitetet i zhvillon në qendrën e selisë në Nju Jork, SHBA.