Marshimi feminist kundër dhunës

Nga Moza Boletini
Një dhunues në rrugën tënde. Ky është titulli i këngës tashmë të njohur të grupit muzikor të vajzave nga Kili, që në spanjisht përkthehet “Un Violador en tu camino”.
U impresionuam vërtetë kur dëgjuam e pamë videon e saj dhe vajzat në marshin e tyre triumfator.
Teksti dhe kënga e krijuar nga grupi i njohur feminist i Kilit – Les Teses, po merr xhiron e botës. Vargjet e saj flasin kundër dhunës e përdhunimeve ndaj femrave, ndërsa në refrenin që përsëritet katër herë thuhet “Unë nuk kam faj ku isha dhe çfarë kisha veshur”
Duke qenë se organizata jonë e gruas “Hope & Peace” meret direkt me të drejtat e gruas, kundër dhunës, diskriminimit të femrës e kundër trafikimit njerëzor u ulëm së bashku disa gra, pamë e dëgjuam këtë këngë që po bën xhiron e botës.
Si femra aktivitste të të drejtave tona i mbështesim vargjet e kësaj kënge që tashmë është bërë hit.
Për herë të parë u performua në Kili, kryeqytetin e Santiagos, më pas mori udhë e u këndua në Meksikë, Kosta Rika, Argjentinë, Kolumbi, Kanada, Australi po ashtu edhe në Europë, Francë, Gjermani dhe Spanjë si dhe nga gratë opozitare në parlamentin turk.
Eshtë një këngë që po këndohet anë e e mbanë globit edhe ne e përkrahim, pse jo si grup edhe mund ta këndojmë ndonjë ditë nëpër aktivitetet tona.
Pasi dhuna e ka shoqëruar ndër shekuj edhe femrën shqiptare, qysh në kohën e sundimit turk, serbo malazes, nga diktatura kumuniste në Shqipëri ku u dhunuan, burgosën, torturuan, pushkatuan, u vranë e internuan pa drejtësisht mijra e mijra femra shqiptare dhe të huaja. Por malltrajtime, zhdukje e përdhunime tek femrat shqiptare patëm edhe gjatë luftës në Kosovë nga makineria serbe, që akoma pasojat e atyre krimeve nuk po marin vëmendjen e duhur nga OKB dhe disa institucione të të drejtave të njeriut.
Mos të harojmë se dhunë kanë patur e ka edhe në familjet shqiptare, ku burri godet gruan, e vret e masakron atë, pasi sipas tij ajo është vetëm një skllave e tij e agjë më shumë.
Besojmë që një ditë kjo këngë të këndohet në Shqipëri dhe Kosovë, ndoshta edhe nëpër rrugët e Amerikës, ku do ti bashkohemi edhe ne. Gratë meritojnë shumë.