Marko Boçari, miti dhe e vërteta e heroit legjendar shqiptar që luftoi për pavarësinë e Greqisë

Mihallaq Qilleri

Nese ka nje figure aq te madhe nga bota e arvanitasve te Greqise, nese ka nje njeri qe i dha kaq shume tokes helene, por mbi te gjitha revolucionit te vitit 1821, nese ka nje arvanitas qe nuk e mohoi kurre origjinen e tij, ky ka qene padyshim Marko Bocari. Ka mbledhur pas kujtimit te tij kaq epos ky suliot i madh, sa sot veshtire se kombi per te cilin derdhi gjakun, do te pranonte lehtesisht te leshonte ne duart tona famen, bemat, per rrjedhoje edhe origjinen e tij. Megjithate, edhe ashtu, i pranuar me dashuri nga te dy kombet, ai i ngjan atij rrapi shekullor me dy rrenje te thella dhe furtunat e harreses nuk do ta shkulin kurre.

Veshtiresia per ta pervetesuar kete hero rrjedh edhe nga fakti se greket ne asnje rast nuk kane pranuar se krahina e Sulit ka pas qene banuar me shqiptare. Madje, sot, kur demokratizimi dhe evropianizimi i shteteve eshte nje fakt, prania e nje popullsie te konsiderueshme arvanitase, shpesh e grumbulluar ne krahina te vecanta, sic eshte Thiva, fare prane Athines, pa permendur zona te tjera, kalohet me nje heshtje te cuditshme. Por nuk jane qeverite greke edhe aq fajtore, kur edhe vete arvanitasit e sotem, shpesh, jane kontradiktore ne qendrimet per origjinen e tyre, madje, shume syresh, edhe kur pranojne se nuk jane greke, njeherazi te thone se nuk jane as shqiptare. Dhe kur u thua se gjuha qe flasin eshte nje shqipe origjinale, – padyshim varianti i vjeter i saj, e cila nuk ka lidhje me asnje gjuhe tjeter te botes,- rrudhen me shume. Historia, por sidomos politika, ka edhe ketu fajet e veta. Se mos u tha dikush se ata jane zvicerane dhe nuk e pranuan! Por ky problem aq i ndjeshem dhe i mprehte do te kerkonte nje shqyrtim tjeter. Ketu nuk behet fjale per pretendime territoriale, sepse dihet historikisht se kjo popullsi eshte e vendosur ne trevat vertebrore greke ne disa dyndje, dhe ishin arberore te larguar para dhe gjate pushtimit turk te vendit. Por, nese gjetke arvanitasin kane arritur te ruajne nje fare kohezioni te origjines, me suljotet ndodhi ndryshe. Ata, jo vetem qe u shperngulen forcerisht nga Suli ne kohen e ekspeditave ndeshkuese te Ali Pashe Tepelenes, por edhe me pas, ata qe mbeten, iken larg nga malet e larta ku i kishte vendosur halli i te pareve te tyre, per te gjetur gjetke nje jete me te mire. Keshtu mund te jete bere edhe zevendesimi i tyre me banore te tjere. Sipas nje varianti arvanitas, banoret e pare te Sulit kishin qene ish-ushtare te Skenderbeut qe levizen nga trojet arberore drejt jugut per shkak te renies perfundimtare te Krujes. Legjenda thote se ata ishin…( rreth 200 luftetare me familjet e tyre dhe nen drejtimin e Bocarve dhe te Xhavellajve zgjodhen si vendbanim malet e mbrojtura te Sulit per te ruajtur shkelqimin e vjeter te luftetarit skenderbejan, por edhe te fese se tyre( (Gudha- (Bioi paralliloi( T. H’, faqe 46-47). Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja sepse keta te krishtere u bene shpesh pre e inkursioneve turke, por barbarishtata i copetoi Pashai i Janines.

Nje veper e C. Stanfield, sipas skicave te udhetarit H.Holland, e tregon Sulin thjesht si nje keshtjelle ne sfondin madheshtor te maleve qe e rrethojne. Per origjinen e ketij fshati as studiuesi Aravantinos, as Korai-s nuk thone te sakten, shenon perseri sekretari i Marko Bocarit, Gudha. Ai duke e pasur afer heroin dhe duke e ditur mire historine e bocareve thekson origjinen arvanitase te kesaj familje te madhe. Ky kronikan, Gudha, ishte me origjine nga fshati Kuretu te Epirit dhe luftoi ne krahe te Bocarit si nenkomandant dhe njeheresh si sekretar i tij. Por dokumentet e shumta qe ekzistonin per origjinen e kesaj familjeje u dogjen ne vitin 1832, kur nje fare Mamoiri dhe shoku i tij Papakosta, me urdher te administratorit te zones, bllokuan dhe pastaj dogjen gjithcka gjeten ne shtepine e Noti Bocarit ne Amfisa.

Shume breza shqiptaresh kane mesuar nga historia e tyre se grate suliote u hodhen nga shkembi te kapura dore per dore per te mos rene ne duart e turqve. Ne te vertete ato rrezikoheshin jo nga nje turk por nga shqiptari Ali Tepelena dhe ushtaret e tij po shqiptare. Tabloja (Vallja e Zalongut(, nje veper pikture madheshtore e kohes, tregon gjithe dramacitetin e atij casti tragjik. Sipas gojedhenave arvanitase kjo valle ishte nje rit i vjeter i fshatrave te Parges dhe Sulit. Ky cast tragjik, kur shumica e grave me femije ne krahe, ishin te veja per shkak te vrasjeve masive, nuk ka qene i rastesishem dhe i improvizuar. Por me t’u bere historik nga ngjarja mbeti i njohur, nga ku u germua gjeanologjia e Valles se Zalogut..

Shtepia e Bocareve ne Sul, sic mund te shihet edhe sot ne fotografi te vjetra, ishte nje ndertese e madhe, dykateshe, me kater dritare ne faqen e saj ballore, njera prej te cilave me hark qemeror. Poshte shihet porta kryesore, edhe ajo qemerore, mes gjelberimit te nje rrapi madheshtor. Ne sfond kontrastojne me madhesine e shtepise dy kodrina shkembore konike, mes se ciles ka nje qafe te thelle, te gjitha keto pjese e rrafshnaltave te Sulit.. Gjyshi i heroit te ardhshem, Jorgo Bocari, iku nga fshati me gjithe fisin e tij vetem per nje fjale qe atij iu ngjau ofenduese. Dikush i foli (Jorgo Bacio( dhe kjo u be arsyeja e thjeshte perse ai i iku Sulit duke lene pas frazen.

– Dyzete vjet Bocar dhe tani Bacio..

Babai i Markos, Kico Bocari, lindi ne vitin 1753 dhe u vra ne qytetin Arte, me 1813, nga Gogo Bakolla.. Ne vitet e revolucionit grek Marko trimi dhe Bakolla u gjenden balle per balle njeri-tjetrit. Ne kohen kur te gjithe prisnin nje hakmarrje te Bocarit per vrasjen e babait te vet, ai i dha doren Bakolles dhe e puthi ne interes te revolucionit. Kico Bocari u martua tri here dhe lindi 18 femije, nga te cilet 5 vdiqen te vegjel. Nga martesa e pare me Hrisula Papazoti Jotin, Kico Bocari pati 5 femije, Janin, te mrekullueshmen Lena, Marien, Anastasin dhe Markon.

Marko Bocari ishte, pervec te tjerave edhe nje burre shume i pashem. Miresia e shpirtit te tij ishte e vizatuar ne tiparet e tij aq shprehese. Kaq e vertete ishte kjo sa nje fraze e shkruar ne ato kohera thoshte (Ishte qingj me shpirt luani. Shume shqiptare qe e njihnin, gjithmone thoshnin se po te ishte mysliman ata do te besonin se vete profeti Ali ishte kthyer te jetonte ne toke.( Portreti i tij i viteve te rinise i vizatuar nga piktori Zaluzi flet per kete bukuri.

Marko Bocari nuk ishte vetem nje buurosh trim, por edhe nje ushtarak i shkelqyer, i njohur per guximin e tij. U shqua ne te gjitha luftimet qe u zhvilluan ne Greqine Perendimore dhe, sidomos, perreth Mesolongjit, jo vetem si qytetar i atij vendi, por edhe duke trasheguar ne gjakun e tij urrejtjen qe paten ndaj otomaneve paraardhesit e tij skenderbejane. Kjo aftesi e beri ate qe ne moshen 32-vjecare te caktohej si kryekomandant i forcave luftuese te Greqise Kontinentale Perendimore. Ky emerim qe nuk kishte se si te mos zgjonte zili dhe grindje mes kapedaneve te shquar te atyre trevave. Markoja per t’i qetesuar grisi para syve te oficereve te tij diplomen dhe urdhrin e emerimit te tij si kryekomandant dhe tha zelarte:

– Kush eshte trim e rifiton kete diplome neser ne beteje!

Lufta e filluar dhe rreziqet e shumta e detyruan Bocarin ta largoje familjen nga vendi dhe ta nis ate per ne Ankona te Italise permes detit. Qe casti kur Mesologji ishte krejtesisht i rrethuar nga forcat turke dhe ai duhej t’i kishte duart e lira nga familja dhe femijet. Kur ia tha se shoqes kete vendim, ajo shpertheu.

– Qysh kur suliotet duhet te braktisin burrat e tyre ne castin e betejes?

Dhe Markoja iu pergjegj.

– Ne castet e paqes dua te jem gjithmone me ty. Por tani kur ka nisur pragbeteja dhe lufta afron dua te jem vetem!

Brenda asaj varke mergimtaresh gjendej edhe njeri nga femijet e tij me te dashur, Roza. Ne te vertete ajo ishte pagezuar Katerine, por do te njihej me pas, deri ne vdekje, me emrin Roza Bocari. Kete emer do ta kishte per shkak te bukurise se saj te pashoqe nga italianet e Ankones ku kishte emigruar. Shume vite pas vdekjes se babait te saj, me 1844, ajo do te ishte shoqeruesja e mbretereshes Amalia te Bavarise dhe zonje nderi e saj. Ate kohe u be objekt adhurimi per bukurine e saj te jashtezakonshme. Me urdher te mbretit Ludovik, piktori i njohur i asaj kohe Stiler, do te vizatonte portretin e saj me veshje karakteristike, veper e cila gjendet sot ne Muzeun e Artit ne Mynih.

Marko Bocari u nda nga e shoqja dhe femijet duke lotuar. Castin e shkeputjes nga bregu te familjes dhe babain e trishtuar pak me tej do ta pershkruante me pas Eugene Jemeniz, i cili do te pyeste veten nese kjo skene nuk te sillte ndermend ndarjen e famshme te Hektorit me Andromaqin e lashtesise.

Ishin caste vendimtare ne betejen per Mesolongjin. Marko Bocari e dinte se fitorja varej nga trimeria e gjithsecilit dhe kete jo vetem e kerkoi nga luftetaret e tij, por edhe nga vetja. Duke u ndare nga ata, ai do t’u thoshte.

-Po te me kerkoni do te me gjeni ne cadren e pashait. Sepse ata, te trembur, kerkonin nje shpjegim per vendimin e tij te marre per te sulmuar vetem.

Ishte ndaj te ngrysur dhe parulla do te ishte ne shqip: (Cili je ti?( Pergjigjja: (Jam hekuri( Dhe, befas, duke ngritur krahet dhe koken per te shkaterruar cadren e Pashait nga Shkodra, Mustafa Bushati, – shqiptar, i myslimanizuar edhe ky,- nje plumb e mori pak mbi syrin e tij te djathte. E pane kete cast trimat e tij dhe menjehere sulmuan per te mos e lene te binte ne dore te armikut. Dhe do te thurrnin me pas keto vargje( Nje arap me karabine/ Iu sul e i shenoi sine (syne)/ Goditi bajrakun mire/Marko Bocarin sahine(.

Per kete cast te madh ka edhe vargje te tjera:

(Bie bore, e bie shi, u nxi jeta, shume u nxi!(

Ose vargjet e Thimi Mitkos, te botuara ne (Bleta Shqiptare( te Aleksandrise se Egjiptit, ne vitin 1878, ne te cilin shenohet casti kur heroi vendos te dale nga Mesologji dhe te shkoj ne Kefalovriso ku do ta gjente plumbi.

(Mesolongji u helmua,/ derdhi lotete si krua,/ Mesolongji do te thone,/Ku e ke Marko Sulione,/Qe lufton si e kish zakon,/Grin me jatagan ne dore..(

Nje tablo e shkelqyer e litografise gjermane qe sot gjendet ne muzeun (Benaqi(, dhe pikerisht tabloja me numer 583, e tregon heroin te plagosur dhe markobocaret,- se keshtu e quanin veten luftetaret e tij,- ta zbrisnin nga kali. Ishte nje cast teper tragjik per te gjithe. Gjendja dukej e pashprese, sepse Markos plumbi i kishte depertuar ne koke. Aq e madhe ishte dhimbja sa u shkruajten keto vargje.

(Hapi portat e tua te larta, Mesolongj, qytet i nderuar,

qe mban heronj ne token tende,

ata qe te mesojne te presish vdekjen duke buzeqeshur.

Hap muret e larta dhe kujtimet e tua te thella!

Shtro me dafina qiejt dhe rruget.

Trupin e brishte te Marko Bocarit po sjellim.

Kush do te guxoje te lotoje ne kete cast?

………………

(fragment nga poema e poetit gjerman Wilhelm Müller)

Ne Muzeun Historik Kombetar te Greqise gjendet gjithashtu edhe nje pikture e mrekullueshme e Cappello, e pergatitur sipas skicave te nje fare Markovich, ku tregohet se si poeti i madh anglez Xhorxh Bajron, mik i madh i grekeve dhe i shqiptareve, betohet mbi varrin e Marko Bocarit. Historia, aso kohe, keshtu dokumentohej, permes veprave te artit. Sipas biografeve heroi yne i kishte nisur nje leter Bajronit, pak para se te sulmonte cadren e Pashait. Nuk e dime se cfare i shkruante pikerisht. Ndoshta ne arkivat britanike, ku mund te ndodhet korrespondenca e Bajronit, ka gjasa te gjendet dicka e tille. Ishte casti kur edhe vete poeti enderrimtar gjendej rruges per ne Mesolongj. Por per fat te keq mberriti teper vone. Marko Bocari kishte vdekur. Sic tregon litografia e Cappellos, Bajroni ishte i veshur me fustanellen e famshme arvanitase dhe, duke marre nga pllaka e varrit nje shpate te cilin e kishte vendosur atje arkipeshkopi, e ngriti ate lart dhe i tha ne greqisht turmes se ngasheryer .

– Greke! Sa te rroje do te luftoje bashke me ju armikun tuaj. Po qe se do ta doje casti do te vdes me ju!

Dhe vertet, atje vdiq, i mundur nga ethet e kenetave te Mesolongjit.

Por fati i Marko Bocarit dhe markobocareve luftetare, ishte tragjik edhe pas fitores se revolucionit te vitit 1821. Heroin e varrosen tri here dhe tri here e zhvarrosen. Me pas krijoi per te nje varr monumental skulptori francez David d’Anzher, te cilin ia dhuroi Greqise. Por edhe kjo veper pati te njejtin fat. E shkaterruan, e cuan perseri ne France, e rikthyen, por nuk e vendosem kurre mbi varrin e vertete te Marko Bocarit. Per shume kohe ai u la ne nje bodrum te erret. Se fundi, disa pernderues te Heroit, e nxorren ne shesh dhe e ngriten para nderteses se parlamantit te vjeter te Greqise.

Por Marko Bocari nuk ishte vetem nje luftetar trim. Ne kushtet e ishullimit te arvanitasve ne mes te nje kombi tjeter, ai e ndjente te nevojshme te luftonte per shkollimin dhe kulturimin e kesaj grigje njerezore te shkulur nga furtunat ne vende te tjera. Kontradiktor, sic e edhe koha ne te cilin jetoi, ai kerkonte qe suliotet vertete te arsimoheshin, por, gjithsesi ai nuk donte ky shkollim t’i bente ata te humbisnin identitetin, zakonet dhe gjuhen e tyre.

– Dua te jesh i shkolluar, – i shkruante Marko Bocari te birit, Dhimitrit, ne Ankona te Italise, – por pervec kesaj dua te kesh njohuri te plota per origjinen dhe vlerat suliote, te mbetesh gjithmone suliot, sic ka mbetur babai yt.

Ne ate periudhe te ndryshimeve te medha ballkanike dhe evropiane shihen qarte synimet drejt lirise se arvanitasve, te cilet besonin vetem ne shpatat e tyre. Megjithe kete gjallerim, shenon Bocari, kerkohej edhe shkollim i tyre, ndryshe rrezikohej identiteti i tyre. Dhe vertete, pas revolucionit te vitit 1821, me gjithe kontributin kolosal te bijve arvanitas per te, nje ankth e frike pushtoi skajet ku ishte shperndare kjo diasporte e vjeter. Dhe e kuptuan rrezikun. Nisen te shisnin cdo pasuri e vlere te familjeve per te shkolluar njerin nga femijet. Dhe ishte e qarte. Kur flitej per arsimimin, flitej nje arsimim ne gjuhen greke. Por, kerkonte Marko Bocari, ata duhet te mesonin vetem greqishten e vjeter dhe (romeoishten(, domethene, te ashtuquajturen gjuhen popullore, e cila flitej ne qytete. Duke qene arvanitasit nje popull i vecante brenda Greqise, Bocari ia kishte friken nje asimilimi total, sidomos ne kushtet e analfabetizmit, izolimit ne fshatra te thella, por edhe nacionalizmit qe rritej nga perrenjte e ideve shkaterruese.

Ne vitin 1809, kur ishte i internuar ne ishullin e Korfuzit, Marko Bocari krijoi te famshmin (Fjalor dygjuhesor te romeoikes dhe arvanitases se thjeshte( thuhet se ky punim ishte kryer nen ndikimin e francezit Pukevill, aso kohe ambasador prane Ali Pashe Tepelenes, i cili degjonte vazhdimisht te flitej perreth tij shqip, nje gjuhe kaq e ndryshme nga greqishtja. Ishte nje perpjekje, – thote Bocari, – qe suliotet te mesonin greqisht, (sepse shqip flisnin), dhe te merreshin vesh me vendasit. Me vone ai shenon se do te ishte i lumtur qe dygjuhesi i tij t’u sherbente femijeve te Sulit si mesues i gramatikes, pa te cilen gjuha nuk mund te mesohet. Mundet gjithashtu te ishte nje reflektim ndaj letres qe Korai-s, poeti i madh, i kishte derguar pleqesise se sulioteve ku u sugjeronte te gjenin ndonje mesues qe t’u mesonin femijeve te tyre gjuhen greke.

Jemi ende ne fillimet e shekullit te XIX kur gjuha shqipe, per pasoje edhe ajo arvanitase, nuk mund te shkruhej. Ky analfabetizem do te shkaktonte, sipas Bocarit dhe Korai-s, nje perhumbje dhe vdekje te ngadalshme te identitetit kombetar te arvanitasve. Greqishtja, ne keto kushte, ishte e keqja e domosdoshme.

Ne perpjekje per te hedhur drite me shume ne figurat e ndritura te historise sone, e nisa kete dossier me Marko Bocarin, per te cilin pata rastin te shfrytezoj pervec muzeumeve e bibliotekave, edhe materialet e Lidhjes se Arvanitasve te Greqise.

Koha Jone, 7 Tetor 2003