Marina amerikane i vihet pas nëndetëses ruse, që u “zhduk” pranë brigjeve të SHBA-së

Marina amerikane i vihet pas nëndetëses ruse, që u “zhduk” pranë brigjeve të SHBA-së

Marina amerikane ka kaluar disa javë në Atlantikun Verior, duke kërkuar për një nëndetëse ushtarake ruse që dihet se kishte lundruar në ujërat e bregut lindor të Shteteve të Bashkuara

Nëndetësja model “Severodvinsk” është e ndërtuar me teknologjinë e fundit ruse dhe mendohet se ka qëndruar disa qindra milje larg brigjeve të Amerikës së Veriut në vjeshtën e vitit 2019.

Në operacionin e kërkimit janë përfshirë disa nëndetëse, anije dhe mjete të tjera detare amerikane, por deri tani nëndetësja ruse ka mbetur e pazbuluar.

Nëndetësja në fjalë mund të mbajë 40 predha “Kabir”, por edhe armatime të tjera të rënda. Ajo ka një pajisje të sofistikuara, që e bën tepër të vështirë të pikaset nga radarët e “armikut”.

Komandatët e Marinës amerikane janë shqetësuar, kryesisht për faktin që nëndetësja mund të ketë pasur predha bërthamore, të cilat kanë një rreze deri në 1.600 milje detare.

Nëndetësja ruse, “Severodvinsk”, mendohet se ka edhe sistem mbrojtjeje anti-torpedo. Ajo peshon 13.800 tonë dhe është e gjatë 119 metra.

Në bordin e saj ka 32 oficerë dhe 58 detarë, shifër e ulët për shkak të pajisjeve moderne të automatizuara.

“Severodvinsk”i konsiderohet nëndetëse për veprime sulmuese. Prodhimi i saj ka nisur më 1993 dhe ka përfunduar më 2011, por operacionet zyrtare kanë nisur vetëm 3 vjet më pas.

Marrë nga fmimages.net/