Malësorët dhe kryengritja antiotomane e vitit 1911. Ja cilët ishin trimat që u bënë flakadani i kësaj lufte

Në vend të hyrjes
104 vite më parë në trojet e Malesisë së Madhe filloi të rilindë drita e diellit të lirisë e flamurit të Gjergj Kastriotit, dritë që “lengonte” nen erresiren otomane rreth 432 vjeçare. Në ato ditë të stuhishme sytë, mendja, zemra dhe shpirti i shqiptarisë ishin drejtuar në trojet e Malesisë, në votren e zjarreve të pashuar të atdhedashurisë, në çerdhen e lirisë, në enderren e flamurit të Arberisë… Ketu në keto fusha, kodra e male ku e kishte folenë shqipja me zogjtë e saj. Ketu në keto hapsira toksore e qiellore të tejngopura me sakrifica, lotë e gjakë . Ketu ku mbiu kushtrimi e u rrite liria, ketu u ruajt edhe besa, bujaria, urtia e trimeria, ketu gjeti streh edhe enderra europiane që ka filluar të behet realitet…Pikrisht ketu mund të gjinden të fresketa gjurmet e historisë shumeshekullore, pasi per to flasin jo vetem trashigimtaret e atyre burrave e burrneshave – luaj e luanesha malesh, por flet çdo pellemb tuall i ketyre trojeve, flet çdo shkemb e gurë, duke perfshirë edhe ata gurë me të cilet janë ndertuar themelet dhe muriet e memorialeve, që u ngriten jo per te murosur historinë, por per të perjetsuar lavdin e ketyre trojeve nga më kreshniket e Shqiperisë Etnike . Ketu historia është e “gjallë”, ketu ruhet amaneti i Gjergj Kastriotit, dhe porosia e Gjon Lulit-Dedvukaj, (babes së Dedes): “Se as drita nuk shkelqen dhe as dielli nuk ngrohë në keto troje deri sa të sundoi turku apo shkjau..”. Në keto troje “degjohet” edhe kushtrimi i pushkeve të heroit kombetare Dedë Gjon Luli dhe trimave të tij që u lanë nderë, lavdi e faqe të të bardhë në perjetsi…
Në prag të Kryengritjes
Malesia e Madhe “Etnike” (si pak treva të tjera) gjatë shekujve kishte fituar të drejten (me gryken e pushkes), që neper ditë festash e luftrash të mbante, (JO flamurin e pushtuesit otoman), por flamurin e kuq, edhe pse në vend të Shqiponjes dy-krenore kishte në mes të flamurit shpaten e trimerisë *1*, që në fakt ishte simboli i shpates së Gjergj Kastriotit, në ushtrine efektive të të cilit vetem nga Hoti kishte pasur 220- 300 luftetar kembesore e 80-100 kalores..*2*. Historia shumeshekullore e qendreses e mbijeteses të ketyre trojeve është shkruar me pushkë e pendë, me gjak e lot, ku njera nga historitë më famëmëdhaja është kryengritja antiotomane e 104 viteve më parë. Në vitet e stuhishme 1910 -1911, në Potgoricen e kohes, nga dhuna e represioni i otomaneve ishin detyruar të strehohen si emigrant, burra e familje nga më qendrestaret e nacionalistet e Shqiperisë veriore e tjer.. Dokumente të atyre koheve tregojnë per mijera emigrant politik nga e gjithë Malaesia e Madhe, por edhe nga Kosova (Gjakova, Mitrovica), si dhe nga Shkodra, Lezha, madje edhe nga Preveza e më gjërë..Gjatë gjithë kohes , por veçanarisht gjatë vjeshtes të vitit 1910 e muajit të parë të dimrit (dhjetorit) kishte pasur perpjekje me armë në mes malsoreve trima dhe trupave ushtarake turke. Nga keto perpjekje luftarake po veçojmë atë të zhvilluar në Rranxa të Hotit (në dhjetor) nga trimat e Hotit, Grudes e Trieshit, ku ushtria turke pati 50 të vdekur e plagosur, ndersa nga trimat msalesor ranë heroikisht; Gjel Çak Mirashi e Vatë Martini nga Trieshi, dhe Zef Peri e Nikollë Prekë Hasi nga Hoti e tjer.*3*. Në keto kushte të veshtira Malsoret e strehuar në Mal të Zi, së bashku me Shkodranë, Shaljanë, Shoshjanë e më gjërë, krijuan Komitetin e kryengritjes, që në histori njihet si Komiteti i Potgorices, me Sokol Bacin, Dedë Gjon Lulin, Gjon Nikë Pllucin, Gjekë Marash Gjeloshin, Nikë Gjelosh Lulin, Tomë e Lekë Zolin, Lucë Muçë Elezin, Kolë Marash Vaten, Nikollë Sokol Bacin dhe Mehmet Shpendin. Ndersa nga Shkodra ishin antarë të ketij komiteti : Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, Risto Siliqi, Ndrekë Kiçi, Shan Koliqi, Pjeter Bumçi, Gjon Cini, Nush Koçi, Loro Suma, Pashko Troshani, Zef Dema, Simon Gjon Laca, dhe Ndoc Shoshi . Komiteti i Potgorices kishte edhe antarë ndihmes dhe deget i tij në Rijek, Cetinë, Viripazarë, Tivarë, Kotorr e tjer.*4*. Komiteti i Potgorices kishte edhe një njohje nderkombetare, ku deputeti italian Euxhenio Kieza do të vinte per të marrë kontakte me komitetin kryengritjes të Shqiperise Veriore… Vlen të kujtohet se jo vetem kryengritja, por as pergatitja per kryengritje nuk kishte qënë e panjohur per Europen e kohes. Italia si shtet fqinjë e me lidhje historike kishte dijeni per pergaditjen e kryengritjes antiotomane (në Malesi të Madhe etjer). Me 17 janare (1911) në Romë u formua komiteti “PRO ALBANIA “ (Pro Shqiperisë). Në gazeten italiane “Il Messaggero” (të 11 qershorit 1911) shkruhen emrat e 60 deputeteve italian që kishin formuar komitetin “Pro Albania) . Në mes emrave të deputeteve Italian figuronte edhe emri i Riçoti Garibaldit (Djali i Xhuzepe Garibaldit). Ky komitet krijojë 110 nënkomitete, që numronin 14 deri 20 mijë vullnetarë të regjistruar. Gjithashtu Arbereshë e Italisë kishin krijuar komitetin (Arberesh) “PRO PATRIA”(Pro Atdheut ). Por interesant është se perpjekje të tilla kishte pasur që në vitin 1861 kur Italianet me në krye Xhuzepe Garibaldin luftonin per ITALINË E RE, dhe Arbereshet kishin qenë në mbeshtetje të aspiratave garibaldine … Të terheq vemendjen edhe një komunikatë e 27 marsit te vitit 1904 ku shkruhet per formimin e “Keshillit Shqiptar të Italisë” me Programin politik “Shqiperia e Shqiptareve” ku bente pjesë edhe emri Filip Kastrioti Skenderbe, që “pretendonte” se ishte pasardhes i Kastrioteve.*5*. Megjithë keto perpjekje per aresye të politikes së vjeter të Europes plakë qeveria italiane pengoi nisjen e vullnetareve dhe ndihmave nga brigjet e saj , dhe deboi “ambasadorin” e Malesisë së Madhe nga Italia patriotin Nikoll Ivanaj.*6*. Komiteti shqiptar i themeluar në Potgoricë mendonte që kryengritja antiotomane të gjente njohje dhe perkrahje edhe tek fqinjet e tjer ballkanik. Per këtë Komiteti dergon në Serbi, Nikoll Ivanajn, i cili takohet me ministrin e jashtem (të Serbisë ) Milovan Millanoviqin , të cilit i benë një ekspoze të planit të Komitetit per formimin e autonomise shqiptare..Serbia nuk e mbeshteti këtë plan.*7*. Ndersa rolin e Rusisë si fuqi europiane në ato ditë të zjarrta e tregon gazeta ruse “Novoje Vremje”, kur shkruante : “Rusia i del zot Turqisë .Turqia duhet të tregojë kundrejt nesh (Rusisë) gjurmë mirnjohje… Ketë deklerim të Rusisë e boton edhe gazeta turke “Sabah” (me 27 maj 1911).*8*. Mirnjohja që kerkon Rusia (pavaresisht se në gazetë behet fjalë per punsim të intiligjences ruse në Turqi ), kuptohet lehtë se ka të bejnë me leshimin e trojeve shqiptare në favore të sllaveve të Ballkanit…Gjatë muajve të dimrit (1910-1911) paria e Malesisë Madhe kishte berë perpjekje per të organizuar kryengritjen në pranverë (fundi i muajit prill –fillimi i muajit maj) me pjemarrjen e malesoreve, shkodraneve e më gjërë…Per ketë malsoret kishin filluar të hellin edhe hapat e parë në praktikë, per të konkretizuar “BESEN” në mes maleve dhe qytetit.. Politika kameleoniste e Malit të Zi punoi me të gjitha menyrat per të detyruar malesoret që t’a fillojnë kryengritjen para kohe, me qellim që Malesia të shkeputej nga pjeset e tjera të Shqiperisë *9*, pasi keshtu mendonte të krijonte “terrenin” e favorshem, per të spekulluar me keto zona që Turqia mund ti “heqte qafe” , vetem duke ja lënë “hali” Malit Zi me Serbinë me mbeshtetjen e dados tyre Rusi.. Në keto kushte malesoret u detyruan t’a fillojnë kryengritjen rreth një muaji më heret….
Fillimi i kesaj kryengritje në Hot (Rapshë) nuk ishte rastesi, por vijim i tradites historike të ketij mali apo flamuri që ndër shekuj i printe Malesisë Madhe, por pa thirrur si “krushqe “ të parë Shkodren e Nenshkodren, por mbi të gjitha Dukagjinin me në krye prijesin e djelmenisë të Shales Mehmet Shpendin nuk behej “darsem” me aromë lirie. Ndersa per Mirditen do të mjaftonin vetem shkendijat e zjarrit të lirisë, pasi ajo ndër shekuj kishte qenë voter e pa lagur nga “ujerat” otomane..Vendin gjithnjë Malesia ju a ka ruajtur edhe Plaves e Gucisë, por edhe Kosoves kreshnike e cila edhe gjatë gjithë vitit 1910 me në krye Isa Boletinin kishte mbajtur ndezur zjarrin e kryengritjes antiotomane në Kosovë e më gjërë.
Kryengritja
Kreshniku i Malësisë dhe shqiptarisë Ded Gjon Luli se bashku me trimat Kolë Marsh Vata, Zef Lani, Gjon Pllumi *10*, Pjeter Vogli, Prel Nika, Lucë Nikë Shabi, Prelë Keri, Tomë Llesh Dragu, Vatë Gjon Gojçaj, Gjelosh Gjokë Mihaj, Gjokë Kolë Shabi, Zef Marash Dojani , Vuksan Lekë Alia, Nikë Gjelosh Luli, Dedë Elez Shabaj, Preç Lulash Lekaj, Tomë Dedë Gjo’Nishi, Gjon Ujkë Miculi, Prekë Gjeto Marku, Prekë Gjeto Deda, Lukë Nikë Pllumi *11*, e tjer burra të Hotit e Malesisë … me 24 mars 1911 (diten e premte) do të mesynin si duhi mali, dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; posten e Grykes së Leqes dhe posten e Çemerrit *12*, dhe njekohesisht me ketë sulm do të jepnin edhe kushtrimin e fillimit të kesaj epopeja legjendare. Ketë ditë të stuhishme poeti kombetare At Gjergj Fishta do ta perjetsonte me vargjet plot pathos atdhetarie:
“Dedë Gjon Luli, si iu lut Zotit
Sot prej nadjet, pa zbardh drita,
Me njezetë djem, po njezetë petrita,
Synin gacë, zemren duhi,
N’shtatë “mauxerre e në nji allti”
M’asqer Mbretit ka sulmue,
N’dy kausha kta ngujue,
T’njehun rrafsh gjashtedhjetë nizamë
Fusha e Rapshes se ç’ka marrë gjamë..” *13*.
Posta e Grykes së Leqes u muar me luftë, edhe pse gjysma e kryengritesve ishin pa armë, ndersa posta e Çemerrit nuk i rezistoi duhisë së malesorve dhe u dorzua pa luftë. Ndersa Dedë Gjon Luli me Malesoret nuk i çarten armiqt shekullore , por pasi i ç’armatosen i liruan… Keto ditë historike malesoret siguruan edhe dhjetra pushkë e mijera fishekë…. Kushtrimi dhe suksesi i kesaj dite u perhap si rrufeja…Me daten 25 mars (diten e shtunde) shkendijat e kesaj votre – zjarri kryengritjes ishin shprendarë duke ndezur zjarre të tjera në votrat prush – pashuar të Malesise Madhe. Në ketë ditë heroike u muaren me lufte dy postat e Traboinit, të cilave u kishin ardhur në ndihmë edhe ushtarë turq nga Tuzi, gjë që e beri betejen më të pergjakshme. Por edhe hotjaneve u erdhen në ndihme trimat e Grudes, Kelmendit e Trieshit, ku duhet theksuar se një pjese e ketyre kryengritesve në mungesë të pushkeve ishin “armatosur” me sëpata e këmesa , por mbi të gjitha ishin “armatosur” me zjarrin e shpirtit ku ruajten lirinë dhe amanetin e flamurit te Gjergj Kastriotit ndër shekuj. Ketë ditë ranë duke luftuar trimerisht në Qepur (te Traboinit) nentë deshmor nga Hoti : Kolë Marash Vata, Zef Lan Ula, Ujkë Gjelosh Leka, Fran Zef Pllumi, Gjon Lulash Zeka , Zef Lulash Zeka , Pjeter Uc Martini, Nikollë Marash Gjekaj dhe Zef Gjoka.(Keta deshmor tashma janë perjetsuar në memorialin e ngritur në vendin ku kanë rënë). Po ketë ditë Gruda mori posten e Selishtit, dhe ra heroikisht edhe një trieshjan trim , si dhe u plagosen disa të tjer…
Turqit i paguan keto beteja me 16 ushtarë të vrare dhe shumë të plagosur.*14*. Per ketë fillim kryengritje konsulli Austro-Hungarez në Shkoder, Zambaur do të njoftonte autoritetet e tij në Vjenë se kryengritesit malesor janë ushtarë të mirë, që kerkojnë të drejtat e tyre historike, dhe jo kaçakë, apo komitë që duan të vrasin e plaçkisin.. Dedë Gjon Luli nga dhjetra njerzë që kishte në diten e parë, me
daten 25 mars pranë tij perveç Hotit e Grudes i kishin ardhur edhe rreth 200-300 vete nga Kelmendi dhe dhjetra të tjer nga Trieshi e më gjerë.. Me 26 mars patriotet Shkodran Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, Risto Siliqi e tjer kishin shpreh mbeshtetjen pa rezerva të kryengritjes. Per kunder kesaje per hirë të vertetes duhet thenë se qarqet drejtuese otomane në Shkoder ishin munduar që kryengritjen e lirisë e flamurit ta quanin luftë të Kuarrit kunder besimit Islam… Vlenë të theksohet se kryengritesit malsor kishin nisur fshehtas per në Shkoder perfaqesuesit e tyre, Nikoll Mirash Lucen dhe Gjelosh Gjoken per tu takuar me shkodranë me influencë, per të qartesuar se kryengritja e malesoreve është kunder pushtuesit otoman që u kishte marrë lirinë e pushtuar trojet e tyre të perbashketa e jo kunder besimit.*15*. Me 26 mars (diten e diel) malesoret e Grudes me në krye bajraktarin Dedë Nika e të ndihmuar nga Kelmendi e Trieshi arriten të marrin kaushen e Pikales dhe tri kausha të tjera në kufi me Malin e Zi.. Në keto luftime, kishin rënë heroikisht në fushen e betejes : Tomë Hasi, Has Mirashi, Zef Kurti dhe Martin Ujka, të cileve Grudjanet ju a kishin marrë hakun disa fish.*16*. Me daten 27 mars kryengritesit malesore të Grudes dolen në malin e Deçiqit, ndersa ata të Hotit në Krevenicë. Sipas konsullit Austrohungarez, Zambaur me daten 27 mars numri i kryengritesve malesor kishte arritur rreth 3000 deri ne 4000 trima *17*, që ishin bashkuar rreth votres së kryengritjes, që nga Trieshi, Koja, Kuçi, Fundnat, Kelmendi, Gruda, Hoti, Kastrati e Shkreli… Po ketë ditë pushteti turk në Shkoder kishte berë perpjekje të organizojnë vullnetarë e të shperndaj rreth 4000 pushkë tek fanatiket e tij.*18*. Me daten 27 mars garnizoni i Tuzit i telegrafonte qendres se vet në Shkoder se të gjitha pikat janë të bllokuara prej malesoreve, dhe kerkonte mbeshtetjen e kajmekamit , pasi të nesermen (me 28 mars) do të sulmohej nga Kuçi dhe fiset e tjera shqiptare në Mal të Zi.*19*. Shqiptaret per tre ditë kishin marrë 8 kulla…e bashkë me to edhe dhjetra armë e municion luftarak…Po ketë ditë nga konsujt austrohungarez (Shkoder e Cetin ) thuhej se At Mati Prenushi, famulltari i Kastratit jo vetem ishte pranë kryengritesve, por besonte se në të ardhmen e afert do të kishte një kryengritje të pergjithshme të shqiptareve.*20*. Ditet e 28 -29 marsit i gjeten kryengritesit me pushkë në faqe . Ata ndermoren një sulm frontal mbi qytetin e Tuzit, që ishte qendra administrative dhe ushtarake e krahines, ku ushtronte aktivitetin e tij kajmekami (nenprefekti). Në ketë betejë luftarake, perveë burrave ishin dalluar edhe mjafte gra sokolesha të Malesisë . Sipas informacioneve të asaj kohe vetem në betejen e Tuzit muaren pjesë rreth 2000 kryengrites.*21*. Me marrjen e Tuzit u dogjen kazermat ushtarake, furra e bukes se ushtrise turke, magazina e kripes dhe rezidenca e kajmekamit . Ata ushtarë dhe oficer turq që shpetuan nga lufta u mbyllen në kalanë e Shipshanikut, që momentalisht nuk mund të merrej nga kryengritesit, pasi per ketë kerkohej armatim i rendë (topa)..Po keto ditë nga Shkodra hyqameti turk organizon nisjen e qindra (mustahfizeve) fanatikeve filoturq – shqiptare kunder malesoreve kryengrites. Atdhetaret malesorë muaren masat e tyre per të ndaluar ketë vllavrasje . Bajraktari i Kastratit Dodë Preçi me Mirash Lucen me të birin Nikollen, Nikë Lekë Currajn, Pjeter Gjokë Toshin, Bac Lekë (Curanaj), Dedush Marashin, Gjeto Daken e tjer së bashku me bajraktarin e Shkrelit Vat Marashin, atdhetarin Tomë Nika, trimin Martin Gjekë Pllumbi e tjer kastratas e shkrelas u kishin dalë perpara të rekrutuarve të valiut Shkodres tek Prroni i Thatë.*22*. Gazeta turke “Sabah” e dates një prill 1911 shkruante se një pjesë e “vullnetareve” (kunder kryengritesve) dezertuan nga ushtria turke me gjithë myftin e tyre.. Gjithashtu mesohet se Hoxha i Lohes si atdhetar i vendosur nuk kishte pranuar të mbeshtesë të rekrutuarit e Bedri Pashes, dhe per ketë turqit e kishin vrarë.*23*. Rrugen per të luftuar kunder kryengritesve e vazhduan vetem një pjesë besnike e hyqametit, të cilet arriten me lundra (nepermjet liqenit të Shkodres) të zbarkonin në Hanin e Hotit dhe Samobor, por aty misioni i tyre ndeshi në kundershtin e trimave të Kelmendit, Hotit e Grudes që i priten, siç priten armiqt dhe bashkepuntoret e tyre. Shumicen e ketyre shqiptareve të dehur nga fanatizmi fetar, kryengritesit i zunë robër, të cilet nuk i demtuan, por pasi i çarmatosen i leshuan.. Në raportin e ambasadorit Austrohungarez në Cetinë, Giesel thuhet se kryengritesit kishin marrur plotesisht postat apo karakollet e Omaboshit (Omerbozhajve), Dinoshes, Pikales, Selishtit, Traboinit, Humit , Rapshes, Deçiqit, dhe disa pozicione të tjera strategjike.*24*.
Data 30 mars (1911) perveç luftimeve të sukseshme në terren, do të shenonte edhe një fitore tjeter historike të shqiptareve kunder valiut të Shkodres Bedri Pasha, i cili kerkonte të fuste shqiptaret në luftë vellavrasese …Në Cetin u mblodhen burra të urte, trima e atdhetar, perfaqesues të krishterë dhe muhamedan, të cilet formuluan një “memorandum” autonomie, me keto kerkesa :
1.Toka shqiptare të mos preket (ndahet..).. 2. Gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare per kater vilajetet me kombësi shqiptare, si dhe të mesohet kjo gjuhë ndër shkolla.. 3.Të gjithë drejtuesit e kater vilajeteve te jenë me kombesi shqiptare .. 4. Prodhimet dhe të ardhurat nga vilajetet shqiptare të shfrytezohen në dobi të Shqipnisë..5.Ushtaret që merreshin prej Shqipnisë, ta kryenin sherbimin në keto troje… Ky “memorandum” u nenshkrua perveç prej prijesve të kryengritesve , Dedë Gjon Luli e Sokol Baci etj. edhe prej Muharrem beg Bushatit (në emen të Shkodres), Isa Boletinit e Abdulla Ages (në emen të Kosoves), si dhe nga kapidan Preng Marka Kola (në emen të Mirdites) etj.*25*. Në ketë mbledhje historike të Cetines, perveç prijesve malesor katolik, shumë i rendesishem ishte kontributi dhe pjesmarrja e atedhetareve dhe burrave me zë musliman si ; Zenel Shabani i Kastratit, Deli Meta i Hotit, Dyl Sokol Bajraktari i Reçit, Haxhi Meta, Istref Ali Culaj të Koplikut, Bec Tahiri i Buzë-Ujit, Ramadan Aga dhe Haxhi Muji të Tuzit.. *26*. Po ketë ditë (me 30 mars) 400 kryengrites malsor luftuan kunder ushtrise turke të instaluar në Koplik, kjo betejë në histori njihet si një fitore e dyfishtë e malesoreve.*27*.
Data 31 mars konfirmon hapur mbeshtetjen pa rezerva të kryengritjes nga famulltaret e Malesisë Madhe e më gjerë..si : Pader Lorenc Mitroviq famulltar i Bajzes, P. Sebastian Hila famulltari i Rapshes, P. Mati Prenushi famulltari i Kastratit, P.Luigj Bushati famulltari i Traboinit, P.Karl Prenushi famulltari i Vuksanlekajve, P. Joakin Serreqi famulltari i Selces, P.Gjon Bushati famulltari i Vuklit, P. Bonë Gjeçaj famulltari i Grudes, Dom Nikoll Ashta famulltari i Shkrelit , Dom Frano Krama famulltari i Boges, Dom Ernest Kozi (Cozzi) famulltari i Rrjollit dhe Pader Ciril Cani.*28*. Në datat 1 dhe 2 prill vijonin luftimet thuajse në të gjithë teritorin e Malesisë . Luftohej rreth Deçiqit , në Qafkishe e tjer.Kronikat e kohes njoftojne se nga mali i Grudes kishin rënë deshmoret; Tom Luli, Prekë Gjon Martini, Lucë Gjoni, Lucë Marku, Zef Preka dhe Tomë Preka. Ndersa nga Traboini kishin dhanë jeten gjatë luftimeve deshmoret; Tomë Ula, Dedë Marashi, Mark Ujka, Prelë Preka, Preloc Marku, Tomë Hasani, Prekë Gjeka, Nikash Zefi, Gjokë Kolë Preli, Gjon Gjekë Daka, Lucë Gjergji, Nikë Haka, Zef Gjoka e Fran Gjetja. Me daten 2 prill Stambolli konfirmon edhe njëherë se per kreret e kryengritjes : Dedë Gjon Luli i Traboinit, Sokol Baci i Grudes, Mirash Luca i Kastratit, Mehmet Shpendi i Shales, Tomë Nika i Shkrelit, Lucë Mark Gjeloshi, Fran Pali dhe Mirash Pali prej Kelmendit nuk do të kenë falje kurre.*29*. Po me ketë datë Qendra e Vilajetit Shkodra njofton se në Portin e Shengjinit mberriten batalionet e para që do te vihen në dispozicion të gjeneralit famkeq (të rikthyer në Shqipri ) Shefqet Tergut Pasha, per të shtypur kryengritjen e shqiptareve. Duke parë zjarrin e kryengritjes që çdo ditë perhapej ne trojet e Shqiperisë, si dhe egersinë e pushtuesit aziatik, Diplomacia Europiane po me 2 prill (1911) realizon një takim ne Konsullaten Italiane në Shkoder që në gjuhen diplomatike do ta quanin konferencë. Në ketë konferencë hartohet një note verbale nga perfaqesuesit e Italise, Austrohungarisë, Frances, Anglisë dhe Malit Zi..Ku në pergjithsi kerkohej mbrojtja e komunitetit të Krishtere të Shkodres.. Nota u formulua me keto kerkesa : 1.Të mbaheshin në Shkoder një pjesë e trupave që priteshin të vinin sa më shpejt. 2.Armatosje me garancit e Myftareve dhe Koçobasheve e të gjithë të Krishterve të aftë per armë, por me kushte që të mos dergohen kunder kryengritesve. Dorzimi i armatimit të behej vetem atehere kur të urdheroheshin te gjithe pa perjashtim per të dorzuar armet. 3.Të meshiroheshin gjatë operacioneve ushtarake ; Gratë, Femijet dhe pleqtë, të cilet nuk do të jenë të bashkuar me kryengritesit. 4. Të ndalohej djegeja, rrenimi dhe goditja me top i shtepive të fshatarve, në të cilat ose rreth të cilave mund të ndodhin luftime, si dhe të ruhen objektet e kultit (kishat).. Nota ju dorzua Bedri Pashes nga konti italian Mancineli Scoti, dhe Zevendes Konsulli i nderit i Anglisë, shkodrani Nikolla Suma.*30*. Sipas informacioneve të asaj kohe nga data 3 prill deri me daten 5 prill forcat kryengritse në pergjithsi ruanin pozicionet e fituara në ditet e mëpareshme, por njekohesisht rigruponin forcat, që vinin, jo vetem nga Kelmendi, Trieshi, Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli e Koja, Fundinat, Orahova, por edhe nga Reçi, Lohja, Gruemira, Grizhja, Kopliku (Qender e ai i Siperm) Buza e Ujit, Palvari, Dobra e deri nga Shkodra, Dukagjini, Nenshkodra e më gjërë. Por vlen të theksohet se ishin bërë gati të hynin në luftë edhe rrethinat e Durresit, Dibra, Puka, Mati, Lezha e mbi të gjitha Mirdita.. Shqiperia Veriore tashma i ngjante një votre të madhe zjarri që ngrohte shpirtrat gati të “ngrirë” të shqiptareve kudo që ishin . Madje nga votra e Malesisë do të merrnin gaca zjarri patriotet Luigj Gurakuqi e Ismail Qemali, per ti shperndarë keto gaca në votrat gati të fikura të trojeve tjera të Shqiperisë…

NGRITJA E FLAMURIT NE DEÇIQ
Sukseset e dy javëve të para të kryengritjes do të sillnin atë ditë të shenjtë , të enjtën e 6 prillit 1911 kur trimat kryengrites çuan në vend, amanetin e Gjergj Kastriotit dhe fjalen e prijesit legjendare Ded Gjon Luli, duke e ngritur flamurin kombetar me shqiponjen dy-krenore në majen Bratiles së Deçiqit, që u LA me gjakun e shtatë deshmorve Kojas : Dokë Preç Kercaj, Tomë Uc Ivanaj, Marash Lucë Gjokaj , Cak Uc Ivanaj, Gjeto Tomë Kolçaj, Kolë Dokë Marashaj, dhe Gjeto Gjekë Ivanaj, të cilet ranë heroikisht njeri pas tjetrit per flamurin kombetar shqiptare, dhe sot ata janë të perjetsuar në një memorial në Kojë . Ndersa Nikë Gjelosh Luli, Gjon Ujkë Miculi dhe Pjeter Zefi janë flamurtaret e paharrur të shqiptarisë.*31*. Ketë ditë historike luftoi e gjithë Malesia, që arriti të valvitë në driten e diellit , ate flamur që per shekuj kishte qendruar i “burgosur” nga hyqameti turk , por i strehuar mrekullisht në shtepiat e malesoreve, që e ruanin si sytë e ballit, por larg syrit vigjilent të hafijeve turkoshake…Kjo dritë e Flamurit kishte filluar të rilindë së-bashku me kryengritjen, në Rapsh te Hotit, në Malesi të Madhe. Kjo epope-drite, tashma mbi njëshekullore, i ngjanë një meteori, që sa më shumë vite i afrohet qiellit, aq më shumë i bënë dritë tokes… 104 vite më parë , me 6 prill të vitit 1911, Malesia e Madhe “Etnike” nxorri nga katakombet turko-osmane në driten e diellit Europian, Flamurin kombëtarë të Gjergj Kastriotit –Skenderbe.. Në ketë ditë të paharruar nga mali i DEÇIQIT valvitet flamuri jonë Kombetarë i larë me lot e gjak per 432 vite rrjesht. Deçiqi tash 104 vite është “Oxhaku” nga i cili ka dalë “tymi i bardhë” i ngritjes së flamurit kombetarë, por është edhe “Oxhaku” që shperndau shkendijat që fluturuan nga Veriu në Jug, duke ndezur në të gjithë Shqiperinë idealet e flamurit dhe mvehtësisë… Ky “Oxhak” i shqiptarisë nuk u fikë kurr edhe pse mbi të u derdhen pa papushim ; rrebeshe, stuhi, gjakë, lotë e mundime. Tash mbi një shekull në trojet tona bëhet be ; pasha njatë flamur që u ngrit në Deçiq… Atë ditë (me 6 prill 1911) Leket e Hotit, Grudes, Trieshit, Kojes, Orahoves, Fundnave, Kastratit, Kelmendit, Shkrelit e tjer, mbas fjales së Dedë Gjon Lulit :”Bini bini sokola, he në krajlni ju shkoft zani”. Rrugen flamurtaret ja hapen vehtes në mes të mitrolozave e mauzerreve të turkut, sikur të ishin badema derdhun mbi nuse e krushq diten e dasmes, e jo plumba, që shkepusin jetë e shtrijnë burra për tokë..Në pak orë u gjeten në maje të Deçiqit, dhe shpalosen në ajr te lirë të Malesisë Madhe at Rub të Kuqe me Shqipe të Zezë që tash 450 vjet kishte ndejë palua e diku edhe harrua, ndër skutat ma të fshehta të Shqipnisë robnueme..”.*32*.
Kesaj dite fatlume, fetari, atdhetari dhe poeti i embel malsor, dom Aleksander Sirdani i kushtonte vargjet brilante :
“Nalt Flamuri perhillet,
Armikut s’i leshon cak,
Me besë Arbnori lidhet,
Me gjakë mbrojt Atdheun me gjakë,
Ngallnjyese kthen Malesia,
N’Deçiq Flamuri të valojnë,
Plot gjak e jetë i kushtojnë.
……………………………
Kuq e Zi Flamuri perhillet,
N’dor Ded Gjo’Lulit trim,
me Gurakuqin mblidhet,
Shqipnia me një kushtrim “.
Në atë ditë me 6 prill (1911)shqiptari i vertet mbushi mushkeritë me frymen e lirisë, e brohoriti në Zemer të vet :”Rrnoft Shqipnia”.*33*.
Ndersa poeti kombetarë At Gjergj Fishta (te Mrizi i zanave) ketij Flamuri i kushton një poezi që e titullon ; “Hymni i Flamurit Kombëtar”, nga e cila po citojmë:
“….Mbi njatë Flamur Perendia
Me dorë t’vet Ai e ka shkrue:
“ Per shqiptarë do t’jet Shqipnia
Kush ua prekë, ai kjoftë mallkue !”
…………………………………………….
Ma mirë dekë me u shue nën hije
T’Flamurit tonë në fushë t’mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnie
Per nën sukuj t’huejë t’Ballkanit…..
Kjo krye-kryengritje dhe ky Flamur (në trojet tona) identifikohet shpesh me figuren madhore të Malesise e Shqiptarisë, heroin e popullit Ded Gjon Luli që thoshte : “Flamuri i ka të gjitha, ai ka besen, ka pushken, ai ka brenda gjithë Shqiperinë.. atij i falen, atë e ndjekin mbrapa të gjithë, çka është shqiptarë i vertet..”. Keto ditë heroike të Malesisë Madhe i pershkruan mrekullisht edhe poeti pogradecare, Lasgush Poradeci me vargjet domethënëse :
“Malesia që bënë sulm në zjarr /
Porsi dragojë me fletë/
Siç bënte sulm ngadhnjimtar /
Gjergj Kastrioti vetë..
Në ketë shkrim nuk po mundem të lë pa perkujtuar edhe aktin heroik të grudasit trim-dragua Nikë Pretash Leci – Sinishtaj, per të cilin Risto Siliqi (pjesmarres në kryengritje me pushkë e pendë) do të shkruante: Fatosi shqiptar, i flakti trim prej Grudet Nikë Pretashi në betejen per marrjen e forteses të Shipshanikut, kur e pa se turqit ishin të fortë në ketë forsadë e mbasi …shqiptaret topa nuk kishin vetem luftonin me plumba, i plasi zemra e u nis në pikë të vrapit kalasë perpjetë edhe pse si breshen pikojshin plumbet në të gjitha anet …mberriti tu bedeni , ku me një hov murin e shkaperceu, pos sa e kapi murin e deres të hymjes së kalasë perbrenda e priti batarja e plumbave të nizamit..e ra deshmor në kambet e armiqëve …!
Me hov të luanit, me guxim burrash,
Desht ta rendojnë kalanë me dorë;
Prej njiqind singinash, prej njiqind plumbash
Mbrenda bedenit u ba therorë.! *34*.
Ndersa trashigimia gojore thotë se Nikë Pretash Leci është hellur mbi gryken e Topit turk që qellonte malesoret kryengrites…
Per luften e kryengritesve malësor në Deçiq shkruan edhe autori i librit “DUKAGJINI”, nga i cili po citojmë: “ Në luften e Deçiqit dhe në ngritjen e Flamurit Kombetar moren pjesë edhe vullnetarë nga Shala e Shoshi . Në luften per ngritjen e Flamurit, midis të tjerëve u vranë edhe Bal Gjoni nga Nicaj-Shalë dhe Bush Delia i Shoshit. Kur u ngritë Flamuri në Deçiq dhe më vonë, populli i Shkodres e Malesisë i kendoi kengen:
Vigmen tue i dhanë Shqipnisë, po anë e mbanë
Bini bre burra bini ksaj Turki
Dirgu moj djelmni, e bjer në tiran
Me nji Gurakuq, me nji Dedë Gjo’Lul
Me nji Mehmet Shpend, me nji Prel Tul
Me ne janë Lekët që u shkrinë per Shqipni “ *35*.
Dita e Flamurit tonë kombetar është një ditë e madhe, që deshmojë me zë të lartë, deri në kupë të qiellit, se shqiptaret e themelisht malsoret kanë ruajtur per shekuj fillin (shpesh të holluar) të perkatësisë sonë Europerendimore.. Ngritja e Flamurit në një ditë pranvere e bënë me domethënse ketë eveniment historik, pasi pranvera në kalendaret enciklopedik te popujve “ njihet “si : Pranvera e ringjalljes, pranvera e dashurisë, pranvera e luleve, ndersa në kalendarin enciklopedit te memories sonë prej një shekulli “kujtohet” si pranvera e Flamurit.
Prej asaj kohë e deri sot, në keto lendina, kodra e male, ( në çdo pranver ) kanë lindur, rritur e lulezuar lule shumngjyreshe, të cilat perveçse mrekulluan natyren tonë, ato shperndanë edhe aromen e flamurit kombetar të Gjergj Kastriotit ne trojet e Shqiperise Etnike. Por të mos harrojmë se deri në vitin 1991 Lulet e pranveres së flamurit në Deçiq e tjer, vyshkeshin para kohe nga acaret e Uraleve.. E ndersa sot flladi i Pranveres (Europerendimore ) ka filluar të fryjë edhe në trojet tona etnike të Malesisë Madhe e Shqiperisë, perseri lulet e flamurit të Gjergj Kastriotit ende kanë nevoje per më shumë dritë e diell, jo lokal (se atë tashma e kanë), por kombetar, duke i dhënë vendin që i takon ketij evenimenti historik per të cilin trojet shqiptare kishin pritur rreth 432 vite…
Vlen të kujtohet se ndonse Flamuri kombetar ishte i ndaluar nga hyqameti otoman, shumë shtepia malesore kishin ruajtur flamujë (të vegjel) të Gjergj Kastriotit, që i frymezonin në atdhedashurin e tyre të pakufishme. Ndersa për flamurin e ngritur në Deçiq (me 6 prill 1911) thuhet se ishte porositur që në vitin 1906 nga dragoi i shqiptarisë Dedë Gjon Luli, ku këtë Flamur e prurë Aleandro Kastrioti me anë të Preloc Prekës, dhe ka qënë dy metra i gjatë me shirita anash…*36*.
Kryengritja pas ngritjes së Flamurit !!
Pas aktit heroik të Kryengritesve per ngritjen e Flamurit, terbimi i perandorisë osmane u shtua. Asaj ju kujtuan kohrat heroike të Arberisë të Gjergj Kastriotit.. Per ketë kryeministri i Turqise Haki Pasha kishte dekleruar se :” Rreziku më i madh i Turqisë nga gjithë kombet e perandorisë jane shqiptaret…”.*37*.
Lufta në Suka të Moksetit (Kastrat) me 7 prill ishte sprova e parë e kryengritesve, pas ketij terbimi të ri të otomaneve, ku trimat e Kastratit, Shkrelit e Malesisë shkruan një faqe të lavdishme me shkronja ari, ndonse të mbushur me gjakë lotë..Të cilen e pershkruan në menyre brilante homeri shqiptare Atë Gjergj Fishta në revisten “Hylli i Drtites “ me titullin domethenes “Lot Gjaku” *38*, ndersa në Iliaden shqiptare “Lahuta e Malësisë” ky fetar e atdhetar i kushton kesaj beteje edhe keto vargje:
“…Veç ndër Suka të Moksetit,
Fort ma shumë zianë asht ba,
Ku mbi turq, ku m’asqer t;Mbretit,
Që n’Malsi jyrish ki’n rra,
Rreth e okolle pse atij shpati
Mësye kanë Hot, Shkrel e Kastrat,
Edhe lufta , mana ngjati,
Rreth tridhjetë e gjashtë sahat.
Së mbramit Turqit kjenë thye,
E m’Rrasa t’Fikut shkuan me zatetë,
Tue lane dekun krye më krye,
Ku njëqindë e pesdhjetë vetë..” *39*.
Per të perkujtuar disa nga deshmoret e kesaj beteje famëmadhe po citojmë disa vargje plotë afshë të malsorit erudit Palok Luni :
“Se u vranë burrat ne luftë të Moksetit
Nga taborret e asqerit të mbretit
Por si burrat e trimat e motit
Gisht per gisht e në flakë te barotit
Armet per duarsh tuj marrë mizorit
Per farngji të bires së llogorit.
U vra Nikë Toma e Marash Prekë Noka
Mark Gjon Ujka e Gjon Noka
U vra Lucë Marku e Uc Smajli
Gjeto Leka e Gjelosh Marashi
U vra Nikë Preçi e Kolë Gjon Leci
Mark Kolë Çera e Pjeter Zefi
U vra Marash Ujka e Nikollë Keqi
Lac Mirashi e Zef Nika
U vra Nikoll Ivani e Gjon Nika
Nikë Gjeloshi e Prek Marash Lumaj
Prelë Kola e Gjon Nikë Çakaj
E u vra trimi Nikë Gjelosh Narkaj…*40*.
Ndersa studiuesi kastratas Gjokë Luli shkruan se ranë deshmor në luften kundra turkut në Suka të Moksetit ; Mark Luca (nga Katundi i Kastratit), Ujkë Smajli (nga Katundi i Kastratit), Zef Tomë Nika (nga Bzheta), Prelë Preka (nga Vrithi), Marash Prekë Noka (nga Vukpalajt), Mark Gjon Ujka (nga Vukpalajt), Gjon Noka (nga Shkreli), Lucë Marku (nga Vukpalajt), Kolë Gjon Leci (nga Vukpalajt), Pjeter Zef Mujaj (nga Vukpalaj) dhe Zef Dashi (nga Vukpalajt) .*41*.
Sipas kronikave te kohes ranë deshmor 54 malesorë (kryesisht nga Kastrati e Shkreli), ndersa nga forcat e armikut mbeten 152 ushtare e oficer turq e dhjetra te plagosur…Një betej tjeter e pergjakshme u zhvillua në Katund të Kastratit, ku familja e Selim Hajdarit (Curraj) perseriti trimerin e Oso Kukes (në Kullen e Vranines ndonse rreth një gjysem shekulli më vonë), ku ranë heroikisht deshmoret e lirisë ; Selim Hajdari, Tahir Hajdari, Myrto Selimi, Sadri Muça dhe Fatimja e vogel ne djep..*42*.
Datat e betejave nuk kanë të rreshtur per ti kujtuar pasi ato rrokin një hark kohore nga 24 marsi deri me 4 gusht (1911) kur u vu në jetë “armepushimi i planifikuar” dy ditë me parë (me 2 gusht), por ne po vijojmë të kujtojmë vetem disa nga keto:
Me daten 16 prill Et’hem Pasha me një ushtri që vinte nga Gucia kerkoi të fuste në mes dy zjarreve kryengritesit. Trimat e Selces e sulmojne ushtrinë turke tek “Hani i Gropes” duke i ndaluar turrin per në Tuz. Por beteja vendimtare e Kelmendasve per ti ndalur turrin e terbimit ushtrisë turke u uzhvillua në Sukë të Mkushit me daten 25 prill, ku trimat malsor luftuan si luaj malesh deri edhe trup me trup.. Në ketë betejë heroike ranë deshmorë -dragojtë ; Prekë Marash Rudi, Mirash Shyta (Bujaj), dy vellezerit Gjekë Prekë Tinaj e Zef Prekë Tinaj, Voc Gjoni, Nikë Marash Ujka (Hoti) e dy trieshjanë, por edhe turqit e paguan shumë herë më shtrenjtë. Keta deshmore sot janë të perjetsuar në memorialin ku kanë rënë…*43*.
Me 26 prill (1911) në Mirdit (edhe me inisiativen e arbereshit Terenc Toçi) do të zhvillohej një Kuvend , me një pjesmarrje të gjërë, jo vetem të Mirditoreve vendali, por edhe të flamurtareve e krereve të të gjithë bajraqeve të Dukagjinit, Shkodres (Ilegalisht), Nikaj-Merturit, Thaçit, Berishes, por edhe të Matit e Dibres, duke u betuar kunder “Hyrietit “ me dorë mbi Bibel e mbi Kuran… Të pranishmit trimerohen më shumë pasi kishin mbeshtetejen nga kreret e Kosoves ; Isa Boletini, Sulejman Age Batusha, Jakup Ferri e deri Bajram Curri …Thuhet se në ketë beslidhje kanë aderuar edhe kreret e Shkrelit, Kastratit, Hotit, Kelmendit, Grudes e deri nga Jugu i Shqiperisë.*44*. Ndersa me 27 prill në Mirditë nenshkruhet edhe akti i formimit të një “Qeverie” të Perkoheshme.*45*. Kryengritesit shqiptare vetem nga Malesia e Madhe kapnin shifren e rreth 6000 luftetarëve të lirisë, por edhe perandoria otomane kishte hellur në fushen e luftimit
30– 60 mijë trupa..*46*. Me daten 19 maj perseri Kelmendi i bashkuar me në krye trimat e Vuklit, Selcës e Nikçit, behet barrikade e pakaluashme per forcat e Et’hem Pashes edhe Shefqet Tergut Pashes. Me 24 maj, Shkreli (Vrith, Zagorë, Dedaj, Bzhetë , Xhaj, Maklaj, Makaj, Ducaj me në krye bajraktarin Vat Marashi dhe trimin Tom Nika, së bashku me Lohen, Reçin e tjer shkruajnë në historinë e lavdishme të ketyre trojeve një faqe të ndritur trimerie . Ata per rreth 9 orë rrjeshte luftuan në afersi të Draganit (Xhaj) si dragoj malesh duke mundur ushtrinë turke e cila la në fushen e betejes 70 të vrarë…*47*. Me 6 qershor Shefqet Tergut Pasha u egeresua aq shumë në disfatat e ushtrisë tij sa u nis në krye të rreth 20 mijë trupave të armatosur deri në dhembë, me qellim shkaterrimin perfundimtar të kryengritesve. Ofensiven e tij e nisi nga Kopliku –Perrua të Thatë – Marshenjë – Kastrat – Vukpalaj –Qafë Kishë – Rapsh – Kapë të Brojes e më gjërë.. Me daten 7 qershor një grup kryengritesish malesore arriten të deportojne në çadren e shtabit të Shefqet Tergut Pashes në Koplik . Malesoret arriten të vrasin brenda në çader shefin e shtabit dhe adjutantin (perkthyesin) e pashait, dhe të largohen pa demtime…*48*. Në diten e 18 qershorit perseri Selca e Vukli zhvillojnë beteja të ashpra kunder ushtrisë turke . Po ketë ditë konfirmohet se marrin pjesë në keto luftime edhe trimat luaj malesh të Shoshit e Shales (rreth 250 vetë N.B.), të prirë nga Mehmet Shpendi, Çun Nika, Marash Delia e tjer. Gazeta “The Time” e 20 qershorit njoftonte se disa vullnetarë italian u ishin bashkuar kryengritesve në keto beteja..*49*. Gjenerali turk Shefqet Turgut Pasha nga qendra e shtabit të tij në Koplik shpallë synimin e Stambollit, për të shpartalluar e shfarosur Malsoret nga trojet e tyre etnike.. dhe në vend të malesorëve shqiptare dekleron se do të sillte emigrant Boshnjak.*50*.Malesoret kryengrites i pergjigjen kesaj ofensive ushtarake e psikologjike aq fuqishem sa ky komandant famkeq do të pohonte se : “ çdo ditë janë bërë perpjekje të ashpra e të vazhdueshme ku Kryengritesit i kanë dalë zot çdo shkembi, çdo pellembe truall e çdo shtepie.”*51*. Betejat antiotomane të malesoreve nuk rreshten per asnjë orë e asnje ditë, ndaj trojet e Malesisë Madhe i ngjanin një vendi ku shkarkoheshin gjamë, vetimë e rrufe pa pushim. Shenjat e ketyre gjameve, vetimeve e rrufeve u degjuan dhe panë në Deçiq, Qaf Ungel, Qaf Kish, Qepur, Pikal, Dhe të Zi , Kulla e Vranes, Selisht, Zharnicë, Omerbozhaj, Shipshanik, Skorraq, Pllanicë, Shpuzë, Bukovik, Helmicë, Brigje, Bardhaj, Rapsh, Spi, Radeq, Sukë të Keqe, Matagush, Rraxë Rrasë , Lugu i Drethit, Kelmenicë, Sukë Mkushit, Bokrrinë, Suka Moksetit, Perrua të Thatë, Vukpalaj, Veleçik, Dragan, Koplik e në të gjithë Malesinë e më gjërë… Të gjitha keto troje janë larë me gjakun e lotet e malësorëve e malesoreve. Ketu u keputen dhjetra e qindra jetë në lulen e rinisë, ketu u shkretuan shumë familje, ketu mbeten qindra jetim e u veshen qindra gra, nena e motra me të zeza, por ketu në mes gjakut e loteve rilinden dhe u rriten edhe trimat e trimereshat, dragoit e zanat e Malesise e Shqiperisë… Megjithë politiken jo dashamirese të qeverisë Italiane të kohes pranë kryengritesve kishin ardhur disa dhjetra vullnetarë Italian me në krye mjeket dr.Negrin dhe dr.Bolonjen, me një ambulanc që mjekun shumë kryengrites të plagosur…*52*. Sipas raportimeve të kohes (të drejtorisë së policisë të Triestes Itali) me daten 5 maj (1911), kanë hypur në vaporr 31 vullnetarë bullgar që janë nisur per të ndihmuar kryengritesit shqiptar..Gjithashtu amerikani nga Çikagoja, Çarlz Krajli kishte qendruar pranë kryengreitesve dhe i kishte ndihmuar me 80 sterlina ari.*53*.
Ndersa një vullnetar italian (Eugjenio Vaina) nga fronti i kryengritjes do të shkruante (per një betej afer Gucise) : “..Është një fakt se 400 malsoret per më se një muaj nuk i lanë të 15 mijë ushtaret e Et’hem Pashes të bënin një hap perpara, megjithse ata kishin me vete artilier gjerman me pervojë, që qellonin shumë mirë..”*54*. Kryengritja antiturke që mori Dhenat e Kralnive, perveç pushkes, demostroi edhe pendën, duke realizuar edhe Kuvendin historik të Greçes (10 deri me 23 qershore 1911), ku u formuluan 12 kerkesat që kishin në themel, lirinë, mvehtesinë dhe flamurin, gjë që i jep kesaj kryengritje edhe permasa programore kombetare….(Më shumë per Kuvendin e Greçes shih te “kapitulli” që i kushtohet ketij Kuvendi N.B.).. Kontributi i udheheqesve popullore, të urtë e trima të Malesise Madhe e më gjërë është i madh e rendesishem sa vetë historia e ketyre trojeve, nga më shqiptaret dhe europianet e Shqiperisë Etnike. Ata janë të shumtë dhe perfshijnë thuajse të gjitha fiset e familjet themel të Malesisë Madhe e më gjërë.. Pa ta historia e Malesisë dhe Shqiperise nuk ka kuptim, por per të mos perseritur shumë nga emrat qe i cituam me siper po kujtome fare pakë nga kjo plejad lavdite plotë, si: Dedë Gjon Lulin –prijesin legjendar të Hotit, Malesisë e Shqiptarisë, Marash Ucin -oren e urtesise , Tomë Nikoll Hasanin –vojvoden orator që nuk i binte një fjalë në tokë, Nore Kolen renë e Dedë Gjon Lulit dhe mbesen e Baca Kurtit, që së bashku me Tringë Smajljen (bija e Smajl Martinit Grudes) ishin dy femrat simbol te oreve dhe zanave te maleve shqiptare. per të vazhduar me trimat e Shales e Dukagjinit Çun Nika , Marash Delia e Prel Tuli ; si dhe dragonjtë e Malesisë ; Zef Miliq Lulgjuraj , Zef Muça , Smajl Mustafa, Nikollë Mirash Gjokaj, Gjelosh Tomë Bëkaj , Islam Makalushi, Prelë Kolë Shyti , Gjelosh Doka, Pretash Nikë Zekaj , Lekë Ivani-Bëkaj , Lek Shaba –Gojçaj , Mark Gjeka, Gjon Uc Bajraktari, Maço Grizhi, Kolë Zefi , Pjeter Nikë Daku, Kolë Kurti, Dasha Nika, Tomë Lekë Kolnikaj, Dul Gjelosh Palushaj, Dedë Preç Marashaj, Dokë Lani, Palokë Traboini, Lulash Zekaj, Mirot Çoku , Gjeto Daka, Prel Nikë Pretashi e deri djali 14 vjeçar i flamurtarit Nikë Gjelosh Luli -LUCA i cili nentë vite më vonë do të ishte një ndër drejtuesit dhe deshmoret e luftes Koplikut(1920) e tjer e tjer që ndonse nuk po jua cilesojmë emrat, Historia ju a ka perjetsuar në panteonin e lavdishem të atdheut…
Jehona e Kryengritjes
Kryengritjen e “shoqeruan” shumë “MEDIA” të shkruara të kolonive shqiptare neper Botë, ku nga keto po cilesojmë gazeten e kolonisë shqiptare të Sofjes (Bullgari) “Liri e Shqiperisë”, e cila botohej nga patrioti Kristo Luarasi . Kjo gazetë me daten 13 prill (1911) vetem shtatë ditë pas ngritjes së Flamurit në Deçiq, ndër të tjera do të shkruante : “..Nji punë e bukur shihet ndër keta burra që leshi i kresë të çohet perpjet prej gëzimit, pasi këta fatosa luftojne me flamurë të kuq me shqiponjen e zëzë me dy krena, dua me thanë me bajrakun (flamurin ) e Skenderbegut..”. Një vlerë të madhe per historinë e kesaj ngjarje ka “libri-ditar” i patriotit e veprimtarit Risto Siliqi, i cili ishte jo vetem pjesmarres direkt në kryengritje, por dhe shkruante me “gjakun dhe lotet” e kryngritesve… Ndersa mediat e shkruara europiane janë të shumta, por ndër me aktivet e kohes ishin gazeta “The Times” që me 21 korrik 1911 do të shkruante : “..Kur te shkruhet historia e kohes sonë, lufta e Malesoreve shqiptarë do te kujtohet si nje nga epopet më të shkelqyeshme të luftes moderne..”, e pas kesaj do të vinin gazetat ; “Zeit”, “Corriere d’Italia”, “Corriere Della Sera”, “Giornale d’Italia”, “La Stampa” e deri tek gazeta jo fort e njohur italiane “Secolo”, e cila kishte gazetarin e saj Korrado Zolin në frontin e kryengritjes *55*, e tjer.. Ndersa Euxhenio Vaina, publicist dhe vullnetare italian pranë kryengritesve, me daten 7 gusht (1911) nga Tivari do ta cilesonte udheheqesin – legjendar të Malesise së Madhe Ded Gjon Lulin : “..Kalores të pa njollë dhe pa frikë ..” *56*…
Armepushimin e “planifikuar” me 2 gusht dhe të pranuar nga kryengritesit me 4 gusht 1911 me disa garanci nga Europa e kohes, Stambolli e shpalli si “fitore” të perandorise turko-osmane mbi kryengritesit, por studiuesi i njohur Franc Nopça që e kishte parë nga afer kryengritjen do të shkruante : “…Se kryengritja e malesoreve mund të thuhet se perfundoi me një fitore ushtarake të Stambollit, por edhe me një shpartallim diplomatik të Xhontruqeve…*57*. Kryengritja e Malesisë së Madhe kishte marrë karakter kombetarë, falë edhe aktivitetit të patrioteve Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi .Këtë e tregojnë edhe shumë relacione të konsujve të shteteve europiane, por ne zgjodhen fare pakë nga ky dokumentacion : Relacioni i dates 14 qershor (1911) i konsullit Vajncel (gjerman) tregon se Ismail Qemali ka qendruar rreth një muaj në Cetinë me udheheqesit e kryengritjes dhe në bazë të konferencave dhe konfidencialisht ai dëshiron që të verë keto vise në lidhje me ngjarjet në Shqiperine e Jugut…Relacioni i dates 01 korrik (1911) i konsullit Pallaviçini (austrohungarez) thotë se kishte pasur rastin të takonte vetë shqiptarë në Korçë të cilet i kishin shprehur simpati per malesoret dhe çeshtjen e tyre e konsideronin si një çeshtje kombetare shqiptare… Ndersa një relacion tjeter nga Janina i konsullit Frosard i dates 20 korrik, tregon se edhe në Tepelenë e Kurvelesh kishte filluar organizimi i çetave çlirimtare, dhe per ketë Ismail Qemali u kishte folur per kryengritjen e Veriut..*58*. Ismail Qemali per kryengritesit do të shkruante : “Trima malesore – shqiptar që i zbardhen faqen Shqiperisë per gjithë jeten..” *59*. Ndersa tribuni liberator Luigj Gurakuqi (siç e quante Fan Noli në një elegji kushtuar atij…), do të shkruante në një leter që i dergonte shoqerise shqiptare në Egjypt me 28.9.1911 (per kryengritjen antiotomane të Malesisë) se : “ Një gja gëzon zemrat tona ..bashkimi madh që u vertetua sivjet në mes shqiptareve, bashkimi që bani e do të bajnë fuqin tonë….*60*. Edhe fqinji jonë armik, hileqar e grabitqar, Kral Nikolla i Malit Zi, ishte entuziazmuar aq shumë me heroizmin dhe suksesin kryengritësve antiosman sa shkruan një poemë (prej 860 rrjeshtash të ndarë në 215 strofa) me titull “MALISORSKI USTANAK “ (Kryengritja e Malsorvet), nga e cila po citoj:
“.. Në kaq Zotit t’i falet nderës, Zotit të luftes e Zotit të paqës…
Krenoju edhe ti o tokë lumnije, këngë e therorije/
Krenoju se moter në shpirt e ke Malesinë…”.
Ngritja e flamurit në Deçiq me 6 prill 1911, dhe shpallja e pavaresisë me 28 nentor 1912 në Vlorë janë dy ngjarje historike që plotesojnë politikisht dhe etnikisht njera tjetren, pasi flamuri i Gjergj Kastriotit i ngritur në trojet tona etnike “rrugëtoi” si flaka olimpike nga veriu në jug të Shqiperisë. Duke parë driten e diellit me 25 nentor në Elbasan, me 26 nentor në Tiranë, Durres, Kavajë e Peqin, me 27 nentor (1912) në Lushnje e tjer, duke arritur tek shpallja e Pavaresisë së Shqiprisë me 28 nentor 1912 nga Vlora…*61*.
Kryengritja dhe kryengritesit në Historinë e shtetit 104 vjeçarë të Shqiperisë “Politike”..!!
Me keqardhje konstatojmë se kryengritjes antiotomane të flamurit dhe heronjeve të saj, në historinë e shkruar apo në monumente e memoriale i mbetemi borxh edhe sot pas 104 viteve.. Që nga data 13 qershor 1923 në arkivin e shtetit ekziston një dokument i firmosur nga kryeparia e komitetit, “Dedë Gjon Luli” në emrin e Lazer Pistullit –Shkoder, i cili kerkonte ngritjen e një monumenti per heroin Dedë Gjon Luli… Që nga ajo kohe kanë shume qeveri , por asnjë monument nuk është ngritur per ketë hero, jo vetem në Shkoder, por në anjë qytet apo vend të Shqiperisë “Politike”, edhe pse i është dhenë titulli “Hero i Popullit”, me perjashtim te venies se emrit të ndonje rrugice apo shkolle te “vogel”. Ndersa kujtojmë se monumente u janë ngritur Çerçiz Topullit në vitin 1932 në Gjirokaster, Bajram Currit në Tropojë në vitin 1934 si dhe Isa Boletinit në Shkoder ne vitet e komunizmit, pa perfshirë dhjetra e qindra monumente e buste të ngritura në emer të luftes antifashiste… Kryengritjes së flamurit i kushtohet vetem një monumenti ndertuar në vitin 1971*62*, sipas stilit të realizmit socialist qe i ngjan “formatit” internacionalist me emrin d.m.th. “Ushtari i Panjohur”. Monumenti është ndertuar në një cep të trojeve të Hotit, duke “zgjedhur” vendin që nuk kujton thuajse asgjë nga kjo epope e lavdishme, por na tregon se ishte vend (afer rruges), që kontrollohej lehtë per të mos u arratisur bijet e shqipes nga “parajsa” socoialiste, që na kishin sjellur bijet e shkines… Flamuri i ngritur në Deçiq është ruajtur deri në vitin 1947 në muzeun e kuvendit franceskan, per të kaluar në muzeun historik të Shkodres , deri në vitin 1967, kur u hoq dhe nuk i dihet ende fati .Në kete vit komunistet shqiptare “ligjeruan” luften kunder besimeve dhe klerit, germuan vorret e kishes të fretneve franceskanë, dhe së bashku me eshtrat e Jak Serreqit, Lazer Mjedes , Gasper Thaçit, Ernest Kozit, Bernardin Shllakut e at Gjergj Fishtes treten në ujrat e Drinit apo diku tjeter… edhe eshtrat e Dedë Gjon Lulit, që franceskanet i kishin ruajtur në vorret e tyre per ti bërë një monument..shtetaret komunist thonë se i treten pa dijtë gjë..*63*.
Në historinë e Shqiperisë të shkruar ne vitin 1965, vllimi II, fq.314 shkruhej :”Mbi majen e Bratiles të malit Deçiq (me 6 prill 1911), kryengritesit ngriten Flamurin shqiptar..”, ndersa n botimin e vitit 1984 vll.II, fq.446-463, në kapitullin që shkruhet per kryengritjen antiotomane nuk shkruhet fare per ngritjen e Flamurit…Ndersa shakellbanet e kuq të historisë komuniste ; deformojnë historinë e kryengritjes, hellin dyshime të forta per ngritjen e Flamurit në Deçiq, “bëjnë” fajtor e bashkepuntor me shtetin osman klerin katolik, kur dihet se keta barinjë shpirterore kanë qenë truri dhe frymezuesit e binomit jetdhenes Fe dhe Atdhe, binom që ka mbajtur gjallë fillin Europerendimore të Shqiptareve, fill per të cilin jemi kapur edhe sot per të shkuar drejt enderres sonë europiane..Por kjo nuk mbaron me kaq pasi emrat e shumë prijesve e deshmoreve të kesaj kryengritje janë seleksionuar sipas biografisë së pasardhesve të tyre në vitet e komunizmit. Gjithashtu shumë nga korifenjet e kesaj kryengritje që i zuri gjallë komunizmi ata, apo pasardhesit e tyre i pushkatun, burgosen e syrgjynosen. Kujtojmë nga keta korifenjë të atdhetarisë ; At Mati Prenushin trurin e shumë evenimenteve historike të kryengritjes e tjere.. të cilin e pushkatuan pa ju dridhur dora krimineleve të kuq. Pushkatuan pa asnjë mendyshje djalin e Patriotit Mehmet Shpendi, Pjetrin –trimin e Shales e Dukagjinit, Pushkatuan djalin e heroit legjendar te Kosoves Isa Boletinit, Ademin, nacionalistin që nuk e donte Kosoven nën Serbi, pushkatuan Djalin e Bjaraktarit famemadh të Kastratit (Dodë Preçit), Gjokë Doden ; i prenë koken (edhe pse e gjeten te vdekur) kushririt të parë të Dedë Gjon Lulit, oficerit nacionalist Gjelosh Lulit, Burgosen e syrgjynosen trashigimtaret e Deli Metes, bajraktarit të Hotit, të Gjelosh Gjokes Kastratit, të Vatë Marashit Shkrelit, të Bajraktareve te Vuklit etjer, e deri burgosen djalin e Ismail Qemalit, Qamilin, por edhe qindra e mijera të tjer që kishin kontributin, gjakun dhe shpirtin në themelet e shtetit të pavarur shqiptarë… Patrioti – pjesmarres aktiv në kete epope të lavdishme, Luigj Gurakuqi do të thoshte rreth 100 vite më parë : “Një popull që nderon burrat ( e heronjët N.B.) e vet ; një popull që pavdekson kujtimin e tyre jo vetem ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e monumente, ai popull tregon se ka ndergjegje , ka ndjesi të holla, se e njeh mirsjelljen e ka deshirë me u sjell dhe me u drejtua simbas shembullit të të mëdhenjeve dhe heronjeve te vetë..”*64*.Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur ende as sot 25 vite pasi ka rënë nga pushteti regjimi komunist…