Malësia e Madhe – Nderi i Kombit, simboli i shqiptarisë ndër shekuj

Malësia e Madhe, simbol i shqiptarisë nder shekuj, ku trojet dhe banorët janë sinonim i njëri-tjetrit. Të mëdha janë malet në Malësi, po më te mëdha janë vlerat e banorët për atdhedashuri e civilizim Evropian. Vlerat jetësore e njerëzore te Malësisë si besa, bujaria, mikpritja,nderi e trimëria janë te njohura jo vetëm kombëtarisht, por edhe ndërkombëtarisht, ketë e kanë vërejtur dhe janë shkruar studime nga historian e albanolog, vendas e te huaj. Banorët e Malësisë se Madhe dhe ata te Malësisë se Gjakovës quhen Malësi. Askush tjetër në Shqipërinë e Veriut nuk njihet malësor. Në këto troje rrezatuan qytetërime që sot janë rrënoja, por rrënojë nuk është kujtesa dhe trashëgimia e dokumentuar… Ndër të tjera kujtojmë Mëdunin, kryeqyteti rezervë i Ilirisë, Dioklen, qëndron e rëndësishme administrative e urbanë e historike te shekullit III-VI, për te vijuar më Qytezën e Dinoshes dhe Vraninën.”Trojën” shqiptare te shekullit XIX, e tjerë… (këto sot janë jashtë kufirit politik te Shqipërisë). Ndërsa Qyteza apo Kalaja e Marshejit ndodhet në komunën Kastrat dhe ka një histori rreth 2300 vjeçare, për te vijuar më Qytezën e Hotit (pak mbi doganën e sotme te Hanit te Hotit), dhe mbi te gjitha Qyteza-Ipeshkvi e Balshajve e cila përveç funksionit fetare ka qenë qendër e dinastisë së Balshajve dhe një kala strategjike e Gjergj Kastriot-Skënderbeut. Interesant është edhe Fortesa Klementina në Vukel, Kelmend. Nëse ka një treve te Shqipërisë Etnike që duhet dalluar për përqafim, kontributin dhe ruajtjen e besimit jetëdhënës Kristian (Evropian), padyshim nder te parat radhitet në Shqipërisë (e më gjere) Malësia e Madhe. Kujtojmë këtu jo vetëm ndërtimin e objekteve më te hershme kristianë-katolike, qëndresën në mbrojtje te binomit Fe dhe Atdhe, por kujtojmë se nga trojet e Malësisë e Madhe Etnike (Dioklea) janë dy nga tete papët shqiptare dhe konkretisht ata janë Papa Kaji që e drejtoi selinë e shenjte si zëvendës i Shën Pjetrit për 13 vite (283-296) dhe Papa Klementi XI (1700-1721). Malësoret shkruan Edith Durham ka afër 15 shekuj që e njohin krishterimin. Shumë i rëndësishëm është kontributi i malësoreve nder shekuj për identitet dhe flamur. Ketë vëmendje historike menduam ta fillojmë konkretisht më dinastinë famëmadhe Shqiptare te Balshajve, e cila formoi trajtat e një shteti etnik shqiptare në gjysmën e dyte te shekullit XIV dhe fillimet e atij te XV. Kjo dinasti sipas studiuesve kompetent dhe dokumenteve te Vatikanit ishte më origjinë nga Ballëza e Rrjollit. Kjo dinasti dallohet edhe në luftën heroike ndërballkanike kundër osmane te vitit 1389, por edhe në luftën kundër pushtuesit venedikas. Balshajt dhe qendra e tyre Ballëza qenë te rëndësishme edhe për periudhën e lavdishme te Gjergj Kastriot-Skënderbe, te cilën e kishte vizituar vete prijësi legjendar shqiptar në vitin 1448.

Në vitet e lavdishme te Gjergj Kastriotit 1443-1468, por edhe në vitet 1468-1479, kur luftohej më emrin e tij në mbrojtje te Arbërisë dhe vete Evropës se kohës nga invazionët turko-osmanë, Malësia e Madhe kishte te angazhuar qindra luftëtare këmbësore dhe kalores, si dhe oficer e kapedanë trima.

Edhe mbas pushtimit osman Malësi e Madhe ishte vatra prush-pashuar e lirisë, identitet e flamurit te Gjergj Kastriotit. Ishte kjo qëndrese e ky heroizëm që zgjoi interesin e Evropës së kohës e cila lidhi aleanca, zhvilloi kuvende dhe beteja te përbashkëta luftarake më trimat Malësore-Shqiptare. Kujtojmë Kuvendin e Kuçit 1614 dhe betejat kundër osmanë te malësoreve së bashku më perandorinë Austro-Hungareze gjatë gjysmës se dyte te shekullit XVII dhe asaj te shekullit XVIII, ku viti 1689 është simboli I këtyre bashkëpunimeve heroike në mbrojtje te Ilirisë e identitetit tonë Evro-Perëndimore. Gjysma e dytë e shekullit XVIII do te shënonte një eveniment të rëndësishëm te trojeve tona, pasi famëmadhi i Bushatlinjëve, Karamahmud Pash Bushatliu i mbështetur fort nga trimat malësore më 2 prill 1786 do te themelonte “Konfederatën Ilirike” te njohur ndërkombëtarisht, më kufij Etnik te Shqipërisë se Mesme, te Veriut e më gjere. Kjo konfederate fitoi trajtat e një shteti autonom, edhe pse në kundërshtim e lufte më perandorinë pushtuese Osmanë. Lidhja e Prizrenit (1878-1881), do te kishte në frontin e saj te pare prijësit malësore më në krye prijësit e tyre Dede Gjon Lulin, Cun Mulen(Hot), Smajl Martinin, Baca Kurtin(Grude), Ujke Gilen(Kelmend), Dode Precin (Kastrat), Vate Marashin(Shkrel), Zyber Bajraktarin (Rec) etj… Luftërat për mbrojtjen e trojeve shqiptare te Plavës, Gucisë, Trieshit, Grudës, Hotit, Ulqinit e më gjerë nga vendimit famëkeqja te kongresit te Berlinit (1878) janë një epope në vete e gjakut dhe sakrificave te malësorëve te udhëhequra nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit… Por Epopeja lavdi¬plotë ose kurora e luftërave dhe përpjekjeve shekullore për liri, autonomi e flamur është kryengritja kundër osmanëve e vitit 1911, e cila për here te pare më 6 prill (1911) valëviti te lire flamurin kombëtare te Gjergj Kastriotit në majën e Deçicit… Ndërsa në pllajën e mrekullueshme te Greçës se Kelmendit (23 qershor 1911) u formulua memorandum i autonomisë substanciale, memorandum i cili kishte edhe mendjen e zemrën e korifenjve te atdhetarisë Luigj Gurakuqi e Ismail Qemali (protagonist te shpalljes se pavarësisë nga Vlora më nëntor 28 nëntor 1912).

Kujtojmë se vetëm kundër pushtuesit rreth katër shekullor e gjysme turko-osman, shqiptarët kishin zhvilluat 100 kryengritje, ku shumica e këtyre kryengritjeve e kishin pasur vatrën në trojet e Malësisë se Madhe Etnike.

Malësia nuk ndalet këtu, ajo ishte një faktor i rëndësishëm në luftërat mbrojtëse nga shovenët fqinjë e më gjere 1913-1920 (veçanërisht Lufta e Koplikut 1920), si dhe lufta antifashiste (1939-1944), Por Malësia e Madhe ishte e para në Evrope, ajo që kundërshtoi më armë instalimin e shtetit komunist… Kujtojmë kryengritjen e pare antikomuniste te vitit 1945, por edhe rezistencën gjatë 46 viteve diktature bolshevike. Ku nga Malësia e Madhe u vranë 176 persona, u burgosen 800 malësor dhe malësore dhe internuare 1200. Malësia si shpërblim deri tani ka marre nga Evropa (plake) ndarjen përgjysmë, duke i lenë Malit te Zi rreth 20% te territorit dhe popullsisë se saj. Kujtojmë se Malësia e Madhe në territorin e kufirit shtetëror te Shqipërisë ka 60 mije banore. Ndërsa komuna urbanë e Tuzit më popullsi te përbëre më 90% malësore ka 15 mije banore që do te thotë se te marra së bashku Malësia e Madhe ka 75 mije banore. Komuniteti i malësorëve që jetojnë në Shqipëri dhe kryesisht në zonat e nën Shkodrës deri në Tiranë, Lezhe,Durrës,Ulqin,Plave dhe Guci përbehet nga një popullsi prej 250 mije banoresh. Për sa i takon besimit fetar aktualisht rreth 60% e popullsisë janë te besimit katolik dhe 40% te besimit mysliman. Në vitin 2013 presidenti i Republikës se Shqipërisë Bujar Nishani e ka nderuar dhe shpallur Malësinë e Madhe më titullin “Nderi i Kombit”.