Malësi e Madhe/ Fermerët vijojnë punën për kultivimin e bimëve mjekësore me masa mbrojtëse

Nga  Etleva Xhajanka

TIRANË,  8 maj /ATSH/ Aktiviteti kryesor bujqësor në Malësinë e Madhe është kultivimi dhe mbledhja e bimëve mjekësore.

Rreth 4 mijë familje në këtë zonë merren me këtë aktivitet, që është baza e ekonomisë së tyre familjare.

Në kushtet e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, me maska dhe doreza, fermerët në Malësinë e Madhe, po vijojnë me prashitjen e tokave të mbjella me bimë mjekësore, që kryhet tani, në sezonin e pranverës.

Kryetari i bashkisë Tonin Marinaj, tha për ATSH-në, se ekipet e ekspertëve të bujqësisë në bashkinë Malësi e Madhe po këshillojnë fermerët për respektimin e masave dhe protokolleve mbrojtëse ndaj COVID-19, gjatë punëve që kryejnë në fermat e tyre.

Sipas Marinajt, Malësia e Madhe është kultivuesja kryesore e bimëve mjekësore në Shqipëri, ku prodhohen disa bimë shumë të veçanta si lavandra të cilat eksportohen në shumë vende të botës dhe kryesisht në SHBA, duke sjellë të ardhura të konsiderueshme për ekonominë.

Në këtë bashki është ngritur edhe fabrika e përpunimit për esencat nga bimët aromatike mjekësore. 90 % e esencave që prodhohen nga kjo fabrikë eksportohen në SHBA.

350 fermerë punojnë me kontratë në këtë fabrikë, ndërsa 400 të tjerë bashkëpunojnë në  mbledhjen e bimëve mjekësore. e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjenci