Maj 1990 takimi dhe biseda e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Perez De Kuelar, në Tiranë me udhëheqësin komunist, Ramiz Alia

 Perez: Zgjidhni problemet e kufijve me Greqinë

 Ramiz Alia bën një përmbledhje të regjimit komunist sipas mënyrës së tij revizioniste, duke pranuar me “butësi” gjendjen e Shqipëri nën regjimin komunist, diktatorial, duke mosnjohur krimet e diktaturës; duke folur për një ekonomi që sipas tij u dha njerëzve barazi. Të gjitha duke minimizuar pasojën e komunizmit mbi masën si regjim që ka sjellë “ndryshime” rrënjësore për 45 vjet në jetën e shqiptarëve. Izolimin dhe diktaturën e quan thjesht “centralizim” dhe “disiplinë e fortë” duke justifikuar izolimin dhe regjimin. Çfarë Alia aludon në këtë bisedë duket se nuk ka pasur ndërmend ta ndryshonte sistemin sa i takon zhvillimeve ekonomike në Shqipëri. Nga Arkiva e Shtetit kemi siguruar dosjen e plotë të procesverbalit të takimit, fondi.489, V.1990, d.309.

Ndërsa përgjigja qysh në fjalinë e parë e Kuelar ishte diplomatike, mbi përmbledhjen e ish presidentit shqiptar, që dukej qartë i palëkundur në qëndrimet e tij politike, për të mos ndryshuar kurs, të paktën deri në këtë bisedë të ’90-ës.

Shqiptarët e panë vizitën si një mundësi për t’u hapur, nga izolimi i gjatë- ky ka qenë komenti i mediave të huaja. Ndërsa kjo ishte vizita e parë e bërë nga një nivel kaq i lartë ndërkombëtar, i cili vinte si i ftuar i presidentit Ramiz Alia.

***

Në punojmë për ndërtimin e një shoqërie drejtë, ku secili të vlerësohet nga puna dhe ku të mos ketë shfrytëzim

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia priti më 12.5.1990 në Selinë e Presidiumit, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Havier Perez De Kuelar dhe personat që e shoqërojnë.

Në pritje merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj, anëtari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kristaq Rama. Midis shokut Ramiz Alia dhe Havier Perez de Kuelarit u zhvillua kjo  bisedë:

 Shoku Ramiz Alia: Jam shumë i gëzuar që takoehmi sot bashkë. Vizitën tuaj në Shqipëri e konsiderojmë shumë të rëndësishme për vendin tonë dhe një nder të veçantë. Ne kemi ndjekur me interes veprimtarinë tuaj të shquar në dobi të paqes, urtësinë, kujdesin e drejtësinë tuaj, jo vetëm brenda katër mureve të asamblesë, por edhe përpjekjet që keni bërë për gjetjen e rrugëve të përshtatshme për kapërcimin e krizave të konflikteve të ndryshme. Misioni juaj është tepër fisnik sepse i shërben paqes ne bote. Deshiroj te theksoj zoti Sekretar i Pergjithshem, qe, ne misionin tuaj, nga ana e Shqiperlse keni pasur e do te keni kurdohere mbeshtetje aktive.

Havier Perez De Kuelar : Ju falemnderit, zoti President, se pari, per pritjen tuaj te perzemert. E ndjej veten te nderuar qe pritem nga ju e qe kam rastin e kendshem t’ju shpreh falenderimet tona per mbeshtetjen e vazhdueshme qe ju i jepni organizates sone

per zgjidhjen e problemeve politike, ekonomike dhe shoqerore te botes sone. Dhe besoj se ka rendesi t’ju them si sekretar i pergjithshem qe ju mund te keni besim ne punen tone. Asgje nuk mund te behet ne qofte se vendet anëtare te organizates nuk na japin mbeshtetjen e tyre politike. Ju siguroj, zoti President, se mbeshtetja politike per zgjidhjen e problemeve shpeshherë me mungon. Kjo eshte nje arsye me teper për te shprehur mirenjohjen tone për mbeshtetjen tuaj te vazhdueshme, qe me vjen gjithnje nepermjet mirukupim, ministrit tuaj te Puneve te Jashtme. Akoma edhe nje herë ju faleminderit!

Shoku Ramiz Alia Ju falemnderit shume!

Ju arritet te shikoni diçka nga Shqiperia. Shqipria eshte një vend me histori të lashtë dhe me një popull që më shumë ka luftuar në robëri se sa ka jetua rnë liri. Pra historia mijëravjeçare e popullit shqiptar është një histori luftërash të vazhdueshme për liri e pavarësi. Vetëm gjatë luftës së dytë botërore ranë 28 mijë dëshmorë, që për numrin e atëhershëm të popullsisë shqiptare do të thotë 3 per qind e saj. Siç e shikoni, liria na ka kushtuar dhe na kushton vazhdimisht se e tille ka qene historia e zhvillimit te Shqiperise. Ketej kane kaluar hordhi te ndryshme, pushtues te ndryshem. Mbi Shqiperine jane bere presione te ndryshme, te egra, qe nuk kerkonin pa.k, por kerkonin lirine, pavaresine dhe shkeljen e sovranitetit te saj. Si rezultat i Luftes Nacionalçlirimtare, lindi Shqiperia e lire, Shqiperia e re. Ne punojme per te ndertuar nje shoqeri te drejte, ku secili te vleresohet nga puna dhe te siguroje jeten me pune, ku te mos kete shfrytezim.

Ne ndertimin e shtetit tone, te shoqerise sone, te politikes sone udhehiqemi nga idete socialiste, nga mesimet qe nxjerrim nga historia jone kombetare, nga njohja realiste e kushteve te vecanta te Shqiperise si nje vend e popull i vogel, nga pozita e caktuar gjeostrategjike qe ajo ka.

Socializmi per ne nuk eshte nje model unik, as nje praktike unike. Prandaj per Shqiperine, e kemi thëne, nuk mund të gjykohet duke u nisur nga emri ose nga eksperienca socialiste qe shpesh nga disa quhen unike, e aq më pak nga praktika të të tjerëve, të emërtuara dhe këto socialiste.

Ne jemi ndare qe prej 30 vjetesh nga vendet e Evropes Lindore. Nuk ndjekim ate rruge, kemi rrugen tone. Por ka edhe diçka esenciale, është pikërisht ajo lufta për të cilën fola pak më parë. Populli shqitpar këtë Shqipëria e ka fituar me gjak. Të tjerëve liria u erdhi në pjatë nga ushtria sovjetike nga ushtria amerikane etj., ndërsa në Shqipëri nuk ka qenë asnjë ushtar i huaj. Kam lexuar diku tek Xhuzepe Maxini, i cili thote : “Me shume se nga skllaveria kam frike nga liria e dhuruar”.

Me kete dua te them sa e shtrenjte per ne eshte liria e fituar. Jemi nje vend paqesor dhe deshirojme me te gjithe te rrojme ne miqesi. Nuk pretendojme t’u diktojme te tjereve as politiken,as ideologjine tone, as ndonje model ekonomik. Nuk synojme te shfrytezojme ndokend, as te rregullojme boten si mund ta donim ne.

Tani ne takimin me gazetaret, gazetari grek me pyeti si jane marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise. I thashe jane te mira, por mund te jene shume me te mira sepse eshte ne nderin e popullit shqiptar e te popullit grek qe, duke qendruar prane njeri-tjetrit per mijera vjet ne Ballkan, asnjehere nuk kane pasur lufte midis tyre. Incidente po, incidente ka edhe midis dy vellezerve, po lufte kurre. Populli shqiptar nuk i ka rene askujt ne qafe dhe nuk ka asnje pretendim ndaj te tjereve.

Qellimi yne i vetem eshte qe qytetaret tane te jetojne te lire ne nje vend te lire, te kene pune, te mësojnë e te arsimohen, te kene ndihma mjekesore, te rrojne ne harmoni, pa grindje, pa konflikte, pa dallime e privilegje qe rrjedhin perkatesia kombetare ose nga gjendja sociale. Jam te bindur se vetem njerez të lirë mund te krijojne e ndertojne nje jete te re, se vetem njerez te lirë mudn të bashkëpunojnë me popujt e tjerë në mënyrë paqësore e miqësore. Shqipëria ka qenë një vend tepër i prapambetur në 1945, 85 përqind e popullsisë ishte analfabete. Vetëm 300 kuadro të lartë kishte, nuk kishte industri, bujqësia ishte në stadin feudal.

Malarja bente kerdine, jeta mesatare e popullit ishte 38 vjeg. Kjo ishte Shqiperia 45 vjet me pare. Aktualisht, nuk eshte parajse por 75 per qind e rinise meson ne shkolla te mesme, kemi 70 mije kuadro te larta. Kemi nje industri, kemi nje bujqesi e cila sot qe Shqiperia eshte 3 milion e 200 mije ploteson te gjitha nevojat per ushqim te kesaj popullsie. Ndersa me 1945 per 1 milion banore, nuk sigurohej buka per 6 muaj.

Shqiperia ka bere ndryshime te shumta brenda nje kohe te shkurter. Rritja eshte e madhe po ta krahasosh me ate ku kemi qene.

Ata qe nuk e njohin Shqiperine dhe bejne kritika per zhvillimin e saj, harrojne se per te arritur ketu ku jemi, neve na eshte dashur te bejme sakrifica te shumta e te akumulojme mjete te shumta me rripin te shtrenguar. Na eshte dashur te kapercejme veshtiresi jo vetem te zhvillimit tone, po ndonjehere dhe pengesat e te tjereve.

Shqiperia eshte pranuar ne OKB me 1955, megjithese dha 3 per qind te popullsise ne luften per çlirim. Bashkimi Sovjetik e la ne balte, sepse kerkonte ta shnderronte ne baze ushtarake e kështu me radhë.

Brezi qe beri luften, revolucionin i pranoi sakrificat ne menyre te vetedijshme, sepse deshi qe femijeve t’u ndertoje te ardhmen, t’u jape arsim, t’u ndertoje nje ekonomi qe te plotesonte nevojat kryesore, t ‘u garantonte lirine e pavaresinë

Transformimet e thella, per kushtet e Shqipërisë nuk mund të beheshin pa nje drejtim te centralizuar dhe nje disiplinë të fortë.

Kjo nuk mund te mos shoqerohej edhe me disa privacione të karakterit te ndryshem.

Nuk jemi partizane te recetave, bile i refuzojme ato dhe diktatet sepse historia jone kombetare na meson qe nuk duhet te kopjojme te tjeret. Ne kemi nje tradite tonen kombetare, kemi nje rruge te zhvillimit  kombetar. Kete rruge do ta ndjekim me konsekuence.

Ate ç’ka kemi bere deri me sot per zhvillimin e vendit tone ne do ta çojme me perpara sepse e shikojme qe eshte ne te miren e zhvillimit tone dhe u pergjigjet kushteve konkrete te zhvillimit ekonomik, politik, kulturor te vendit, par ne te njejten kohe, edhe

situates se pergjithshme. Jetojme ne kete bote dhe duhet medoemos te ecim ne kete rruge, ne rrugen qe ecen tere bota. Popullin tone, ashtu si te gjithe popujt e tjere e ka

shqetesuar dhe e shqeteson gjithnje çeshtja e paqes dhe e menjanimit te luftes e te konflikteve. Ky eshte edhe misioni i OKB-se, e cila, mund te them,qe jep nje kontribut te madh ne kete fushe.

Por edhe ne kete drejtim jo te gjitha gjerat kane ndjekur nje rruge te drejte.

Pas mbarimit te Luftes e deri me sot, çeshtja e gjetjes se rrugeve te sigurimit ka kaluar peripeci te shumta. U krijuan blloqe e aleanca të te ndryshme, disa u futen nen tutelen njëres ose te tjetres superfuqi e keshtu me radhe. Kjo nuk çoi drejt sigurimit te paqes, por shtoi rivalitetet e konfliktet ne të katër anet e globit.

Rezultoi se nuk mund te kete sigurim vetem per disa, ne qofte se nuk ka sigurim per te gjithe.

Tani eshte mire qe po fuqizohet koncepti se me mentalitetin e blloqeve e te aleancave te mbyllura nuk mund te  arrihet në një sigurim te pergjithshem. Kjo duket në Evropëdhe ne zona te tjera, po edhe OKB-ja po jep nje kontribut te veçante për forcimin e ketij koncepti.

Ne mendojme se nuk mund te kete sigurim pa bashkepunim ekonomik, pa zhvillim te te gjitheve nga pikepamja ekonomike. Ne qofte se ne bote do te grumbullohet pasuri ne njeren ane dhe varferi ne anen tjeter, do te lindin konflikte e grindje dhe sigurimi nuk mund te realizohet. Ne qofte se jeta vertetoi se sigurimi nuk mund te arrihet nepermjet blloqeve e aleancave te mbyllura, edhe per bashkepunimin ekonomik duhen gjetur rruge te reja, ne menyre qe ai te çoje ne zhvillimin e pergjithshem te vendeve te varfera e te prapambetura.

Dikur mendohej se zhvillimi do te arrihej nepermjet kredive, por eksperienca qe negative. Kredite krijuan borxhet, vendet e varfera u varferuan me keq. Dhe s ‘mund te ndodhte ndryshe. Kredite ishin nga shume pikepamje aspekti ekonomik i garës së armatimeve.

Fuqite e medha e superfuqi te donin t ‘i kishin këto vende të lidhrua, për t’i shfrytezuar ekonomikisht e ushtarakisht. Kreditoret nuk e kishin hallin te zhvillimi i te varferve.

Ne te njejten kohe, duhet thene se nuk mund te kete sigurim dhe bashkepunim ekonomik pa vende te pavarura, sovrane e te barabarta.  Duhet pranuar, se vetëm vendet e lira, të pavarura dhe sovrane mund të garantojnë një bashkëpunim të vërtetë, jo vetëm në inters të tyre, po dhe në intersein e përgjithshëm.

Për sa i përket sigurimit evropian, ne mendojmë, dhe këtë pikepamje kemi pasur edhe me pare, qe tani duhet te ndryshoje shume konceptimi i tij; nga nje sigurin reciprok blloqesh, qe ishte me perpara, ai duhet te shnderrohet ne nje sigurim te pergjithshem te vendeve sovrane, ku te ruhet identiteti e origjinaliteti i secilit.

Ne qofte se do te ruhet akoma e ashtuquajtura e drejte e te medhenjve per te nderhyre ne punet e te tjereve, per te dhene keshilla, per te caktuar norma sjelljeje, per t’u diktuar si te rregullojne jeten e brendshme, atehere nuk do te kemi sigurim, por do te kthehemi

prape atje ku ishim.

Ne mendojme qe pergjegjesia e te medhenjve per ruajtjen e paqes e te sigurise se pergjithshrne, qe eshte njohur edhe nga Karta e Kombeve te Bashkuara, eshte edhe nje detyrim i madh per ta qe duhet shoqeruar me nje demokratizim te marredhenieve nderkombetare, nga vendosja e nje barazie te plote midis vendeve te ndryshme. Te

medhenjte duhet te kene nje sensibilitet te madh ndaj te drejtave te te tjereve, sidomos ndaj vendeve te mesem e të vegjël. Me rrugën e blloqeve, te nderhyrjeve e te diktateve ata sollën rivalitetet, konfrontimet, nga te cilat vuajten popujt. Nga kjo pervoje negative te gjithe duhet te nxjerrim mesime.

Per sa i perket Ballkanit, problemet e ketij gadishulli jane te vjetra. Popujt e Ballkani kane jetuar 500 vjet nën perandorinë osmane.  Kur u krijuan shtetet e pavarura ato u grindën se kish të merrte më shumë për vete. Grindjeve iu shtuan dhe ndërhyrjet e

fuqive te medha, qe i vune popujt e ketij rajoni njerin kundër tjetrit. Edhe konfrontimet e rivalitetet e blloqeve pas Luftes se Dyte, kane lene gjurmet e tyre te mbrapshta. E keqja eshte se ndryshimet qe ndodhen kohet e fundit ne kete rajon ne vend qe te çonin

drejt bashkepunimit, po çojne drejt forcimit te ideologjive nacionaliste.

Kjo eshte nje fatkeqesi e re per popujt e Ballkanit.

Ne mendojme qe problemet e Ballkanit mund te zgjidhen jo nepermjet grindjeve e konfrontimeve, por te miqesise e te bashkepunimit

Popujt e Ballkanit kane interesa te vjeter te perbashket. Por e mira do te ishte te krijohen akoma interesa te rinj te perbashket, te cilet do te hapnin rruge e do te krijonin kushte per intensifikim te bashkepunimi per ruajtjen e paqes. Keta interesa te rinj te

perbashket mund te ishin forcimi i lidhjeve ekonomike, kulturore e njerezore, vendosja e nje kodl te fqinjesise se mire dhe sigurimit ne Ballkan, forcimi i bashkepunimit rajona në kuadrin e sigurimit evropian.

Në kete prizem i shikojme ne problemet ballkanike, bashkepunimin ne Ballkan, si dhe grindjet qe ekzistojnë. Na vjen shume keq për grindjet qe kane shperthyer sot ne Jugoslllavi për ato midis Rumanise e Hungarise, midis Bulgarise e Turqisë, Greqise e Turqise etj. Po te fillojme nga bashkepunimi keto mund te kapercehen. Ato nuk kapercehen dot me gjyqe “Kush ka pasur faj”, “kush e bëri këtë”, “kush është më i parë” etj. Ballkani duhet të shikojë përpara duhet të inkuadrohet në proceset integrante të Evropës së sotme. Proceset sot nuk shkojnë drejt fragmentarizimit, po drejt integrimit. Jugosllavia duhet të jetë një e tëra dhe jo gjashtë, sepse gjashtë pjesët e saj dhe gjashtë shtete  Ballkanit do të na bëhen 12 shtete. Po nuk u morën vesh 6 shtete, si do të merren vesh 12?

Ne kemi qenë gjithnjë për bashkëpunimin ballkanik, për gjetjen e pikave të kontaktit. Me jugosllavët kemi shumë mosmarrëveshje edhe historike, por unë vetë po them t’ia lemë ato historisë. Unë kam luftuar gjashtë muaj në Jugosllavi si partizan nga Shqipëria. Kam qenë komisar divizioni dhe kam luftuar atje bashkë me partizanët jugosllavë. Marrëdhëniet tona kanë qenë shumë të mira. Këtë histori e kujtoj, se është histori gjaku që i lidh popujt tanë. Por a ka probleme? Ka. Si t’i zgjidhim? Të luftojmë? Nuk është kjo rruga. Në Jugosllavi ka 2 milion e gjysmë shqiptarë. Këta 2 milion e gjysmë shqiptarë në një rreth të ngushtë si Serbia është e vështirë t’i mbash, por, po t’u hapësh hapësirën jugosllave është më lehtë. Tentativa që bëjnë jugosllavët që 2 milion shqiptarë t’i mbajë nën sundimin e republikës serbe, nuk është produktive. Shqiptarët në Jugosllavi do ta ndjenin veten si shtetas jugosllavë në qoftë se kanë hapësirë në tërë Jugosllavinë, ndryshe do të ndjehen si në geto. Ne nuk kërkojmë të vijnë në Shqipëri. Mjaft jemi kaq sa jemi. Dua vetëm që ata të jenë të lirë, të kenë të drejta si të gjithë popujt e tjerë të Jugosllavisë. Por fatkeqësisht ata i vrasin, i futin nëpër burgje, ndërsa komuniteti ndërkombëtar, më falni po dua ta them këtë, jep dollarë. Për një vend tjetër, për gjëra shumë më të vogla bën alarm bile edhe bllokadë të pashpallur. Kjo nuk është drejtësi. Ne shqiptarët padrejtësinë nuk e durojmë.

Pavarësisht nga këto situata në Jugosllavi, ne jemi për normalizimin midis dy vendeve. Në Plenumin e 10-të unë deklarova që jemi gati të hyjmë në dialog me jugosllavët për të jgitha çështjet. Nuk kemi përgjigje deri sot. Megjithatë presim, jo vetëm presim, po i kam thënë ministrit tonë të Jashtëm që ta marrim ne iniciativën se është në interesin e të dy palëve që marrëdhëniet të jenë të mira. Kjo është pak a shumë pikëpamja jonë përsa u përket problemeve të Ballkanit.

Lidhur me problemet e Evropës ne kemi vendosur të bashkohemi me proceset e sigurimit e të bashkëpunimit evropian. Shqipëria në këtë ansambël i ka dhënë provat që është për sigurimin evropian.

Nuk ka baza ushtarake. Nuk lejohet të ketë ushtri të huaja në tokën e saj. Ne kemi bërë deklaratë zyrtare që nga territori shqiptar asnjë fqinji nuk do t’i vijë asnjë rrezik, ashtu siç kemi deklaruar zyrtarisht që nuk kemi asnjë pretendim territorial ndaj asnjë fqinji të Shqipërisë. Absolutisht asgjë nuk na pengon të ecim në këtë rrugë, sepse është rruga që përputhet me interesat dhe politikën tonë. Ne kemi deklaruar që duam të marrim pjesë në sigurimin evropian, por do të na duhet një kohë përgatitore ose tranzitore për t’u njohur me dokumentet e aktet e shumta që janë adaptuar, me praktikat ekzistuese të zbatimit të detyrimeve të ndryshme, si dhe çka është me rëndësi, me përgatitjet për përfundimin e procedurave legale që do të jenë të domosdoshme për këtë bashkim.

Ndërkohë ne do të donim të merrnim pjesë në mbledhjet e takimet për sigurimin e bashkëpunimin evropian në një formë ose në një tjetër, gjë, që duke u nisur nga kushtet që përmenda më lart, shpresojmë se do të gjejmë mirëkuptim e përkrahje nga shtetet pjesëmarrëse.

Për sa u përket marrëdhënieve konkrete që kemi me vendet e tjera, nuk dëshiroj të futem se besoj që keni diskutuar me ministrin e Punëve të Jashtme për këtë çështje. Me të gjitha vendet evropiane kemi marrëdhënie, përveç Anglisë. Dihen arsyet, ne nuk ngulim këmbë. Më vjen keq ta them që në një kohë kur koncepti i pengjeve luftohet në plan ndërkombëtar, Anglia mban peng floririn shqiptar. Është jashtë kohe kjo gjë. Si do ta gjejmë rrugën, le ta kërkojë ajo. Thashë që Anglia ka tradita të mëdha parlamentare dhe legjislatorë të fuqishëm. Pra mund t’i gjejmë rrugët. Shqipëria ka rrojtur 45 vjet pa atë flori. Unë mund t’ju siguroj që mund të vazhdojmë të jetojmë pa të edhe shumë vjet. Prandaj, nuk është një problem shqiptar, është një problem krejt anglez, sepse nuk jemi ne fajtorë për këtë. Ne partizanët shqiptarë luftuam në male dhe nuk i njihnim minat detare. Është absurditet të mendohet që ne në 1946-ën u vumë anglezëve mina detare.

Përsa u përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, kemi parë disa shenja pozitive prej tyre, sepse nuk kemi qenë ne kundër tyre, as kundër marrëdhënieve me Amerikën, as kundër Bashkimit Sovjetik. Kur unë thashë që Shqipëria hyri në OKB më 1955, ishte vetoja amerikane që e pengoi deri atëherë. Amerika nuk e njihte Shqipërinë si regjim, si shtet i dalë nga Lufta Nacionalçlirimtare e popullit të vet. Ne donim të kishim marrëdhënie me të.

Me Bashkimin Sovjetik kemi pasur kontradikta shumë të mëdha ideoligjike, politike, por në tënjëjtat kushte ishim edhe me kinezët, polakët, çekët, etj., por ata nuk i prenë marrëdhëniet me Shqipërinë. Ne kemi marrëdhënie me ta. Duke prerë marrëdhëniet me Shqipërinë Hrushovi mendoi që Shqipëria do të mbytej. Kam qenë vetë prezent më 1960 kur i tha shokut Enver që dy ditë nuk do të jetoni ju në Shqipëri pa Nashkimin Sovjetik. Një megalomani kjo prej imperialisti. Pra nuk ishim ne fajtorë për këtë. Tani shikojmë që ata duan t’i rivendosim marrëdhëniet. Ne nuk kemi kundërshtim, ne na intereson dhe besoj që diplomatët tanë do t’i konkretizojnë këto çështje. Për këtë më pyeti edhe njeri nga gazetarët dhe i thashë se kjo nuk është në dorën time, është në dorën e diplomatëve. Ky është vizioni ynë për çështjet ndërkombëtare.

Për vendet e Evropës Lindore nuk kam ç’të them, vetëm urojmë që këto vende të jenë të lira, të pavarura e sovrane. Nga kjo eksperiencë duhen nxjerrë mësime. Ç’shikojmë deri sot? Nuk shikojmë shumë gjëra. Kriza ekonomike vazhdon, bile është keqësuar. Perëndimi po i ndihmon këto vende, po deri kur? Ndërsa nga pikëpamja politike nuk shikon ndonjë parti nga këto qindra parti që kanë dalë që të ketë ndonjë program të qartë. Slogane po, për pluralizëm, për demokraci, antikomunizëm, por gjithnjë janë slogane. Ne urojmë që popujt e këtyre vendeve në atë rrugë që dëshirojnë vetë, të gjejnë rrugën e lirisë e të pavarësisë. Në qoftë se dikur vuanin nga sovraniteti i kufizuar të mos vuajnë sot nga diktati “i kufizuar”. Sidoqoftë uroj të zhvillohen e të ecin përpara si duan ata. Ne nuk do të ndjekim rrugën e tyre. 30 vjet nuk e kemi ndjekur atë rrugë dhe nuk do ta ndjekim.

Më falni që u zgjata. Ardhja juaj në Shqipëri ishte një ngjarje me rëndësi për jetën e vendit e të popullit tonë. Ju siguroj edhe njëherë që populli dhe qeveria shqiptare do të jenë gjithnjë luftëtarë për paqen, do të jenë gjithnjë anëtarë aktivë të OKB-së në mbrojtje të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Nga Shqipëria OKB-ja kurrë nuk do të ketë “telashe”.

Të pimë për shëndetin tuaj! Gëzuar!

Ju uroj të mira e suksese në punën tuaj shumë fisnike!

Havier Perez De Kuelar: Ju falenderoj që patët mirësinë të më paraqitni në mënyrë kaq të qartë atë që mund ta quaj edhe doktrinën e qeverisë suaj dhe pikëpamjen e politikëssuaj të brendshme e të jashtme. Si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, unë kam respektin më të madh për qëndrimin e një vendi anëtar. Një rregull i artë i OKB-së është që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve anëtare. Përsa i përket qëndrimit tuaj ndërkombëtar shikoj pika kontakti që më gëzojnë. Shumë nga qëndrimet tuaja koencidojnë me qëndrimet e mendimet e mia, si edhe me parimet e organizatës sonë për çështjen e paqes, të sigurimit, të solidaritetit ndërkombëtar, të respektimit të të drejtave të të tjerëve, të mbrojtjes së sovranitetit dhe parime e rregulla të tjerë të artë të kësaj organizate. Është kjo një filozofi që del nga Karta e Kombeve të Bashkuara dhe kjo përbën edhe filozofinë e OKB-së.

Për fat të keq jetojmë në një botë që është e mbushur me probleme ekonomike, politike e shoqërore. Edhe në Evropën Perëndimore, megjithëqë nuk ka luftë, nuk do të thotë që nuk ka probleme. Paqen në Evropë e gëzojnë të gjithë evropianët, ka probleme më serioze në vende e zona të ndryhsme të botës si në Lindjen e Mesme, në Irak, në Kamboxhia, në Afrikën Qendrore dhe në Qipro, shumë afër jush. Edhe në Afrikën e Veriut kemi Saharën perëndimore. Me përjashtim të Qipros të gjitha këto probleme ndodhin në Jug, në pjesën e gjerë, tepër të madhe të botës së tretë. Mendoj që tani kur themi “bota e tretë” jemi shumë modestë, sepse duhet të bënim një ndarje midis botës së tretë dhe të katërt. Ka disa vende, sidomos në Afrikë që, për fat të keq, janë në një gjendje që nuk mund t’i vesh në të njëjtën shkallë me vendet e botës së tretë. Për këtë arsye, unë përpiqem që të tërë të jenë të bindur se jetojmë në një botë që është e ndërvarur. Në qoftë se ju doni të gëzoni begatinë tuaj, duhet të shikoni që edhe fqinji juaj të mos jetë në gjendje të mjeruar. Nuk është fjala të kesh mëshirë për të, por as të kesh në mënyrë paradoksale një ndjenjë egoiste. Ti vetë ke, për shembull, një shtëpi të bukur, por kjo nuk mjafton. Drama e madhe midis Veriut e Jugut më shqetëson. Si mund të gëzojë Evropa, Japonia, Kanadaja, kur ne kemi një botë të tretë që vuan nga uria dhe nga shkatërrimet natyrore. Një ditë i thashë një gazetari francez që, përderisa bota do të jetë në këtë gjendje ku ndodhet Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë kaq të begatshme, do të qëndrojnë si një mbret në një fron argjili.

Për fat të keq unë e shoh që ndërsa problemet politike mund të gjejnë një zgjidhje, ato ekonomike nuk gjejnë. Ju folët zoti President, për problemet e borxheve. Gëzohem së tepërmi që Shqipëria nuk ka borxhe.

I ndjek me shumë interes problemet evropiane, të cilat ju i patë në një mënyrë të mirë, ashtu si edhe problemet e rajonit tuaj. Gjithnjë mendoj për problemet e vendeve në zhvillim. Edhe unë vetë jam nga një vend në zhvillim. Në zemrën time kam ndjenjën e ankthit për gjendjen në botën e tretë. Gëzohem si Sekretar i Përgjithshëm për zhvillimet që kanë ndodhur në Evropë, që, siç duket, do të çojnë në një Evropë të bashkuar. Unë ju thashë siç e ka pamjen. Domethënë, logjika do të donte që të gjitha këto zhvillime të çonin në një mirëkuptim të madh të të gjitha vendeve, qofshin ato të Lindjes, qofshin të Perëndimit. Siç ka thënë gjenerali De Gol, Evropa nga Atlantiku në Urale. A mund të bëhet kjo, a është e realizueshme, këtë nuk e di.

Shoku Ramiz Alia: Edhe Gorbaçovi thotë nga Uralet në Atlantik.

 Havier Perez De Kuelar: Unë besoj me të vërtetë se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe kur të zgjidhen problemet evropiane, atëherë ju do t’i përdorni të gjitha mjetet tuaja për ta bërë gjysmën tjetër të botës aq të lumtur sa të jetë e mundur. Unë nuk po kërkoj begatinë për botën e tretë, por kërkoj mirëqenien, mjetet modeste, në mënyrë që ata të mund të jetojnë. Dhe të tilla janë shumë vende afrikane bile dhe në Amerikën Latine. Po ju flas, zoti President, në mënyrë pak egoiste se dhe unë jam latinoamerikan.

Shoku Ramiz Alia: Ju keni ngarkuar zotin Kraski për këtë çështje. Ai ka dhënë ndihmë në disa vende afrikane .

Havier Perez De Kuelar: Unë do të doja të ishte udhëheqësi i një vendi evropian që të interesohej për vendet e botës së tretë. Ai është udhëheqës i Partisë Socialiste Italiane, që më ka ndihmuar shumë kur ishte kryeministër për vendet në zhvillim dhe prandaj i kërkova ta bënte këtë sepse ai vetë ka shumë prestigj. Do ta takoj javën e ardhshme për të diskutuar për rezultatet e këtyre përpjekjeve që ka bërë.

Nga ana tjetër, ne kemi edhe probleme të tjera, probleme të mëdha shoqërore e të të drejtave të njeriut që janë burim i rëndësishëm shqetësimi në të gjitha vendet e botës. Unë besoj që po avancojmë në këtë çështje në drejtim pozitiv në kuadrin e Dekleratës së të Drejtave të Njeriut dhe të marrëveshjeve që e kanë aneksuar Kartës së Kombeve të Bashkuara. Shpresoj që së shpejti dhe ju do të vendosni zoti President në parlamentin tuaj që të aderoni në konventat e të drejtave të njeriut.

Së fundi, ka edhe një grup të katërt problemesh, probleme të mëdha që në njëfarë kuptimi janë edhe shoqërore, siç janë problemet e mbrojtjes së mjedisit, të luftës kundër drogës, kundër terrorizmit, e sëmundjeve ngjitëse që nuk mund të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Për shembull, midis vendit tuaj dhe Greqisë nuk mund të zgjidhen problemet ekologjike të Mesdheut, as edhe të rajonit tuaj se janë probleme që nuk i njohin kufijtë. Kam shpresën se kur të kemi zgjidhur pak a shumë të gjitha problemet e mëdha politike, ne do të mundemi të gjithë së bashku të fillojmë të merremi me problemet e mëdha botërore. Këto janë detyra të së ardhmes. Unë nuk do të jem më Sekretar i Përgjithshëm, por besoj se pasardhësit e mi dot’i futen kësaj çështjeje.

Shoku Ramiz Alia: Ne duhet të përpiqemi të mos u lemë detyra të mëdha pasardhësve.

Havier Perez De Kuelar: Është e vështirë. U thashë dhe atyre të shtypit pak më përpara që nuk mund të bëjmë shumë gjëra se qeveritë nuk kanë një dëshirë politike të sinqertë. Në qoftë se nuk normalizohet gjendja Iran-Irak, në Afganistan dhe në Lindjen e Mesme, kjo do të thotë se atje nuk ka dëshirë politike. Mungon dëshira politike që të gjendet një zgjidhje për këto probleme.

Zoti President, dua t’ju falenderoj për këtë ekspoze kaq interesante e të qartë me problematikë ndërkombëtare e të brendshme. Ju faleminderit gjithashtu edhe njëherë për pritjen tuaj, për mikpritjen që vendi juaj po më jep në këto momente, e cila më gëzoi shumë.

Havier Perez De Kuelar: Është dhe nga ana ime. Për mua qe një kënaqësi e madhe që ju njoha personalisht. Kisha dëgjuar për personalitetin tuaj.

Havier Perez De Kuelar: Sigurisht nga ana e mikut tim, zotit Malile.

Shoku Ramiz Alia: Nga ana e mikut tuaj dhe në përgjithësi. Edhe biseda e sotme qe një kënaqësi. Vizioni juaj për të tëra problemet që ka bota sot është me rëndësi të madhe. Edhe mua më shërben për të shtuar njohuritë mbi këto probleme.

Dëshiroj edhe njëherë të theksoj që vizita juaj ishte plot sukses dhe nuk ka dyshim që marrëdhëniet e shtetit tonë me OKB-në do të përpiqemi t’i forcojmë akoma më shumë, sepse kjo është në të mirën e vendit tonë, në radhë të parë, po aq sa mundet, një pikë në oqeanin botëror, unë e thashë dhe e përsëris gjithnjë, që ne do të mbështetim aktivisht përpjekjet tuaja në të mirën e paqes botërore.

Havier Perez De Kuelar: Ju faleminderit!

http://www.standard.al/2014/06/07/maj-1990-botohet-e-plote-biseda-perez-de-kuelar-ne-tirane-ramiz-alia-kreut-te-okb-se-nuk-duam-ushtri-te-huaja-ne-shqiperi/