Magjikja te Kerubinët e hyjshëm të Raphael Urbino në tablonë “Sistine Madonna”

Nga Albert Vataj

E kush nuk i ka parë këto engjëj dhe nuk është mrekulluar prej këtij çasti prehje në këtë vështrim kureshtues të këtyre dy krijesave sa delikate aq dhe të bukura, sa të ëndshme aq dhe të magjishme. Ata nuk janë tamam engjëjt me krahë pendëbardhë të përshkruara në përfytyrimet idilike, biblike dhe trajtimit klasik nëpër shumë solemnitete krijuese estetike. Por gjithsesi janë më të ëndshmit që kemi parë, më të bukurit që kemi kundruar, më të gjallët që kemi ndjerë. Ata janë kaq të vërtetë dhe kaq të hyjshëm dhe ne e ndjejmë këtë kontakt, e pranojmë këtë komunikim.

Në shumësinë e herëve këto kerubinë i kemi ndeshtur, kështu të shkëputur nga “Sistine Madonna”, piktura e famshme e mjeshtrit të madh rilindjes italiane, Raphael Urbino.

Engjëjt e mjeshtrit të Rilindjes Italiane, Raphael Urbinos (6 prill ose 28 mars 1483 – 6 prill 1520) , janë pjesë e pikturës “Sistine Madonna”(1513–1514), punë të cilën e ka porositur Papa Julius II më 1512 dhe është finalizuar në dedikim.

Edhe sot pas më shumë se 500 viteve që kur ata janë plazmuar në këtë tablo, ngulmëtia e kerubinëve të Raphael, vazhdon të jetë po kaq i depërtues, brishtësia e këtyre engjëjve vështrimtar është po kaq e dlirë dhe ngasëse në kungim estetik e kërshëritës. Janë ëngjëjt më të hyjshem që kanë cytur andjen e njeriut në pesë shekuj. Është fragmenti i shkëputuri i një prej pikturave nga më të pakrahasueshmet, e kumtuar si pjesëz e së gjithës.

E ku nuk e ka gjetur mishërimin e vet në bashkëjetimin me njeriun në gjithë këtë kohërendje, kjo copëz e mrekullisë së pikturës së Rilindjes. Ç’nuk janë endur e sejdisur me këtë vështrim depërtues të këtyre engjëjve. Krejtkjo si dëshmi e njeriut për ta pranuar Zotin, brishtësinë e dlirësisë, së cilës i druhet pambarimisht njeriu, kjo krijesë po kaq delikate në shpirt sa edhe këto ëngjëj.

Kerubinët janë një element i spikatur brenda pikturës, “Sistine Madonna”. Që në fillim të vitit 1913, Gustav Kobbé deklaroi se “nuk ka kerubin ose grup kerubinësh aq të famshëm si këto dy që Raphaeli i ka vendosur në altarin e vështrimit kërshëritës dhe ëndjes të plotshprehëshme të engjëjve”.

Ata i gjen kudo që nga pullat postare, kartolina, stampime në veshje të ndryshme dhe jo vetëm, deri tek ambalazhimet dhe ilustrimet kudo ku vlera estetike dhe e përkora shprehëse përmes mesazhit dhe brishtësisë përçuese ceket si një domosdo, si një nyjë lidhëse mes së dëshiruarës dhe përjetësisë së kësaj ndjenje delikate që na bën të ndihemi nga pak etern.

Sipas një artikull të 1912 publikuar në “Fra Magazine”, mes të tjerash thuhet, (kjo mbetet e diskutueshme atë ditë e sot) kur Raphael ishte duke realizuar Madonna, të fundit Madonë që ai arriti të sillte në jetë përmes penelit, gjatë një seance pozimi e shoqërojnë modelen fëmijët e saj. Piktori është goditur nga përkushtimi dhe prehja soditëse e fëmijëve. Dhe ndërsa puna ishte në përfundim atij i lind ideja që këtë vështrim, këto dy fëmijë, këtë manifestim sa hutues aq dhe përplot ëndje të këtyre vogëlushëve t’i jetësonte në këtë pikturë, ndoshta pa e ditur se do të ishte ky detaj i shtuar ajo që do ta bënte më të famshme pikturën, “Sistine Madonna”, do t’i bëntë më të famshëm kerubinët dhe më joshës këtë përjetësim pëfytyrimesh biblike.