Lumjani Neshat Bilali, në Gjermani (1952), pjesëtar i Kompanisë 4000 (amerikane)

Nga Petrit Palushi (FB)

Ariel Dorfman (autor i dramës “Vdekja dhe Virgjëresha”), duke rrëfyer përmes një interviste dramën e jetës së tij, përpiqet të shpjegojë se, dikush si rastësisht, ia kishte fshirë emrin nga lista e vdekjes, me të vetmin arsyetim se “Dikush duhej të jetonte të tregonte historinë”. Ndërsa, kur thekson: “Unë i kam shpenzuar njëzet e pesë vitet e fundit duke treguar historinë e Kilit, në mënyra shumë të ndryshme. Shumë nga veprat e mia kanë të bëjnë me obsesonin e të jetuarit si fantazëm. Gjithçka është paksa jo reale. Ka njerëz që vdiqën që unë të mund të mbetesha gjallë. Si t’ia bësh? Si të flasësh me të vdekurit, për të vdekurit, në vend të të vdekurve? Por, tregimi im nuk është vetëm për vdekjen; është tregim për jetën dhe festën, po ashtu”, sikur vë në dukje se drama e atyre ditëve e ka trandur vazhdimisht, e ka ngacmuar dhe s’e ka lënë të qetë.
Neshat Bilali, sot me banim në SHBA, ka rrëfy shumëçka për sakrificat e veta, për Muharrem Bajraktarin, etj. etj. Dhe ka ende çfarë me rrëfy, anipse po avitet te 92 vjetëshi…

Në foto: Nga e majta Neshat Bilali, Qenan Zhupani, Muharrem Bajraktari, Tahir Tafhazi, Esat Bajraktari, Eshref Dogjani, Greqi 1948