Lufta tregtare me SHBA – Më shumë se 50 kompani zhvendosin prodhimin nga Kina

Më tepër se 50 kompani ndërkombëtare, duke filluar nga Apple, Nintendo e deri te Dell kanë zhvendosur prodhimi nga Kina drejt vendeve të tjera, kryesisht aziatike, për shkak të luftës tregtare mes Washingtonit dhe Pekinit. Kompanitë me aktivitet global po përpiqen të shmangin tarifat ndëshkuese të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Kinës. Lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë po zgjat tashmë prej më shumë se një viti, me Shtetet e Bashkuara që kanë vendosur tarifa prej 25% ndaj 200 miliardë dollarë produkte kineze.

Presidenti Donald Trump po kërcënon edhe me vendosjen e tarifave shtesë ndaj 325 miliardë dollarëve produkte të tjera kineze. Pikërisht për shkak të intensifikimit të betejës tregtare, gjithmonë e më shumë kompani po njoftojnë zhvendosjen e prodhimit nga gjiganti aziatik. Prodhuesit amerikanë të kompjuterëve, si HP dhe Dell mund të zhvendosin deri në 30% të prodhimit nga Kina drejt vendeve të tjera të Azisë Juglindore.

Edhe Apple i ka kërkuar furnizuesve të saj kryesorë të vlerësojnë kostot e zhvendosjes të 15% deri në 30% të kapacitetit të tyre të prodhimit nga Kina drejt Indisë. Edhe kompania japoneze, njoftoi se do të zhvendosë një pjesë të prodhimit të lojërave drejt Vietnamit. Jo vetëm kompanitë e huaja po mendojnë zhvendosjen nga Kina. Edhe disa kompani vendase po mendojnë të njëjtën gjë. Kompania kineze e elektronikës, TCL po zhvendos prodhimin e televizorëve drejt Vietnamit, ndërsa prodhuesi i gomave Sailun po zhvendoset drejt Tajlandës.

Lidion Kulla / SCAN