Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri/Të pathënat se si u bë Enver Hoxha komandant i Përgjithshëm?!

Një dëshmi e periudhës më të rëndësishme në historinë tonë nga vitet ’45-’48 është konsideruar libri historik “Sundimi pa pushtim.

Shqipëria 1945-1948”, me autor Luan Doden, botim i Institutit të Studimeve të Evropës Juglindore. Autori rreth të 80-ave jeton në Bruksel, ndërsa botimi i librit në Tiranë është vlerësuar si një punim shkencor që ballafaqon fakte e dokumente.

Duke qenë në kaos e në debate shpeshherë të ashpra, kryesisht politike, periudha e vendosjes së regjimit komunist e sidomos fillimi, vitet ’45-’48, vazhdojnë të shqetësojnë të gjitha palët. Rishkrimi i historisë – mbetet themeli

 Luan Dode

“Në partinë tonë po duken simptomat e degjenerimit nga një parti politike në bandë kriminelësh”, – Sejfulla Malëshova.

Dorëzimi dhe gjykimi i kriminelëve të luftës përbënte një problem ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore.

Komunistët quajtën “kriminelë lufte” e “armiq të popullit” jo vetëm bashkëpunëtorët me zaptuesin, por en bloc të gjithë kundërshtarët dhe armiqtë e komunizmit.

Në këtë këndvështrim u akuzuan si kriminelë lufte edhe ata të cilët, në mbarim e sipër të luftës, duke e parashikuar terrorin komunist u larguan nga vendi.

Në fillim të marsit 1945 ministri i drejtësisë Manol Konomi në cilësinë e kryetarit të Komisionit qendror për zbulimin e kriminelëve të luftës dhe armiqve të popullit, i drejtoi Komisionit Ndërkombëtar për zbulimin e Krimeve dhe Kriminelëve të Luftës në Londër kërkesë “në emër të popullit” për dorëzimin e dyzet personave që i konsideronte të tillë e që kishin kaluar në Perëndim.

Për ironi të historisë, lista hapej me Mid’hat Frashërin, personalitet i denjë demokrat i atdhetarizmit shqiptar. Gjatë atij viti kryeministri kërkoi tri herë nga aleatët perëndimore dorëzimin e kriminelëve të luftës.

Veçanërisht në gjyqin Special, që u zhvillua në Tiranë në mars–prill 1945, u duk qartë se cilët konsideroheshin kriminelë lufte nga qeveritarët komunistë.

                        ***

Ana tjetër e medaljes.

Për krimet e luftës, të cilat vazhdonin të kryheshin nga komunistët, alarmi ishte dhënë që në Plenumin e Beratit ku Tuk Jakova, komisar politik i Brigadës I, pasi dënoi vrasjet arbitrare që bënte ky formacion, kërkoi: “Komiteti Qendror (i Partisë) duhet të marrë masa të shpejta e të dënojë kriminelët se kjo po na ngatërron ne aq sa s’po dimë të vendosim kush është kriminel lufte e kush jo” (AQSH.

NË: Politikë, përkatësisht 85, 86). PO aty, Gogo Nushi shfrynte: “Dihet ç’ka bërë Brigada e Parë kudo”.

Po rendisim disa nga krimet masive të kryera nga Brigada I, kryetar i gjyqit ushtarak të saj, urdhëroi vrasjen e 67 ballistëve të dorëzuar në fshatin Matjan të Myzeqesë (AQSH, Politikë, 163, diskutim i E. Hoxhës, në Pl, e Beratit/ M, Shehu i dëshom djalit të vet [B. Shehu 124] Musta, jep emrat e 67 të vrarëve).

Brigada bëri vrasje masive në Pogradec. Më 7 mars 1944, në Dunicë të Mokrës, nga ballistët e dorëzuar pas një thirrjeje se do të lejoheshin të shkonin në shtëpitë e tyre, u pushkatuan 11 krerë nacionalistë.

Më 5 mars 1944, me urdhër të M. Shehut, në Martanesh u pushkatuan 21 burra të rrëmbyer nga shtëpitë e tyre. (mes tyre bënin pjesë edhe partizanë të sëmurë, të strehuar për t’i shpëtuar acarit të dimrit…[Butka (iii), 80-1,82,83] Pas shumë vitesh, M. Shehu i “bindur” se po justifikon krimin shkruan: “NË Martanes pushkatuam 25 xhandarë e ballistë”]

Në Mallakastër, “me urdhër të Shtabit”- thotë M. Shehu,- ka pushkatuar 11 ushtarë italianë mes të cilëve një kolonel dhe kapitenin e ri Moreti, të dorëzuar para disa muajsh, kur po kalonin pikërisht në krahinën e Mehmet Shehut, të cilin e njihte kapitani i ri (kapiteni dhe M. Shehu kishin qenë shokë në Akademinë ushtarake të napolit. Mehmeti kishte qëndruar gjashtë muaj në shtëpinë e kapitenit, ky e kishte trajtuar si vëlla dhe prindërit e tij si djalë shtëpie [shih. Bashkim Shehu 112-8] )

Pushkatimi është bërë për shkak se komanda italiane nuk pranoi shkëmbimin e tyre me tre partizanë të zënë robër. Me kapitullimin e Italisë, kolonel Gamuçi me 112 karabinierë italianë, ndër të cilët 8 oficerë, shkoi në Labinot për t’u bashkuar me forcat partizane.

Por këta i çarmatosën. Më 11 shtator, me urdhër të Brigadës I, i komanduar nga Xhelal Staravecka, i cili i mori italianët dhe i pushkatoi për t’u marrë veshjet dhe këpucët.

Vite më pas, Staravecka shkruan se deklaratën për veshjet “e ka bërë më qëllim propagande për të ekspozuar keq komunizmin shqiptar ë ndodhej në duart e serbëve”

Xhelal Staravecka shkruan: “Më 9 tetor 1943, pasi i torturuam mizorisht, pushkatuam në katundin Fravesh (në Priskë të Madhe të Tiranës), 13 veta të pafajshëm. Urdhëri për pushkatimin e tyre u dha nga Dushan Mugosha, Mehmet Shehu dhe Tahir Kadareja.

Për këtë rast, Staravecka, pasi tregon për tortura rrëqethëse e pushkatime arbitrare, ku pranon vetëm për katër gjindarmë të dorëzuar e të pushkatuar, tregon tjera krime, të cilat ia faturon vetëm Dushan Mugoshës (Benanti, 106/ Staravecka, 292-3)

Në fillim të prillit 1944, në afërsi të fshatit Kuç të Kurveleshit, vritet, për hakmarrje partizani Memo Meto, zëvendëssekretari i PKSH-së, për zonën e Labërisë.

Vrasësi ishte 15 vjeçari Arap Lilo, të cilin komunistët nuk e gjetën dot. Për reprezalje, komisari komunist Qazim Kondi vrau mbi varrin e Memos 15 bashkëfshatar të pafajshëm, mes të cilëve dy gra (Musta, 45-7, ku jepen emrat e viktimave)

Po atë muaj, me urdhër të Hoxhës u ngrit në rrethin e Kolonjës batalioni partizan me emrin Hakmarrja (pararendës i Divizionit të Mbrojtjes së Popullit) me komandant Petrit Dumen.

Detyra: rasja e nacionalistëve dhe djegia e shtëpive të tyre; këto, jo vetëm në qarkun e Korçës por në të gjithë Shqipërinë jugore (po aty).

Manush Myftiu tregon në Plenumin e Beratit për dy masakra në Veri. Në fshatin Kurdari të Matit “na paralajmëruan se po t’u binin gjermanëve, ata do të na godisnin.

Ne vendosëm ky ishte mendim i Besnikut-pseudonim i H. Kapos) që të pushkatohej kushdo që të gjendej rrugës… Kur forcat tona u futën në Kurdari, dogjën 15-20 shtëpi, një mëhallë dhe vranë 20 fshatarë.

U bënë të gjithë të këqijat që mund të bënte një forcë mercenare… Këtu influencuan Shefqet Peçi, me Çobanin (pseudonim i Hito Çakos- shënim).

Në katundin Buzëmadhe të Lumes, fshatarët kishin therur me thikë një komisar të plagosur. U dërguan Sh. Peçi dhe H. Çako, të cilët mblodhën fshatin për “konferencë” dhe vranë 21 veta. (AQSH në: Politikë, 95/ Palushi, 7, ku jepen emrat e të masakruarve)

Po në atë plenum Nako Spiru, pasi përmend veprime terroriste të kryera në Bozhigrad nga Beqir Balluku, thotë se “nuk kanë mbetur prapa dhe të tjerë” (po aty).

Më 14 nëntor 1943 në qytetin e Gjirokastrës, brenda një ore u ekzekutuan 11 qytetarë të nxjerrë nga shtëpitë, ku ishte dhe një 15 vjeçar.

Nuk u lejuan familjarët të varrosnin viktimat. Njësiti komunist që kreu masakrën drejtohej prej Sotir Meros. Vendimi ishte marrë nga drejtuesit komunistë të qarkut.

Në janar 1944, në një gropë të madhe në përroin e Shipskës (qarku Korçë) u zbuluan 185 kufoma ballistësh të masakruar, krim për të cilin, sipas një dokumenti britanik (National Archives, HS, 5/75, v. 1945) duhet të ketë qenë i informuar Manol Konomi. (C.Hoxha: “Ministri i drejtësisë, Manol Konomi, u bën…” artikull në Standard, 11 shkurt 2012, ku i referohet National Archives, HS, 5/75, v. 1945)

Në mesnatën e 14 shkurtit të 1944-ës, forcat komuniste rrethuan Libohovën (në Gjirokastër) ku vranë 33 veta nga familjet nacionaliste, pa bërë dallim për pleq, gra e fëmijë. Sipas një dokumenti britanik ka pasur dijeni Bedri Spahiu (National Archives, HS, 5/73, v.1945/ Musta 42-4, ku jepen emrat e viktimave).

Në fshatin Dukaj të Tepelenës në shtator 1944 forca partizane të komanduar nga Tahir Kadareja, rrethuan një batalion gjindarmësh nga Veriu ku zunë gjallë 27 veta, të cilët pas pushkatimit i hodhën në Vjosë (Mylyshi, 138,/ Musta (i), 52-3).

Krime lufte, ku urdhërues e zbatues qenë drejtues komunistë, ishin masakrat kur forcat e tyre hynë në Tiranë.

Komunistët i vazhduan krimet masive edhe pas marrjes së pushtetit. Të tilla ishin pushkatimet masive, pa gjyq, gjatë ekspeditave sidomos për mposhtjen e Veriut, dhe kryengritjes së Malësisë së Madhe, si dhe të lëvizjes së Postribës, të shoqëruara me djegie shtëpish e të tjera.

Po ashtu, për vrasjet e rreth 780 shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë, gjatë rrugëtimit Prizren-Kukës-Shkodër, mars-prill 1945, drejtuesit komunistë të Tiranës ishin bashkëfajtorë.