“Lotët e krokodilit nga Gebelsi i Vogël dhe klithmat alternative shoviniste”

NGA DINKO GRUHONJIĆ

Redaktor i programit

Shoqata e Gazetareve te Pavarur  ne Vojvodine, Serbi

Përktheu: Simon Shkreli

Të dielen e 24 marsit, u bënë fiks 20 vite nga nisja e bombardimeve të NATO-se në RF të Jugosllavisë, gjegjësisht Serbisë dhe Malit të Zi, faktikisht edhe më saktë- Serbisë.  Kjo gjithmonë më kthen pa dashje në kohen kur nisen bombradimet dhe djali jonë kishte mbushur 15 ditë, ai mashkull i cili sot është 20 vjeç, më rikujton momentin kur përnjëherë dëshprimisht hoqa nga dera e hyrjes së shtëpisë mbiemrin tonë i mësuar nga përvoja e familjes time nga lufta e Bosnjes dhe i frikësuar para së gjithash, më shumë nga vrasësit “poshtë”   se sa nga ata “sipër” që hidhnin bomba të cilëve gjithësesi nuk kam çtu bëjë veç të shpresoj që do jenë të saktë dhe nuk do bëhemi “dëm kolateral”, siç edhe me cinizëm janë quajtur gabimet e goditjeve të caqeve të NATO-së.

Njëzet vite më vonë, të dielen 24 mars 2019-të, ka qenë thjeshtë e pa durueshme të përcjellësh mediat vendase me rastin e këtij përvjetori, pothuajse të gjitha: nga tabloidet e merzitëshme, tek Pikn i tmerrshem deri tek ata që vetën e prezantojnë si “liberal”. Përjashtimë kishte vetëm në kufijtë e hapsirës mediatike.

Ministri i propagandës së luftës

Ka qenë e pa durueshme të ndjekësh deklaratat e politikanëve serb, Vuçiq madje ka qajtë në përkujtimoren në Nish, kur i është drejtuar nën oficerit që gjatë bombardimeve të NATO-s u bë invalid. Ato ishin lotë krokodili nga personi i cili gjatë kohës kur njërëzit humbnin koken ai ishte ministër informacioni, që është ministër i propagandës së luftës. Si me thanë- gebelsi i vogël i kasapit të ballkanit. Lotët e tij ishin të pa durueshme, imazhi më i neveritshëm që kam parë në jetën time. Ka qarë i njëjti Vuçiq, i cili me 20 korrik 1995 nga foltorja e parlamentit kërcënonte se do vras 100 Musliman për 1 Serb. Ai është dashur të dijë, dhe ka ditur se gjenocidi në Srebrenicë, gjatë kohes kur ai nxorri nga goja ato fjalë të tmerrshme, veç ishtë zbatuar nga ana e Ushtrisë së Republikes Serbe dhe me gjithë mundësitë e mundëshme të ndihme nga shteti “amë” Serbia. Serbija është denuara nga  Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, pikërisht sepse s’ka bërë asgjë për të denuar gjenocidin. Kështu hyri në histori Serbia, si shteti i parë i cili është shpallur fajtor për gjenocid. E dinë këtë qytetarët e Serbisë? As që ja kanë idenë. Pse? Sepse s’ka kush ua tregon. Pse akoma? Me siguri sepse ende jetojnë me bindjen se Serbet janë popull hyjnor, i vënë në shenjestër nga vagabondat e botës mbarë pikërisht për shkak të kësaj veçantie. E pse akoma? Pse  s’duan t’ia dinë. Pse jetojnë dhe besojnë në të? Sepse vetëm të rradhet kanë tentuar ti zgjojn nga ëndrra e Serbisë së Madhe. Çfar ka ndodhur me këta të radhët? Disa janë vrarë, disa janë përndjekë dhe dëbuar, disa janë çmendur. ndërsa disa tjerë janë margjinalizuar plotësisht.

Serbija, ashtu si Republika Serbe, është fakt i gjallë se çfarë ndodh kur ideja fashiste udhëheqë shoqërinë për një kohë të gjatë.

Po thuajse as shkronjë e as fjalë nuk kemi dëgjuar për shkaqet që sollen bombardimet, përveç ndonjë parti politike, e aq më pak edhe organizata jo qeveritare. Sepse me 24 mars 1999 nuk nisi vetëm bombardimi i NATO-s. Është dita kur nisi spastrimi etnik të cilin shteti i Serbisë tashmë në Kosoves e kishte të vënë në zbatim, kishte marrë dekoratën e aksionit dhe dhunës sistematike ndaj Shqiptarëve të Kosovës, të cilën e kryenin forcat e armatosura të ushtrisë dhe policisë serbe. Përveç armëve të zjarrit, ishin të mbështjellë me gjerdanët e trashë dhe thikat e përvojave të përgjakëshme të luftërave të më parëshme në Kroaci, e sidomos në Bosne dhe Hercegovinë.

 “Kush nuk do të bisedojë, do të duhet të negociojë”

Nga 20 marsi dhe deri me 14 korrik 1999-të, forcat serbe në Kosovë vranë 6.872 civil shqiptarë, Gjykata e Hagës ka faktuar se më shumë se 800.000 civil shqiptarë në këtë periudhë janë dëbuar, ndërsa deri tani është ende e pa qartë se sa është numri i personave të cilët u bënë pre e torturave, abuzimit seksual, kurse një pjesë e madhe pasurisë dhe objekteve religjoze të shqiptarëve të Kosovës është plaçkitur dhe shkatërruar. Krimet ndaj tyre janë kryer në mënyrë sistematike dhe të përditëshme. Krimeve u parapriu apartejdi të cilin shteti Serb gjatë gjithë dhjetvjeçarit vendosi në Kosovë. Në këtë periudhë shqiptarët e Kosovës ndërtuan institucionet paralele dhe bojkotuan shteti e Serbisë përmes rezistencës paqësore e udhëhequr nga i ndjeri Ibrahim Rugova. Gjithë thirrjet dhe presionet ndaj Sllobodan Millosheviqit nuk dhanë frute. As negociatat paqësore. Në përputhje me thënien e vjetër diplomatike “ kush nuk do të flasë, do të duhet të negocioj”, në vend të Rugoves si udhëheqës u imponuan komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK në tokë dhe NATO në ajër detyruan forcat e armatosura serbe të kapitullojnë. Kapitullimi u nënshkrua në Kumanovë të Maqedonisë me 9 qershor 1999. Kapitullimi në Serbi aso kohe u festua si fitore. Që edhe sot shenohet si një ngjarje e tillë.

Ndoshta edhe ky pasazh do ishte më se i mjaftueshëm që, si fillim, në Serbi të hynte në librat e mësimit të historisë. Si dhe në çdo raport gazetaresk kur shkruhet për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s. Ose të shtohet fakti se vetëm në një ditë, me 26 mars 1999 në Krushë të vogel, Suha Rekë, Landovicë, Celinë dhe në vende tjera janë vrarë rreth 700 civil shqiptarë. Që në krimet masive janë vrarë fëmijë, gra dhe pleq. Që trupat e tyre u dogjen, u hodhen në puse ose u fshehen në vende secrete. Që deri në ditët e sotme, në territorin e ‘ngushtë’ të Serbisë janë zbuluar varreza masive me 941 trupa të Shqiotarëve të vrarë në Kosovë me 1999-ten.

Në Batajnicë, që është paralagje e kryeqytetit të Serbisë Beogradit, u gjeten 744 kufoma të Shqiptarëve të Kosovës… Asnjë varrezë masive në asnjë lloj mënyre nuk është shënuar, e jo më të përkujtohet. Bindshëm dyshohet se ka akoma.

Gjykata e Hagës ka vërtetuar faktin se Serbia ka pasur planin e përcaktuar shtetëror, me qëllim të qartë të dëboj Shqiptarët nga Kosova deri në atë pikë që Serbët të ishin shumicë etnike. Me të njëjten recetë siç e kanë bërë në Kroaci e kryesisht në Bosone dhe Hercegovinë. Krimet as në atë kohë nuk janë denuar.

Shqiptarëve të Kosovës u janë marrë dhe shkatërruar dokumentar personal nëpër pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë, me qëllim që ata të mos kenë mundësi të kthehen në Kosovës, në fakt të mos kenë si të vertetojnë se kanë jetuar atje. Me një qellim edhe më të madh: tu grabitet e gjithë pasuria. Ashtu siç vepruan në Kroaci dhe në Bosne e Hercegovinë.

Varr masiv në paralagje të Beogradit

Në gjykatat e Serbisë zhvillohen në të radhë procese të mjera gjyqësore kundër autorëve të krimeve që janë në nivelet e ulëta të hirearkisë. Bie në sy që ushtarakët në nivelë të larta si nga ushtria ashtu dhe oficerët e policisë asnjëherë nuk u thirren në përgjegjësi, e aq më pak edhe të procedohen, edhe pse në zonat e tyre të përgjegjësisë janë vrarë mijëra civil shqiptar.

Nuk ka pasur asnjë process gjyqësor për krimet e kryera gjatë 1998-es, ku u vranë më shumë se 1.000 civil shqiptarë. Kjo ka ndodhur para bombardimeve të NATO-s. Deri tani, askush në Serbi nuk ka dhënë përgjigje as për operacionin e gjërë  të “fshehjes” së kufomave të Shqiptarëve të Kosovës në varret masive. Në vitin 2001, rastësisht u zbuluan kamionet-frigoriferik në Danub, të cilët transportuan trupat e pa jete dhe të masakruar të Shqiptarëve, për ti varrosur në vende të ndryshme në Serbi.

Asokohe është zbuluar edhe varreza masive në paralagje të Beogradit, ndërsa mediat gjithashtu kanë raportuar për rastin.

Doli se çdo gjë u bë me qëllim të arsyetohet ekstradimi në Hagë i Sollobodan Millosheviqit me 28 qershor 2001, në ditën e “historike të Vidovdanit”. Sapo u ekstradua Millosheviqi, çështja e pëergjegjësisë për krimet që në emer të Serbisë janë kryer u shua. Pastaj u fsheh nën rrogoz, e në fund edhe vdiq. Përfundoj në varrezen e heshtur dhe të shtypur masive të krimeve. Në të njëjtën varrezë ku ka kanë përfunduar edhe krimet e kryera me pjesëmarrje të fuqishme agresive të Serbisë në Kroaci dhe në Bosne e Hercegovinë. Ndoshta edhe më thellë. Sepse Shqiptarët e Kosovës për shumicen e atyre qe jetojnë në Serbi nuk konsiderohen qënie njerzore. Ata janë vetëm “ Shiptari”. Ndërsa në varrezat masive në Serbi janë gjetur qindra kufoma grash, fëmijësh dhe burrash- civil  viktima të krimeve të pa numërta masive në Kosovë.

Por, këto nuk do hyjnë në librat e mësimit të historisë në shkollatat e Serbisë. Në vend të tyre, do vazhdohet me tabloide, senazacionalizma, që në fakt është plotësisht manipulimin nekrofil  me numrin e viktimave nga bombardimet e NATO-s. Një shifer zyrtare për numrin e viktimave nuk egziston. Por flet kush sa mundet duke fyer viktimat.

Vetëm organizatat jo qeveritare “Fondi për të Drejtën Humanitare” nga Beogradi dhe “ Fondi për të Drejten Humanitare” nga Kosova kanë faktuar  se gjatë tre muajve të bombardimit të NATO-s në RF të Jugosllavisë për pasojë kanë humbur jetën 754 njerëz. A është kjo pak apo shumë për vuçiqat, daçiqat, sheshelat, opzoitarët obradiviqat? Të parëve të arsyetojnë rolin e tyre si mëkëmbësa të Millosheviqit, tjerët të tregojnë se janë shovinista më të mëdhej se Vuçiqi.

Serbija nuk ka alternative

Imazhi i Vuçiqit në lotë është i njëjtë, me një fjalë, imazhit të krokodilit i cili qanë gjersa gëlltitë gjahun e tij. Imazhi i politikanëve të “opozitës” dhe  mediave “liberale” që i mbulojnë me heshtje gjitha tmerret që Serbija ka kryer në Kosovë ndaj Shqiptarëve të Kosovës dhe flasin të njëjtën histori si krokodili Vuçiq- edhe më shumë shqetëson.

Të parëve që të arsyetojnë rolin e mëkëmbësëve të Millosheviqit, tjeravë të tregojnë se Krokodil-Vuçiqi, edhe më shumë shqetësonë. Ky është sinjal se Serbija nuk ka alterantivë, përvec se e kufizuar. Është shenjë se Serbija do  vazhdoj të eci përcartë në terr, i cili do jetë faktor i mjaftueshëm për pa siguri në Ballkan dhe se do zgjas deri sa ëndrra për Serbinë e Madhe të mbërrij përfundimisht absurdin. Sepse, ai do shkatërroj edhe vetë Serbinë. E këtë faktikisht jemi duke e parë.

Është e pa mundur të flitet për drejtësi ndaj viktimave të tua deri sa institucionet e Serbisë viktimave të krimeve në Kosovë nuk u sigurojnë drejtësi, përmes procedimit të të gjithë personave përgjegjës, pa marrë parasyshë poziten e tyre në momentet e kur janë kryer krimet, ose brenda hierarkisë shtetrore, si dhe të bëhët një përkujtim publik ndaj vuajtjeve të tyre. Gjithashtu edhe për viktimat në Bosne dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Deri sa kjo nuk ndodh, ky shtet dhe ky popull në shpatullat e veta do mbajnë barren e përgjegjësisë kolektive si kategori morale, e cila egzistonë pavarësisht faktin gjyqësorë se faji për krimet e luftës është individual.

Është fakt se shumica e politikanëve në mediate e Serbisë të dielen e 24 marsit 2019-et, me raston e 20 vjetorit të nisjes së bombardimeve të NATO-s i frynë të njëjtit kavall nacionalist, pa asnjë kundërshti do thotë se edhe shumica e qytetarëve të Serbisë janë dakord. Ndoshta nuk është ashtu?

Tregojeni, sepse heshtja nuk është argument

E dinë këtë qytetarët e Serbisë? Nuk ja kanë idenë. Pse? Sepse askusht nuk u fletë për të. Pse? Me siguri sepse akoma jetojnë me besimin se Serbet janë popull hyjnorë i cili është në shenjestër të mashtruesve të ndryshem të botës për shkak të veçantisë së tyre. Pse? Sepse nuk duan me ditë. Pse jetojnë në atë besim? Sepse vetëm të rradhët kanë tentuar të zgjohen nga ëndrra e Serbisë së Madhe. Çfar ndodhi me të veçantët? Disa janë vra, tjerët janë dëbuar, disa tjerë janë çmendur, dhe tjerë janë plotësisht të izoluar. Po tjerët? Zhyten në baltën e krimeve dhe pastaj habiten se si ai Brejvik në Norvegji e më pas tjetri në Zelandë të re, kanë si inspirin turlifare millosheviqash, karaxhiqash dhe mlladiqash. Me të vërtetë, si?

(Avangarda)

http://www.autonomija.info/dinko-gruhonjic-krokodilske-suze-malog-gebelsa-i-alternativni-sovinisticki-jecaji.html