Londër: Përjashtohet terrorizmi si motiv për incidentin me makinë

Policia e Londrës përjashtoi terrorizmin si motiv për incidentin me makinë që plagosi një numër këmbësorësh pranë Muzeut të Historisë Natyrore të kryeqytetit britanik.

Policia tha se më herët po i shqyrtonte të gjitha alternativat, pasi tha fillimisht se aksidenti nuk po trajtohej si akt terrorizmi.

Një burrë u ndalua pasi media britanike njoftoi se makina kishte dalë nga korsia në rrugën para muzeumit, një objekt turistik shumë i frekuentuar në zonën perëndimore të Londrës. Ndaj tij nuk janë ngritur akuza.

Njëmbëdhjetë persona u lënduan, nëntë prej të cilëve u dërguar në spital, sipas Shërbimit Ambulator të Londrës.

Britania është në nivelin e dytë më të lartë të gatishmërisë pas pesë sulmeve vdekjeprurëse gjatë këtij viti. VOA