Lohja e Vogel me histori te madhe, prejardhja e banoreve, Ublat dhe Shirgji

Duke u bazuar ne historin e trojeve te Malsise se Madhe, ku ben pjes edhe Lohja e Siperme, mund te konstatohet lehte se keto troje kan qen ta banuara nga fiset autoktone Ilire. Vendi qe ndollet ne te majt te Prroit te thate duke zbritur, dhe ne te djathte, duke u ngjitur, rreze mali Kurrila gjindet i dokumentuar qe ne viti 1348, me emrin (Loho). Nga regjistri i Sanxhakut te Shkodres i vitit 1485 mesojme se asokohe Lohja kishte 40 shtepi (familje) dhe 14 beqar. Ku bie ne sy deformimi i shum emrave katolik shqiptar, duke u dhene tingullin sllav, e ku bie ne sy edhe politika otomane qe nuk u jep rendesi mbiemrave. Ne regjistrimin e vitit 1582 mesojme se fshati Lohe (ne regjister shkruhet Luk) kishte 31 shtepi (familje) dhe 21 beqar te besimit kristian, dhe vetem nje shtepi te besimit musliman. Per gjendjen e popullsise se Lohes duhet te kalojme ne heshtje rreth 163 vite. Nga nje relacion i bere nga Dioqeza e Shkodres mesojme se ne vitin 1754, Lohja kishte 309 banor dhe i takonte famullise se Shkrelit. Duke patur parasysh faktin se ky relacion ishte i kishes katolike, nuk thuhet azgje per numrin e besimtareve musliman. Ne vitin 1881 numeri i popullsise se Lohes shkruhet se bashku me ate te Recit, ku numrohen 297 shtepi me 1770 banor. Gjithsejt nga te cilet vlersohen si katolike vetem 76 shtepi me 570 banor. Per vitin 1897 ku numri i popullsise se Recit dhe Lohes jepet perseri bashke rezulton se ka patur 2950 banor dhe 310 shtepi, nje burim tjeter po re vitin 1897 vlerson se Rec e Lohe se bashku kan vetem 80 shtepi te krishtera te shperndara midis 200 e me shume familjeve muslimane. Ne votin 1902 te dhenat e popullsise per Lohen jepen me vete, dhe shkruhet se kishte 709 banor, nga keta 277 katolik. Regjistri i Zyres se Gjendjes Civile per vitin 1930 tregon se Lohja e Siperme kishte 728 banor gjithsejt, nga te cilet 484 banor te besimit musliman dhe 244 te besimit katolik. Ne regjisterin e vitit 1945 shenohen vetem 359 banor gjithsejt. Ky pergjysmim i popullsise per fshatin Lohe ka arsyet e veta, ku me kryesoret jane largimet e popullsise migrimet dhe emigrimet. Gjate Luftes se Dyte Botrore, si dhe ato gjat e mbas instalimit te regjimit komuniste. Sot ne fillimet e shekullit te XXI, regjstri i gjendjes civile per Lohen shenon vetem 300 banor. Ne fakte popullsia e Lohes eshte shum me e madhe po te kihen parasysh levizjet ne vite.
Per popullsin e sotme te Lohes ka gojdhena e shkrime te ndryshme qe tregojne se shumica e e kesaj popullsie ka ardhur ketu per te banuar ne gjysmen e dyte te shekullit te gjashtembedhjet. Gojdhena tregon se popullsia e hershme e Lohes po shkonte ne zgrip te mbijeteses, Ne Lohe ne ato kohe kishte mbetur vetem fisi i vogel i Vukcajve. Pikerisht at’her, ne Lohe vijne Tre Vellezer nga Kuci shqiptar (sot nen Malin e zi). Ka edhe gojdhena te tjere qe thon se vinin nga treva te tjera shqiptare, por emrat e te Tre velezerve nuk ndryshojne).


1. Koc Gjoka, 2. Ul Gjoka, 3. Iv Gjoka. Vellezerit u vendosen ne trojet e Lohes se Siperme, por thuhet se ata kishin ardhur se bashku me nje moter te tyren qe e vendosen pak me ne fushe, mendohet se ne Gradiskie. Keta tre vellezer, gjeten ne Lohe fisin autokton vendas Vukcajt (madje edhe sot ky fise keshtu quhet). Ndersa tre vellezerit e ardhur nga Kuci, kan pasardhes te tyre Koci – Kocajt, Ivi – Ivajt, dhe Uli – Ulajt. Kjo trashigimi fisesh ka edhe karakter te emrave te Lagjeve te Lohes. Nga trashigimia e emrave te tre vellezerve sot jane me besime te ndryshme (katolik dhe musliman). Gojdhena e vendosjes se tre vellezerve ne Lohe na tregon se ne fillim te ardhurit nuk jane pritur me krah hapur nga vendalit (Vukcajt), te cilet u jane ankuar edhe fqinjeve shkrelas, pasi tre vellezerit e ardhur ishin te pa njohur per ta. Pikerisht per ti njohur banoret e ri. Vukcajve u vijne ne ndihme fisi i Xhajve te Shkrelit, te cilet vendosin tu dergojne nje grua te tyre per Ndrikull, ku sipas tradites malsore e katolike, ndrikulla nderohej e respektohej si nje moter e vertet. Shtepia e re e Kocit, Ulit dhe e Ivit, e nderuan e respektuan ndrikullen (gruan nga Xhajt e Shkrelit) mrekullisht sic e donte zakoni i malsoreve vendali. Nga ky moment lindi besimi dhe bashkjetesa e pandare ne mes Vukcajve dhe banoreve me te rinje te Lohes se Siperme. Perkunder kesaj gojdhene qe mendojme se eshte me e besueshmja, e dhen nga Ded Gjon Brulaj, banor i Lohes ne vitin 2001 asokohe 80 – vjecar, trashigimtar i Ul Gjokes. Ka edhe disa studiues qe kan mbeledhur gojdhena te tjera te cilet thone se Lohja e ka prejardhjen nga Shllaku, Shala e Pulti. (Giuzepe Valentini). Po i njejti autor ka mbeledhur edhe gojdhenen tjeter qe thote se Lohja e ka prejardhjen nga Kuci, qe rrjedh nga nje dege e Berishes. Me perjashtim te Vukcajve qe jane vendas (anas). Sipas studiuesit dhe konsullit francez te shekullit XIX ne Shkoder, Hekard imigrimi i popullsise se Lohes daton ne shekullin e XVI. Udhtarja dhe ‘’mikja’’ e malsoreve Edit’ h Durham, ne disa pershkrime te saj, per Malsine e Madhe ne fillim te shek XX, nder te tjera per Lohen shkruan se Loha ose Lohja eshte fis i vogel me nje bajrak, i cili perbehet nga 80 shtepi muslimane dhe 40 shtepi katolike. Jane me prejardhje te perzier nga Shllaku dhe Pulti. Ka te ngjare qe familjet te ken zbritur teposhte ne kete krahine me pjedhore jo shume larg Liqenit te Shkodres. Kur u shperbe sundimi serb, sepse ‘’Loho’’ dhe mudhinjet e saj permenden qe me 1348, nga Stefan Dushani nder krahinat qe jane dhene Kishes. Shkruan Durhan ne librin, Brenga e Ballkanit. Te dhena interesante te bazuara ne nje gojedhene jo shume te degjuar na jep, per Lohen, prejardhjen, popullsine dhe imigrimet e saj nder shekuj, edhe nje studiues shkodran, i cili duke folur per fisin e lohjaneve qe banijne ne qytetin e shkodres shkruan se Ne radhen e dyerve te vjetra me tradita fisnikrie dhe me ndikim ne popullaten Shkodrane ishte edhe edhe familja e Lohjaneve, me banim ne lagjen Tepe.

Sipas gojdhenes Loha – Lohoja me njerzit e fisit te vet ka qene shperngulur nga malet e Grudes e Tuzit.duke zene vend ne rreze te ‘’Parunit te Rrjollit’’ qe sot quhet ‘’Kunora e Lohes’’, ku krijoj katundin dhe fisin ‘’Lohe’’. Lohja shtrihej ne nje teritor shume te gjere. Ne grunbullimin e forcave per lufte bente pjese ne Malin e Madh te Grudes dhe jo me Malin e Shkrelit qe e kishte me afer e kjo per shkak te tradites se prejardhjes se fisit te Lohes nga Mali i Grudes. Ivani e Koci ishin dy djemt e Lohes (Loshes), nga kata u krijuan dy lagjet e Lohes, ‘’Ivaj’’ dhe ‘’Kocaj’’ bajrakun e trashegojne Ivajt si vellai me i madh. Ivanin si kryetar fisi e trshigon Losha, qe njihet me emrat Lulash Luli …Losha pati kater djem. Bogdanin, Niken, Pjetrin, Dhe Sinen.Pjetri ne krye te malsoreve dyndet nga Toskeria dhe behet i madhe ne ato ane. Bogdani ka qene gradishev i vendit. Pasardhesit e Nikes ne Lohe quhen’’ Lul – aj’’ dhe brez pas brezi kane qene bajraktar e vojvod. Sina u shperngul ne Ulqin. Nje pinjoll i Sines per shkak gjaku kthehet ne Lohe, fisi Sinaj ne Lohe rrjedh nga ky pinjoll (sipas Lulash Sines, plak i mocem, i vdekur ne vitin 1962) Prej Sines ne Ulqin rrjedh fisi i Gjyleve. Gjini dhe Andrea jane pasardhesit e Pjetrit. Thuhet se Gjini pat humbur diku ne Europ. Andrea Lohja ka qene kapiten i Pilotit (Pultit) te Poshtem dhe kishte pasur dy djem. Pjetrin dhe Gjoken, ku Pjetri sipas kalendarit enciklopedik te vitit 1944 ka qene nje nga luftetaret me trima te ushtrise se Skenderbeut. Aleks Locha dihet si i pari qe zen vend ne Shkoder, prane kalase. Mbas vitit 1479 merr nje timar ( Loha Zade, Ali Aga). Thuhet se ky eshte timari me i vjeter ne Shkoder. Ali Aga mban graden dhe e trashegon ne breza.. madje nje trashegimtar i kesaj dere, se bashku me malsor te tjer nga Lohja u vendosen ne Voksh. Ku nje lagje e Vokshit quhet Lohe. Vlen te theksohet se gojedhena e gjeanologjis se trungut te Lohjaneve qe pershkruan studiuesi bazohet tek trashigimia gojore e Lohjaneve…. te Shkodres. Nga kjo gojdhene disa gjera jane te konfirmuara si te verteta, por ne ketu verejme se harrohet, vellai i Kocit e Ivit, Uli, per te cilin gjinden sot trashigimtaret e tij dhe deshmi me buallek ne Lohen e Siperme. Origjina e Lohjaneve te sotem sillet ne mes asaj te Kucit, Shllakut, e Pultit, rradh edhe nga Plava e Gucia, ndersa nga Gruda thuajse nuk trashegohet asgje. Me sa duket ka ndonje ngaterrese me ndonje fis te Lohes se Poshtme qe thone se e kemi origjinen nga Gruda. Gjithashtu ripopullimi i Lohes me emrat e tre vellezerve i perket shekullit XVI e jo atij te XV – te, ndersa Aleks Locha Loha eshte nje figure historike qe nuk ka pasur kurre bashkepunim me pushtuesit Osman.

E aq me pak pas vitit 1479. Kur shkodra u pushtua nga osmanet. Lohjane qe jan larguar per arsye te ndryshme nga Lohja nder shekuj e mote gjinden ne Mal te Kolajve, ne Kukel , Barbullush, e tjer. Dhe qe e ruajn ne kujtes origjinen e tyre, Ndersa sot pervec shume familjeve qe jan vendosur ne Koplik qender e Malsise se Madhe, e me gjere, ka mjafte emigrante qe jetojne e punojne ne Europ, Amerik e tjer.
Kushdo qe ka vizituar Lohen e Siperme, ka verejtur nje numer pusesh, qe per vite e shekuj banoret e ketushem i kane perdorur per te mbushur uje per te pire e nevojat e tjera familjare. Ublat kane pas bere Lohen nje nder vendbanimet e Malsise me uje te garantuar per te gjitha stinet. Ublat nuk kane qene dhurat e gatshme e natyres, pasi ato nuk jane vend – burime ne kuptimin klasik te fjales, por jane bere te tilla nga intuita e lohjaneve te cilet e kane kuptuar se ketu rreze mali, po te germohet, mund te krijohen ‘’rezervuare’’ qe mbledhin gjitha rreshjet e rena gjate vitit ne Mal e perreth. Ky uje nepermjet tokes qe rrjedhte e filtrohej dhe ruante freskun e ujit cilsore. Historia e Ublave te fashme te Lohes, mendojme se eshte te pakten tre shekullore. Ublat e para qe jane hapur apo grmuar, kane qene kater, dhe u perkasin kater fiseve te asaj kohe. Vukcajve, Kocajve, Ivajve, dhe Ulgjokajve. Duke qene se Lohjanet shkonin mjaft mire per vite, kater ublat e para nuk ishin te ndara, por me kalimin e viteve popullsia e Lohes u shtua. Dhe vjen koha qe te punohej par germimin e Ublave te reja. Numeri i te cilave arriti ne 16 cope, dhe tashme seicila familje apo fis kishte Ublen e vet si persh. Dy Ubla Vukcajt, Dy Ubla Kocajt, Dy Ubla Kolajt, Nje Ubel Gjonajt, Ndersa Ubla e Fikut, Ubla e Dhive dhe Ubla e re u takonin Ivajve. Ubla e Zefajve i takonte fisit te Pepajve, Ubla e Sokolajve, Ubla e Lucajve dhe Ubla e Prenjave u takonin fisit te Sokolajve. Kater Ublat e fundit i perkasin fisit te madh te Ulgjokes. Interesant duket nje gojedhen qe thote se Ubla e Fikut eshte ndertuar e para, dhe me ndihmen e ushtareve turq, per arsye se u kthye musliman Kol Gjoka, duke e ndryshuar emrin nga Kol ne Brahim. Kjo gojdhene thote se deri atehere Lohja mbushte uje ne Ublen e Sterkujes. Me kalimin e moteve Ublat u ‘’modernizuan’’ me mure dhe gryka funksionale, duke u ngjare puseve te verteta. Emertimi Ubel duket disi interresant, pasi disa e quajn emertim te huaj, por per mendimin ton ky eshte nje dyfjashesh shqip i bashkuar ne nje fjale, Ujmbledhes (Uje – mbledhes) qe gjate shekujve eshte shkurtuar e transformuar deri tek emertimi Ubel. Sot nga Ublat te njohura kane mbetur vetem disa ‘’pusa’’, por edhe ata me shume kane vlera ‘’Topomanistike’’ se funksionale. Vlen te kujtohey se tek keto Ubla ne dite festash e gezimesh jane zhvilluar Logje mjafte te njohura me kenge, valle e lojera, te tjera, gje qe e rendiste Logun e Ublave te Lohes perkrah logjeve te tjera te Malsise se Madhe e me gjer.

Festa fetare e Lohjaneve eshte ‘’Shirgji i Lohes. Kjo feste ndonese sot kremtohet vetem nga nje pjese e popullsise ( Katolike), ajo eshte mjaft popullore per krejt lohjanet e me gjere. ‘’Shirgji i Lohes’’. Eshte festa me popullore per krejt lohjanet e me gjere. ‘’Shirgji i Lohes’’ eshte edhe festa me interresante qe kremtohet ne Malsine e Madhe, pasi kjo dite u kushtohet dy shenjetoreve – martire. Shen Sergjit e Shen Bakut, te cilet u martirizuan nga perandori Maksimilian ne fundin e gjysmes se pare te shekullit III, pasi nuk pranuan te mohonin besimin Kristian, per te besuar ne ate pagan. Dita e Shen Sergjit dhe e Shen Bakut ne kalendarin katolik shenohet me daten 9 shtator, por ne Lohe te Siperme, kjo feste e njohur me emrin popullor ‘’Shirgji i Lohes’’ fillon te kremtohet me 6 tetor te xhdo viti ne darke e vazhdon me daten 7 tetor qe ka diten. 7 tetori ne kalendarin e festave katolike eshte dita e Zojes Rruzare. Ne Lohe kremtohen edhe festa te tjera te popullsise katolike, si dhe ato te sivllezerve te tyre Musliman, si Bajrami, Ramazani e tjer.
Duke kerkuar neper arshiva dhe regjistra te renesh, per liri te atdheut e identitet kombetar. Te mbajtur kryesisht nga kleriket katolik mesojme se ne luften e vitit 1877, ne mbrojtje te trojeve tona nga synimet e grabitqareve sllave e malazez, kan ren deshmor edhe Martin Tushi nga Lohja ne moshen 25 vjec, si dhe Mark Toma nga Rrjolli po 25 vjec, Gjin Martini nga Reci 20 vjec e tjer. Lohjanet u dalluan edhe ne kryengritjen anti – otomane te vitit 1911 ku ne betejen e Sukave te Moksetit ra heroikisht trimi Lek Lul Pepa. Pushka e Lohjaneve nuk pushoi kurre ne mbrojtje te lirise e identitetit te ketyre trojeve, si gjate viteve 1911, 1912, 1913, 1915, por mbi te gjitha ka mbetur proverbiale lufta kunder Austro – Hungarezeve me 1918, kur austriaket kishin vrare trimin Has Brahim Hasa dhe e paguan aq shterenjet sa kur bene apelin e ushtrise se tyre pas betejes me Lohjanet, per shume ushtar e oficer qe mungonin pergjigjia kishte qene ra ne lufte me Lohen. Ne keto kushte komandanti austriak i befasuar nga humbja pyeti. Sa milion eshte Lohja. Natyrisht Ushtria Austrohungareze ishte mjaft e madhe dhe e pergatitur, dhe kerkoi te hakmerret ndaj Lohjaneve, duke arrestuar disa prej tyre, qe kerkonte ti varte, gje qe nuk mundi ta bejn per dy arsye se pari nga friga e hakmarrjes nga Lohjanet dhe vellezerit e tyre malsore dhe se dyti ishte nderhyrja e Klerikut Dom Nikoll Nerguti, i cili u tha austriakeve se nese vertet kerkoni te hakmerreni ndaj lohjaneve i pari qe do te shkoje ne litar jam une. Pushka e Lohjaneve gjemoi edhe edhe ne Luften e Koplikut te vitit 1920. Ne mbrojtje te trojeve tona nga Serbo – Malazezet. Ne krye te Lohjaneve ne kete lufte qendronin Smajl Delia e Ded Sina. Lohjanet u dalluan edhe ne luften antifashiste te viteve 1939 – 1944, per te vijuar me kryengritjen e resistencen antikomuniste ne janar te vitit 1945. Vecohet nga kjo kohe pushkatimi i trashegimtarit te bajraktarit te Lohes me banim ne Mal te Kolajve Gjok Nik Luli (Brahimaj) te cilit i pushkatojne edhe nipin Ndue Gjeto Nika (Brahimaj) djali i vellait. Gjoken do ta pushkatonin se bashku me 13 burra te tjer me ne krye Prek Calin ne vitin 1945. Pa gjygje eshte pushkatuar ne vitin 1946 edhe ishe kryetari i keshillit nac – clirimtar Tom Ded Sina. i cili nuk pranoi tu sherbente komunisteve ne dem te bashkfshatareve te tij, gjat grumbullimit te armeve. Pa gjygje jane pushkatuar edhe sokolat e Lohes, Halil Gjeto Kelaj, dhe Met Braho Kotaj, Ne perpjekje me diktaturen ne vitin 1949, kane rene trimerisht lohjanet Zek Smajl Kotaj dhe Kol Gjergji. Gjat viteve te diktature komuniste u burgos per nje cerek – shekulli, edhe kleriku qendrestar nga Lohja Pater Anton Luli, emrin e te cilit e mban shkolla fillore e Lohes.
Nga Ndue Bacaj