Lista e 180 familjeve katolike e vitit 1736 në famullinë e “Kishës së Zojës së Shkodrës”

Paul Tedeschini

 

Sipas Hamdi Bushatit  “lagja Tophanë asht fusha rreth 5 km jashtë qytetit të cilin Sulltani Mehmeti i II° Fatih e perdori per derdhjen e topave gjatë rrethimi të kështjelles Rozafat të Shkodres. Këtu u derdhen topat e mdhaj me materiale metalik, që solli ai vetë. Per shkak të  mungeses së rrugve të mira ai nuk kishte mundësinë me bartë artilerinë e randë deri këtu”.

Simbas urdhnit të Kalifit Omar të zbatuem edhe nga sulltani turk, kristjant nuk kishin të drejtë të banojshin në të njajten lagje me popullsinë musliman. Per këtë arsye katolikët që dikur kan banue në zonen e Qytetit të Vjeter të Qafes së Kalasë u detyruen të shkojnë me banue në periferi si në lagjen Kasenë mbas lumit Buna, Sh’Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh, në lagjen Tophanë (që simbas Hamdi Bushatit quhet edhe Mahalla e Re), Arra e Madhe, Serreq, Gjuhadol, Dugajtë e Reja, në fshatin Rrëmaj 5 km jashtë qytetit afer zallit të lumit Kiri ku në vitin 1610 iu dha leja per të celebrue meshen. Këtu ma vonë u banë Varrezat katolike të  Rrëmajit.

Me zgjanimin e Shkodres drejtë veriut popullsia katolike shkodrane u detyruen të ikin edhe nga lagja Tophanë (Mahalla e Re) ku ato kishin famullinë e vet, Kishen e vet, famullitarin e vet Dom Pal Kamsin (viti 1736) per tu lirue vend popullsisë musliman që shtohej gjithnji. Por katolikt shkodranë nuk kishin mundësi të merrshin me vedi edhe Kishen e tyne, por moren me vedi Rregjistrat e pagëzimeve (lindjeve) dhe Rregjistrat e martesave dhe të vdekjeve, të cilat sot gjinden në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes, prej ku studjuesit kanë nxjerrë të dhanat rreth kësaj popullsie.

Në temen “Shkodra në periudhën osmane” shkruhet: ” …. Kah viti 1700 qela ( shtëpia e priftit) dhe famullia e lagjes Kazena u transferuan në Tophanë, afër selisë së bajlozit (perfaqesuesit) venedikas. I pari që e ngrehu shtëpinë në Tophanë si nënkonsull, qe Anton Duoda. Duoda shkruante më 1736 se qyteti kishte 1000 dyqane. Më 1745 Tophana ishte qendra e famullitarit me 180 shtëpi e 680 frymë dhe kisha e ndërtuar aty. Regjistri i Imzot Pal Kamsit përmend këta vendbanime të katolikëve: Tophana, Rëmaji, Kazena, Sh’Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh…..” .

Famullitari i Kishes së Tophanes Dom Pal Kamsi.

Familja e njohur tregtare Kamsi e Shkodrës është ndër familjet më të vjetra shkodrane që figurojnë të shënuara që në vitin 1736 në regjistrin e pagëzimeve që ka mbajtur famullitari i Tophanes, Dom Pal Kamsi.

Një nga njerëzit e shquar të kësaj familjeje ishte Imzot Pal Kamsi. Ai ishte një nga figurat më të njohura të kishës katolike, i cili ka shërbyer si famullitar i Kishës së Zojës së Shkodrës në Tophanë, dhe me 25 maj 1742 është caktuar nga Papa Benedikti XIV si Ipeshkv i Shkodrës.

Dom Pal Kamsi shërbeu dhe në Tivar dhe shquhet për faktin se arriti të bënte për herë të parë regjistrimin në librin e kishës, në kohën kur ishte famullitar në Tophanë. Libri i pagëzimeve, pra regjistri i parë i popullsisë i bërë nga Imzot Pal Kamsi ruhet në Arqipeshkvi në Shkodër (sot në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes). Ai drejtoi dioqezën e Shkodrës për 29 vjet, ndërsa vdiq në Kuvendin Françeskan të Kastratit më 14 prill 1771.

Këtu jepet lista emnore e familjeve katolike e vitit 1736 në famullinë e  “Kishës së Zojës së Shkodrës” të lagjes katolike Tophanë ku famullitar ka qenë Dom Pal Kamsi. Këto janë nxjerrë nga Rregjistri i pagëzimeve-lindjeve në lagjen Tophanë – Shkoder e vitit 1736 volumi i I° (i parë) që ruhej në Arqipeshkvi në Shkodër  dhe që sot ndodhen në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes. Në Arkivin Qendror Shtetror të Tiranes gjinden edhe Rregjistri i pagëzimeve-lindjeve në lagjen Tophanë – Shkoder i vitit 1760-1777 volumi i II° si dhe të gjithë rregjistrat e viteve të mavonshme.

Kjo listë emnore gjindet edhe në librin dyvolumsh “SHKODRA DHE MOTET” me autor Hamdi Bushati :

Abrashi, Ashiku.

Babi, Belbaqori, Banda, Bardhi, Bashi, Batuçi, Beltoja, Berdica, Bjanki, Bibashi, Bobozi, Bojaxhija, Boriçi, Bushati.

Çapaliku, Çarkaxhija, Çeka, Çoba, Çobani, Çobi, Çurçia.

Dajçi, Daka, Dashi, Dedgudha, Dengilaj, Deniva, Demiri, Dika, Dobraçi, Doda, Dodmasej, Domnori, Drita, Dukagjini, Dushi.

Ejlli, Engjelli.

Galigadi, Gavoçi, Gega, Giadri, Gici, Gjota, Gjata, Gura.

Gjeçi, Gjeloshi, Gjergji, Gjinaj, Gjika, Gjonlala, Gjini, Gjura, Gjurashi (Gurashi), Gozzi (Gjoci), Grashi, Gruda, Guga, Gurakuqi.

Hoti, Hysenaga.

Junki.

Kabashi, Kakarriqi, Kalamashi, Kamsi, Kasneci, Kazazi, Kazena, Kiçi, Kodheli, Koleci, Komani, Kovaçi, Kosmaçi, Krajli, Kraja, Kranja, Krroqi, Kujxhija, Kukli, Kurti.

Lala, Lazri, Leka, Leniqi, Lezhëi, Lindi, Linëza, Logoreci, Lozani, Luka, Lufi, Luli, Llupi.

Marashi, Marjani, Marini, Markiçi, Marku, Matrishi, Mazi, Mazrreku, Melgushi, Memi, Mesi, Midha, Mjeda, Mida, Misloci, Mosli, Muzhani.

Ndoja, Negri, Nënshati, Nikaj, Nikanji.

Paci, Pali, Parruca, Preçi, Pema, Pepa, Pici, Pjetrushi, Pilota, Pistoli, Plauti, Prendçi, Prendanji, Prifti, Pulti.

Radoja, Radovani, Ramadani, Reçi.

Saçi, Saraçi, Sardari, Serreqi, Shahini, Sheldija, Shestani, Shiroka, Shkreli, Shpori, Shkjezi, Sina, Simiçija, Simini, Simoni, Sinadini, Spathari, Stani, Suma.

Tedeskini, Todri, Topalli, Troshani, Toksi, Tuzi.

Vakanji, Valanji, Vala, Vasa, Vasija, Vata, Vala, Vjerdha, Vladanji, Vuçi, Vuka, Vukashini.

Zadeja, Zanji, Zorba, Zojzi, Zuzi.

(Në foto jepet fotokopja e Rregjistrit të pagëzimeve/lindjeve Volumi 2° i viteve 1760-1777 të Lagjes Tophanë në Shkoder e cila gjindet ne Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë).