Legjendari Prek Cali dhe epopeja e luftës në urën e Tamarës ku malësorë u përballën me armiku komunisto-serb

E verteta eshte se në Malesite tona komunizmi nuk gjeti perkrahje sepse ne veri kishte shume mosbesim ndaj komunisteve te Enverit qe ishin aleate me Serbine.  Tradita u kishte mesuar malesoreve qe cka vjen prej Serbie nuk duhet besuar ndaj dhe prej 8 nentorit 1941 deri ne vjeshten e vitit 1944 ne veri ka vetem nje batalion partizan qe vepronte ne Alpet shqiptare…Brigadat partizane ne veri te gjitha kane si date krijimi muajt gusht 1944 deri me 29 nentor 1944 kur eshte krijuar brigada e 27 sulmuese e Shkodres…Kuptohet me rekrutime me force! Por kjo nuk nenkupton clirim,  por nenshtrim! Ne Malsi atje ku komunizmi nuk kishte shkelur akoma,  mbas 1944 vazhdonte lufta për liri. Në Kelmend vepronin çetat e Prek Calit,  me Ded Lulash Smajlin,  Nik Mark Ujkën etj. Në Malësi të Madhe vepronin forcat e Llesh Marashit,  Lul Grizhës,  Pjetër Gjok Bajraktarit,  Caf Smajlit etj,  në Kastrat forcat e Nik Gjelosh Gjekës.   Në malet e Dukagjinit dhe Nikaj Mertur vepronin forcat e Nik Sokolit,  Ndue Palit etj,  po kështu në Shllak etj.   Në Postribë u printe Jup Kazazi, ne Mirdite u rezistonte dera e madhe e Markagjoneve…Ne Lume forcat e Muharrem Bajraktarit…Ne Tropoje te Vjeter, (Gash) partizanet priten me pushke nga familja e pasardhesit e patriotit te madh Ali Ibra…

Me 15 janar 1945 Prek Cali, legjenda e Kelmendit ua vuri pushken komunisteve ne te Ura e Tamares ne Kelmend…U be lufte e pergjakshme mes malesoreve qe mbronin trojet e veta dhe pushtuesve qe vinin nga dy anet, forcat komuniste te Mehmet Shehut qe vinin nga poshte dhe forcat partizane jugosllave qe vinin nga Gucia me urdher te Titos! Prek Cali po luftonte kunder aleances komuniste te internacionalisteve shqiptare dhe armiqve tane shekullore serbeve! …Pra ishte rrethuar nga forcat komuniste te Mehmet Shehut qe hyne ne Kelmend nga Tamara e ne Veri nga forcat partizane jugosllave qe erdhen nga Gucia… U dorezua ne Bese vetem e vetem qe ti shpetonte jeten nje bashkeluftetari te tij qe qe ish djali i vetem e nuk donte qe te shuhej ajo Shpi malesori! …  Para se te pushkatohej Mehmet Shehut me ironi i tha “Pse nuk u bere me ne o bajraktar, se ashtu do ta mbyllte historine e tij me shkronja ari”… Kreshniku Preke Cali iu pergjigj: “Zoteni,  faji bie mbi ju,  se ju u bate aleate me anmikun tone shekullor,  Serbine! “…! Keshtu nisi vrasja e perndjekja e elites sone kombetare, keshtu nisi shperberja e DNA-se sone kombetare nga komunistet qe kishin gati projektet e tyre per krijimin e njeriut te ri… Vritej legjenda Prek Cali, shembull i sojit shqiptar, i shtepise se njoftun dhe i fisit te pare, ne za ne krejt Malesite Shqiptare! …  Nga rrefimet malsore qe pershkruajne Preke Calin si dhe nga disa fotografi qe kane mbetur prej tij, tek ai Burre shtatnalte ishin misheruar vlerat ma te mira te sojit shqiptar, ashtu kishin mujte me u ruejte vetem ne Malesi! I gjate si lis bjeshke, Prek Cali me dukjen e tij deshmonte se ish pasardhes i rodit te Kreshikeve qe gjejme te pershkruem nder Eposin Kreshnikeve! Ashtu si kishte te rralle dukjen ashtu te rralle e kishte edhe mendjen, guximin dhe urtine! Ende kujtohet, urtia e tij, sepse fjala i kishte peshe dhe i zinte vend ne kuvend e te gjithe e degjonin me nderim! Bashke me qumeshtin e nanes ai u mekua me dashurine per token e vet, per trojet qe ja kishin lane te paret.  Gjithe jeten Prekë Cali do te luftonte ne mbrojte te atyre trojeve te shtrenjta ku i kishte shkele kemba ma se pari! U lind dhe u rrit ne kohera shume te veshtira per atdheun, ciklin jetesor te tij e shenjojne dy ngjarje te renda ne historine kombetare! Preka u lind ne vitin 1878 vitin kur u nenshkrua Traktati i Shen Stefanit, traktati famekeq per copetimin e Trojeve shqiptare! Dhe vdiq ne vitin 1945 vit ne te cilin mbi kombin tone pllakosi murtaja e kuqe! Te dy keto fatkeqesi kishin nje burim… Te dyja keto fatkeqesi vinin nga Moska! Qe ne moshe te re luftoi per te mbrojtur trojet e veta nga orekset e shovinisteve serbe, armiqeve tane shekullore qe ishin leshue si bishat per te shkule copa nga tokat tona! Kundershtoi vendimet e padrejta te kancelarive te Evropes, vendime qe u moren ne dam te Shqipnise dhe te trojeve te kombit shqiptar.  Asht proverbiale kembengulja e tij perballe komisionit nderkombetar per caktimin e kufinjve!… Kur Preka porsi Kreshnik rrembeu gurin dhe e mbarti ne shpine deri ne kufinjte qe ja kishte lane baba! Gjithe jeta e tij shkoi me Lufte e perpjekje me armiqte e Kombit tone deri sa u vra nga komunistet ne vitin 1945…

(Marrë me shkurtime nga një shkrim i I. Secit)