Lartësimi dhe shembja e Preng Calit

Nga Kole Juncaj

Preng Cali u lind me 1872 rrjellte nga fisi i pare dhe ishte vojvode ne Selce. Preng Cali nuk mori pjese as ne Kuvendin e Greces me burra te Shkodres dhe Malesise ne krye me Luigj Gurakuqin as nuk u dallu fare ne Kryengritjen e Malesise se Madhe te 1911. Disa te dhena thone se ka marre pjese ne rrethimin e Shkodres me 1912 ne formacione te ushtrise malazeze?

Zanafillja e ngritjes se Preng Calit, duke u tregu ne lartesine e duhur, fillon me 1913 kur rrezistoj vendosjen e kufirit thelle ne brendesine e Kelmendit nga komisioni europian. Aty Preng Cali u tregu i vendosur e sypatrembur duke duke e shty kufirin mbatane kreshtave te Bjeshkeve te Kuqe, i theu qafen edhe nje tradhtari nga Malesia qe vepronte kundra interesave shqiptare brenda komisionit…….

Preng Cali ne te kunderten nuk ishte “team pleayer” dhe nuk binte asnjehere dakord me kreret e Malesise se Madhe deri as me kreret e Shqiperise. Kujt nuk i doli kundra Preng Cali? pothuajse i doli kunder gjithkuj!? doli kundra Fan Nolit, doli kundra Ahmet Zogut, doli kundra Enver Hoxhes dhe me 1943 ne mbledhjen qe u be ne Prrua te Thate doli “sollo” kundra krereve te Malesise (lexoni kujtimet e bajraktarit te Hotit, Mulo Delise) ku Prenka insistonte me kembengulje qe Malesia e tere me i fillu pushken (hook, line and sinker) partizaneve te Enver Hoxhes……..

Me 1943, udheheqesi i cetnikeve malazez, Pavle Gjurishiqi kishte rene dakord per ndihem nga Preng Cali per ta bere Shqiperine e Veriut baze te cetnikeve serbo-malazez. Preng Cali simbas informatave amerikane ishte politikisht ne kundershtim me popullin mysliman te Kosoves dhe Pavle Gjurishiqi e kishte pranuar haptas se e kishte perdor Preng Calin per te shtiekeq e nxite konflikte nemes katolikeve dhe myslimaneve te Shqiperise se Veriut.

Ne te njejten kohe, Preng Cali, e fton oficialin e cetnikeve, Marko Vuceliqin, per nje takim ne Vermosh, te cilin Markoja e ka pranuar. Marko Vuceliqi dergon vellain e tij Tomon per tu takur me Prengen mbi Vermosh. Kapetani i cetnikeve themelon bazen ushtarake ne Vermosh me 1943. Drazha Mihajlloviq, Preng Calit ia vendos rrogen muajore per sherbimin qe u bente cetnikeve e furnizon ate edhe me arme….Preng Cali me ne fund probatinohet me Pavle Gjurishiqin me 25 Janar te vitit 1943. Preng Cali kishte kumbar kunore edhe Novica Mandiqin me origjine nga Kuci i cili mbas Luftes se Dyde promovohet shef i UDB-se ne Mal te Zi me seli ne Titograd…..

Po ne te njejtin vit, 1943 Preng Cali u drejtohet Plave-Gucise me nje kumtese qe mos me i sulmua serbet. Me 1944 eproret e cetnikeve serbo-malazez raportojne Drazha Mihajlloviqin se Preng Cali eshte i dalluar ne perkrahje duke ju ofru cetnikeve – jo vec me sistemimin e tyre ne Vermosh por edhe me pjesemarrjen aktive sebashku me luftetaret e ti ne anen e cetnikeve.

Ne fund te vitit 1944 Preng Cali ishte antar i delegacionit i te derguarit, Pavle Gjurishiq per te diskutuar me qeverine fashiste shqipetare per evakuimin e parrezikshem te cetnikeve neper Shqiperi me destinacion per ne Greqi.

Kur Gjon Marka Gjoni e emerton Preng Calin si pjestar te delegacionit shqiptar, Lubomir Vuksanoviqi ia terheq vemendjen Gjon Marka Gjonit duke llafosur; – Merre kete nga ne, se ai eshte garancioni ma i mire se gjerat do te shkojne mire!.

Me 15 Janar 1945 Brigada e Pare Sulmuese me ne krye Mehmet Shehun nisen per te marre Kelmendin. Forcat partizane ndeshen me ato te Preng Calit ne Tamare. Ne luftimet e para mbeten te vdekur 52 partizane, asnji i vdekur nga forcat e Preng Calit. Mehmet Shehu i mundur terheqet prapa dhe duke zbrite teposhte ndalon me pushu ne shtepine e Kol Macit te Hotit. Kol Maci, Mehmet Shehut me partizane per dreke u pret kaun dhe nemes tjerash i keshillon qe Kelmendin nuk mund ta marrin te gjalle neper Tamare, por duke u sjelle rreth e perqark, Lugut te Shkrelit, Vrrith, Razem, permbas Velecikt ashtuqe mund te zbresin ne Kelmend nga larte…..

Partizanet e sulmuan perseri Kelmendin, por kesaj radhe ashtu si’c i keshilloj, Kol Maci. U bene luftime te ashpra ku gjeten vdekjen 22 luftetare te Preng Calit duke perfshi ketu edhe disa viktima civile. Fille mbas luftes se Kelmendit Gjin Marku deklaroj; – Do ta fshijme Kelmendin nga faqja e dheut, as gjel as pule nuk do te lejme te gjalle. Kurse Mehmet Shehu i tha; Jo! ne Kelmend do te denojme me pushkatim vetem ata te cilet i kane duaret e lyera me gjak!

Preng Cali me ne fund rrethohet ne nje shpelle ne Vukel per nje jave. Ai, Preng Cal, i cili kerkonte lufte me partizane shqiptare e desht ta fuste ne ate lufte edhe mbare Malesine e Madhe, sefundi gjeti te zezen e kokes. Ai thelle nga brendesia e shpelles hyri ne negociata me partizane qe e kishin rrethu cark. Me ne fund ra, u dorezua e kapitulloi….i braktisi shoket ne shpelle e u hodh ne qafe partizaneve, me shprese, per te shpetuar lekuren e vet……

une Kole Juncaj, rrini me shendet.

Marre ne profilin ne Facebook

https://www.facebook.com/kole.juncaj/posts/581488172353552