Kyetari i LDE, Galdini: Shqiptaret dhe SHBA jane bashke per Reformen ne Drejtesi

Ne nje deklarate per shtyp per ceshtjen e Reformes ne Drejtesi, aleati i Lulzim Bashes dhe PD, Arian Galdini, Kryetar i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike shprehet se: “91% e shqiptareve jane pro Reformes ne Drejtesi. 91% a me shume, e shqiptareve jane pro Amerikane. 93% e shqiptarevd e duan edhe integrimin ne BE. Nuk asnje dyshim per kete shumice derrmuese te shqiptareve qe duan nje Reformim teresor dhe thelbesor te Sistemit te rene e te koruptuar te Drejtesise. Kjo shumice derrmuese kerkon qe kjo Reforme ne Drejtesi te sjelle ndeshkimin e te pandeshkueshme, lufte pa kompromis kunder korupsionit, drejtesi per qytetaret shqiptare dhe siguri per partneret strategjike nderkombetare. Gjithashtu kjo shumice derrmuese eshte vendosmerisht pro Amerikane dhd pro Integrimit ne BE. Nuk ka vend nd Shqiperi per te ngritur zhurme e propagande bajate, te ulet, dhe ndarese per shqiptare pro a kunder Reformes ne Drejtesi, per shqiptare pro a kunder SHBA dhe BE. Partite Politike shqiptare qe na kane qeverisur e sunduar ne keto 25 vite, kane shume mekate e pergjegjesi mbi shpine, por ne asnjeren prej tyre nuk ekziston sot nje program, ligjerim, orientim dhe lidership qe ka qendrim te ndryshem nga ai i shumices derrmuese te shqiptareve. Zyrtarisht dhe publikisht, te gjitha partite politike shqiptare dhe lidershipi i tyre jane kthjelltesisht dhe vendosmerisht te deklaruar si pro Reformes ne Drejtesi, pro Amerikane dhe pro Integrimit Europian. Ajo cka po paraqet nje rrezik serioz eshte propaganda qe nxit Kryeministri Edi Rama per te krijuar dy pale ne Shqiperi, palen pro dhe kunder Reformes ne Drejtesi, e si rrjedhoje e ketij intepretimi agjipropist kerkohet te rreshtohen edhe pala pro SHBA e BE dhe pala kunder. LDE distancohet rreptesisht nga kjo loje e felliqur dhe e rrezikshme e agjipropit Qeveritar. LDE deklaron se ne Shqiperi, nuk ka dy pale ne raport me Reformen ne Drejtesi, e as dy pale ne raport me Partneret tane Strategjike, SHBA dhe BE. LDE dhe PD dhe e gjithe Opozita shqiptare, jane te kahershem dhe te qarte e theksuar ne deklarimin e tyre pro Reformes ne Drejtesi dhe pro Partnereve tane Strategjike. Agjipropi qeveritar, po perdor krijimin e dy paleve, per shkak te paaftesise dhe padeshires se Kryeministrit Edi Rama per te bere kompromis, e per tu bashkerenduar e bashkepunuar me Opoziten. Reforma ne Drejtesi eshte nje Reforme e Shtetit per Shtetin shqiptar, per ardhmerine e Shqiperise dhe per rikonfirmimin dhe rifuqizimin e luajalitetit dhe besnikerise se Shqiperise ndaj Partnereve Strategjike, SHBA dhe BE. Mendimet dhe kendveshtrimet e ndryshme, nuk jane pale. Ne nje Tryeze te perbashket per nje Reforme te perbashket, nuk ka kurre pale. Ka mendime dhe kendveshtrime te ndryshme te cilat debatohen, kundershtohen, perplasen, derisa te mberrihet se bashku ne nje rezultat te njehsuar dhe marreveshur. Edi Rama e ka problem mendimin ndryshe prandaj e konsideron dhe quan pale. Kjo eshte ajo qe po ndodh ne keto dite. Edi Rama duke u veteshpallur pala Pro Reformes ne Drejtesi dhe si pala Pro Partnereve Strategjike, synon ta paraqese Opoziten shqiptare si palen kunder. Kjo strategji agjipropi eshte po aq e rrezikshme sa protesta e nje pjese te Shoqerise Civile kunder Ambasades Amerikane disa vite me pare kur behej debati pro a kunder Armeve Kimike. Kjo strategji agjipropi eshte tejet e rrezikshme sepse synin te ligjeroje, legjitimoje dhe instaloje ne Shqiperi, nje realitet kunder Reformes ne Drejtesi dhe kunder Partnereve Strategjike, SHBA e BE. Bejme thirrje qe te behet shume kujdes nga ProReformatori qe tregon me gisht KundraReformatoret. I bejme thirrje edhe Departamentit Amerikan te Shtetit edhe Ambasadorit Amerikan ne Tirane Donald Lu edhe Komisionit Europian edhe Ambasadores se BE ne Tirane Romana Vlahutin, qe te bejne shume kujdes nga ProAmerikani e Proeuropiani qe kerkon pushtet e legjitimitet duke shpallur mendimin ndryshe, Opoziten dhe kundershtaret e tij si Kundra SHBA dhe Kundra BE. Nje agjiprop e loje e tille, mund te buroje nga synime e qellime te felligeshta, per ta ndertuar nje realitet qe nuk ekziston ne Shqiperi. Ne Shqiperi nuk ekziston realiteti kundra SHBA dhe kundra BE. Kujdes nga agjipropi qeveritar per lojera pushteti e meskinitete te uleta qe po perpiqet ta krijoje kete realitet joekzistent.”