Kush janë zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri dhe siguria e ndërtesave?!

Në një kohë kur vendi jonë është goditur nga disa tërmeti, ku më i forti ishte ai i ditës së mërkurë me magnitudë 5.2 në Tiranë dhe në Durrës 5, fika më e madhe ngelet nëse do të ketë të tjera lëkundje.

Sizmologu Rrapo Ormeni në një intervistë për ‘Kjo javë’ në ‘News24’ informoi mbi tërmetin si dhe faktit se sa e rrezikuar është Shqipëria nga ky fenomen. Ormeni nënvizoi disa zona në Shqipëri që sipas studimeve janë aktive ndaj tërmeteve. “BalkanWeb”zbardh të plotë intervistën e sizmologut Ormeni me moderatoren Nisida Tufa.

INTERVISTA
Zoti Ormeni si e përjetuat tërmetin e së mërkurës? Ishin në zyrë në ato momente?

Unë isha jashtë zyrës kur ra tërmeti. Tërmeti me një epiqendër mbi 6 ballë. Ishte i fortë. Magnituda ishte 5.2 ballë. Kur tërmeti është i cekët, dëmet janë më të mëdha, Sa më afër sipërfaqes, aq më afër dëmtimeve të objekteve. Një tërmet me mangitudë 5 mund ta ketë intensitetin 6.

Me çfarë lëvizjesh u shoqërua tërmeti?
Nëse je afër tërmetit, kuptohet që je mbi të dhe lëvizja ndihet nga lartë poshtë. Kjo është edhe arsye se në tërmetet të largëta, efekti ka qenë në lartësitë e mëdha dhe në qytetet që ka ndërtime të larta, siç është dhe rasti i Meksikës. Tërmeti është një ndjesi e frikshme. Sado t’i tregosh një njeri që se ka përjetuar se ndjen dot frikën. Kur ra tërmeti, të gjithë dolën nga zyrat dhe lokalet. Kjo është këshilla, që të dilet nga godinat. Parametrat për ketë tërmet u dhanë brenda 2-3 minutash. Edhe unë si çdo njeri tjetër përjetova frikë. Pas goditjes së parë, 7 sekonda pas tij kishte dhe goditje të tjera. E kuptova se kishim të bënim me tipologjinë e tërmetit kryesor që pasohet me disa lëvizje të tjera. Këto tërmete kanë një formë paralajmëruese. Ky tërmet vjen duke i shuar.

Sa e rrezikuar është Shqipëria nga tërmetet?
Parashikimi është një fjalë e përgjithshme, ka disa aspekte. Ka parashikime afat-mesme dhe afat-gjate. Parashikohen zonat ku bien tërmetet dhe magnitudat. Duke ditur këto bëhet e mundur që të veprohet për mjedisin ndërtimor. Ku është zona aktive, merren masa maksimale për ndërtimet. Në këtë rast nuk kemi probleme me ndërtimet.

A i zbatojnë ndërtimet këto gjëra?
Ndërtueseve u jepet informacione me harta dhe po të zbatohen këto kritere nuk do të kenë probleme. Proceduat ndiqen janë të përcaktuara me ligj. Zbatimi është tjetër hallkë që e ndjek shteti. Në përgjithësi ndërtimet janë serioze pasi dihet se ke të bësh me jetë njerëzish.

Në cilat raste mund të kishim dëme në Shqipëri?
Dëmet fillojnë mbi 5 rihter. Pastaj varet nga cektësia dhe sa afër zonave të banuara. Shkallë më të madhe të dëmtimeve shkaktojnë tërmetit 6 rihter. Mbi 5 rihter nisin dëmtimet, të cilat mund të jenë të konsiderueshme. Zona e Durrësit është një zonë aktive, ka qenë historikisht. Pasi tërmetet shkaktohen nga përplasja e pllakave kontinentale. Tërmete të fuqishme kanë rënë në Shkodër, apo në Durrës shumë vite më parë. Kanë rënë edhe mbi 6 tërmete në Durrës, deri në shekullin e kaluar.

Kur ka qenë një tërmet i ngjashëm në Shqipëri me atë të së mërkurës?
Këto tërmete të kësaj fortësie përsëriten njëherë në 3 vjet. Një tërmet i tillë ishte ai i Belshit në 2014-ën. Po ashtu ishte dhe një tërmet në Leskovik, apo në Theth në 2010-ën, në magnitudë 5.1.

Cilat janë zonat sizmike më të rrezikuara?
Zona e parë është zona e bregdetit adriatik-jonian që përfshihet Vlora, Saranda. Është edhe një brez shumë i fuqishëm dhe aktiv në numrin e rënieve të tërmeteve Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër. Në ketë zonë kanë rënë tërmete të fuqishme. Më pas tërmet tjetër ishte dhe ai i 1967 në Dibër me magnitudë 6.7, ku ka pasur dëme të mëdha.

Çfarë duhet të bëjë në rast tërmeti një individ?
këto janë formate të njohura. Tërmeti zgjat disa sekonda. Instinktivisht duhet të vendosesh poshtë një objekti të fortë, siç është tavolina. Pasi ka kaluar goditja e parë, mund të marrësh veprime. Por varet nga tipologjia e tërmetit. Në momentin që goditja vazhdon, duhet të vendosesh poshtë një objekti të fortë.

Ndalemi tek pasgoditjet. Kanë qenë qindra të tilla..
Që nga e mërkura ka pasur mbi 500 goditje. Fluksi i tyre ka ardhur duke u zvogëluar. Deri sa të çlirohet kjo energji, deri sa të vendoset ekuilibri, do të ketë goditje. Tërmeti ka vijimësi të tij. Dhe pasgoditja kryesore ka një magnitudë kryesore. Nëse kemi të bëjmë me tërmet të fortë, edhe pasgoditja është e madhe.

Me kë është e ngjashme Shqipëria sa i takon rrezikut nga tërmeti?
Shqipëria është pjesë e Mesdheut, si Kroacia dhe Turqia. Por Greqia është më e rrezikuar psh.

http://www.javanews.al/kush-jane-zonat-me-te-rrezikuara-nga-termetet-ne-shqiperi-dhe-siguria-e-ndertesave/