Kush është Nik Gjeloshaj, kryetar me vizion të qartë për zhvillimin e Malësisë?

Kryetar i Komunës së Tuzit, komunës më të re në Mal të Zi, e që është e banuar me shumicë shqiptare, prej marsit të këtij viti është një djalë i ri, i cili i ka tejkaluar paragjykimet të cilat tash disa vite me rradhë kanë penguar mjaft në konsolidimin e partive shqiptare të cilat veprojnë në këtë trevë. Ai në zgjedhjet lokale që u mbajtën këtë vit në Malësi, fale angazhimit të tij dhe disa bashkëpuntorëve të ngushtë, arriti që ta unifikojë faktorin shqiptar në Tuz dhe të fitojë në zgjedhje, ku tani ata në parlamentin lokal kanë shumicën dhe pushtetin. Krahas angazhimit të tij në futjen e gjuhës shqipe në administratën e re të kësaj komune, ai po angazhohet edhe në zhvillimin ekonomik të kësaj treve mjaft të lënë pas dore nga partia në pushtet që nga fillimit e pluralizmit. Po kush është ky i ri. Kryetari i Komunës së Tuzit është Nik Gjeloshaj, i cili lindi më 12 nëntor në vitin 1979. Nika, si edhe shumë të rinj nga Tuzi, arsimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në vendlindje, kurse studimet i vazhdoi në Kosovë. Ajo që ndoshta e veçon këtë djalosh shtatëgjatë, malësorë tipik, është se që në kohën e studimeve ishte i angazhuar në organizata studentore, organizata të cilat ndër tjera kishin synim përmirësimin e statusit të shqiptarëve në Mal të Zi si dhe rikthimin e Komunës së plotë për Tuzin e Malësinë. Mbas përfundimit të studimeve, Nika një kohë punoi si mësimdhënës në gjimnazin e Tuzit. Pasi që puna në arsim, edhe pse si i ri e kishte prioritet, nuk i kënaq nevojat e tij ,sepse ishte shumë më abicioz në profesionin e tij, kështu që ai kalon në një degë tjetër i cili me shumë përkushtim e themelon  një biznes të tij privat, që nga viti 2000. Krahas këtij biznesi mjaft të sukeseshëm dhe fitimprurës, ai i rikthehet angazhimit në politikë, respektivisht synimeve të tij nga ditët studentore, përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi dhe rikthimit të statusit të Komunës së Tuzit. Nika angazhimin në politikë e fillon në Iniciativën Qytetare dhe më vonë në Alternativën Shqiptare, i cili pas agazhimit të tij dhe ekipit që zgjedh ai, arrin mjaft sukses si gjatë fushatave zgjedhore, ashtu edhe pas dhe fiton simpatinë e shumë malësorëve, si në vend ashtu edhe në diasporë. Ai aktualisht mban edhe pozitën e Kryetarit të kësaj partie politike, lidere e partive politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi, Alternativës Shqiptare. Ndërkohë, pas hyrjes së kësaj partie në kolacionin e gjerë në pushtet, pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi,  Gjeloshaj për një kohë të caktuar me sukses ushtroi detyrën e zv/ministit të arsimit, deputetit në Parlamentin e Malit të Zi si dhe Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e administratës publike. Duhet cekur se derisa kryente detyrën e të zgjedhurit nga populli në Parlamentin malazez, ishte zëri i vetëm që ndjehej dhe ishte gjithnjë kundër çfarëdo vendimi që tentohej të sillej në dëm të shqiptarëve, e një nga rastet që bëri bujë në hapsirën politike si shqiptare e malazeze, por edhe në skenën ndërkombëtare, ishte rasti i Fjalorit të Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve, sepse në disa pjesë fyente shqiptarët. Gjeloshaj, si shenjë proteste ndaj përmbajtjes së këtij Fjalori, ku pas këtij reagimi  kjo pjesë e fjalorit edhe u tërhoq, respektivisht pjesa kontestuese, ai në fillim publikisht e shkeu e pastaj edhe e ricikloi atë. Atëkohë, pra në vitin 2016, Gjeloshaj tha se këtë veprim e ka bërë në emër të të gjithë shqiptarëve. “Popullin që unë përfaqësoj, ky Fjalor nuk e fyen vetëm në  baza kombëtare, por edhe në baza fetare. Ne kurrë nuk kemi thënë se diçka do të djegim, kjo nuk është mënyra e veprimit tonë politik. Kjo është mënyra e veprimit të autorëve të këtij teksit. Ne do t’i bashkangjitemi aksionit global, që do të thotë reciklim të të gjithë asaj që nuk është për përdorim. Në emër të popullit shqiptar kudo që të ndodhet tani unë do ta recikloj këtë fjalor”, deklaroi atëbotë Gjeloshaj.  Ai konsideron se pasi që jemi edhe në prag të zgjedhjeve parlamentare (viti 2020), faktori shqiptar në Mal të Zi duhet të marrë modelin e Malësisë, pra ai duhet te bashkohet edhe në zgjedhjet parlamentare, nëse duan të arrijnë diçka. “Nëse do të ketë më shumë shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi, mund të arrihet diçka për shqiptarët”, ka thënë ai.

Është i martuar; është baba i katër fëmijëve.

Zani i Malsise