Kur t’duhet me e ble turpin me çmimin e kombit tand

Nga Albert Vataj

Ka do dit’ qi ka rrok interesimin e opinionit publik nji gjam, nji prej njatyne zezonave qi i jan gërmush e dendun n’trazim, identitetin ton’ kombëtar. N’se t’jerve u duhet, e kureshtja i nguc, me u ba me dije, se cili ka ngjy g’juhën n’njat helm, mu më duhet me i than dy fjalë për gjestin. S’po due me u marr me emna t’përvetshëm, as po drue kurrnjigrim për kurrnjenin prej tyne, por m’trand njaj akt turpi qi ka thirra ata njizashwm si n’nji ceremonial solemn. Na nuk kena shum’ gjana, por njata qi kena, tue na i lan amanet t’parët ton, duhet me mëkue me shpirt e mbrojt me jetë, n’se s’kem sos me ikë k’so bote t’marruem e sh’nderue.

Presidenti legjendar amerikan, Kenedi ka than: “Mos prit se ç’ka ban kombi për ty, por ç’ka ban ti për te”. E n’se dikujt i asht dasht me e shit nder e erz, t’kombit t’vet, për pare, kjo mundet me ken ç’ka ata kan zgjedh me ba për te… e me ken t’nderuem?!. Anipse ata do kishin me ken kundra P. Buast, sipas t’cillit: “Njerzit qi mendojnë se paret mundet me ba gjithçka, ata jan gati t’bajn gjithçmos për pare”, prep e gjejn t’përligjun aktin e tyne t’poshtnimit. N’fund, t’fundit ne t’tetan jena t’shitun, e s’kena dert n’se në këtë dallavere e turpi, me m’shirue edhe gjanat e shenjta, gjithmon n’se kombi ka mujt me mbet diçka prej besimi t’nalt në vetëdijen e dikujt.

Kurrë nuk i kan mungue kësaj toke njata gjakprishun, njata përmjerrje identiteti. Gjithher’ njiktij trualli t’mjer i asht dasht me durue ma shum’ plagën e vet se t’hujit. E shiten e blen, tok e nder, si tue ken nji plaçk. Ban pazar me te, njat’her kur derdhej gjak e lot me e mbrue e me gatue krenueshëm këtë truall. E shesin edhe sod, pa u ndi as në faj e pa pas as pendim, ngase ata n’gjithçka qi besojn, asht njajo qi mundet me ken për ta gjithçka, parja.

Nuk u ra me e shit komb e flamur, djep e vorr, njata qi përpëliten çdo ditë për kafshatën e gojës, tue u m’shirue prej turlilloj maskarai e dallaveraxhiu, pushti e perversi, legeni e frikacaku. Por u ra me e shit njata, qi s’din ku me i çue paret qi kan, e ç’ka me ba me pasunin qi kan vu, me poshtërsi e maskarallëk.

Ani bij të kësaj toke jan edhe njata. Gjinin e njatyne nanave hekakeqe kanë pi, e me djersën e këtij dheu kanë mylmye bukën. E sod tue guxue me shkel njat kafshat t’idhët, e me e ba haram njat gji, duen me i pa hajrin pars s’huej, lekut s’turpit, pasunis s’sh’nderimit.

E megjithatë ata nuk jan tue e vra mendjen se qysh i vehet bishti e qysh i heket, njikësaj dallavereje. E kanë ba, e bajn, e kan me e ba. N’kyt mes nuk ka as nder as lavdi, ka veç qar. Duen me i’a pa hajrin vedit e me i ken borxhli atdheut njikshtu, ndoshta jo siç duhej, por gjithsesi, zeja e tyne njaja asht, me shit e me ble.

Sod, njata qi shesin moral e thurin hymne, njata janë t’parët qi i fusin thonjt n’fyt e i’a ngulin dhambët këtij kurmi t’ndishëm, kësaj toke hekash e idhnimi. Sak, njata jan’ zani e figura, e tash mileti po duhet me i pranue se jan edhe ndera e erzi, qi shitet te njata, qi tan jetën e tyne kanë plaçkit e dhunu, kanë masakrue e poshtnu, s’jan ngi me na vu shkjelmin n’fyt.

N’fund t’fundit nëse atdheu nuk mundet me ba gja për ty, ty t’lypet me kërkue e me gjet, se si me i’a pa hajrin përkatsis tande naciolane, kjoft edhe tue e shit ate, paguesit ma t’par, apo atij qi nep ma shum’. Por njikët marre munden me e ba njata qi e kan n’gjak, njata qi kurrgja nuk i lidh me ç’ka ata janë si përkatsi kombëtare.

Gjithsesi, për mue qi nuk pata “fatin” me ken i shtruem n’kyt gosti, asht e leht me fol, me ba me faj, me dhan moral. Por, kur asht tue ken ma e leht për njata, qi hangrën bukën e marres, e banen pasunin e turpit, at’her asht ç’ka asht. Sepse jan sall njata qi çojnë zanin nalt, ndigjohen, nderohen, njata qi nuk e kanë për gja me hangër njaty ku përmjerrin.

Sa i hueji erdhi e shkoj këtij trualli, s’pati çajre pa e hedh farën e vet. Erdhi e shkoi, për të mbetun pjell e këtij barku e vërshim gjakprishun e kësaj limfe.

Na kena pas fatin e keq me ken komb i vogël e t’lakmuem e t’kafshuem prej hijenave t’historis, por ky djep ka përkund njasi pjelle qi me ta duen me u nderu kombe të mëdha e qytetnime t’hershme. Për njikët truell janë përpjek, kan’ ba, e sakrifikue njasi burrash e grash qi kan mujt ma mir’ me pa punën e tyne, se sa me u fut ndër telashe e trazime, por kan zgjedh me luftue, para se me ik, kanë preferu më e dasht tokën amë, me ba për te si për fëmijën e vet. E, asht njaj amanet qi ata lan, qi sod do kurrkushi po e shkëmbejnë me para, me privilegje e me përfitime.

…M’kishte anda me e shkrue njikyt kumtim n’njat g’juh, me t’cillën ka shkrue, kendue e kushtrue, njata bij nanash. qi e deshën kyt tokë dhe e naltuen kyt amanet. n’jat qiell qi na ban krenar qi jem shqiptar.