Kur Sali Berisha ishte mjek, fotoja e rrallë mes profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë

Edhe pse ka pasur një jetë të gjatë politike, të gjithë  e dinë që ish –kryeministri Berisha dikur ka qene një  nga mjekët me të njohur të vendit.

Kjo foto, postuar nga gazetari Adi Darsi në faqen e tij në Facebook, shfaq anën tjetër te Berishës, për ata që nuk e kanë njohur. Ish-kryeministrin Berisha mes profesorëve dhe mjekëve të njohur në fakultetin e dikurshëm të Mjekësisë.

Në pamje duket një staf pedagogjik ku mes tyre gjendet Sali Berisha dhe kardiologu i ndjerë Ylli Popa.

“Foto e viteve 80. Profesorët e Fakultetit te Mjekësisë në UT. Mes tyre Ylli Popa e Sali Berisha,” shkruan gazetari bashkengjitur fotos.