Kur Fuqitë e Mëdha evropiane zgjodhën Vidin për të qeverisur Shqipërinë e re të pavarur

Portret zyrtar i Princ Wied-it, 1914
Princ Vidi…u mundua per aq sa mundi te bente per Shqiperine ”Shtet” me ”dinjitet”…u largua kur kuptoi se ishte e pa mundur te ”qyteteronte politiken” shqiptare…nderkohe qe fqinjet tane ne te njejten situate si tonen me Princ Vidin…edhe greket me po nje tjeter princ gjerman…por munden te bejne e ndertojne Shtetin e tyre…te fitojne ”dinjitetin” e lashtesise e modernitetit njekohesisht…

29 korrik 1913, fuqitë e mëdha bien dakord që Shqipëria të vendoset nën sovranitetin e princit gjerman Wilhelm Friedrich Heinrich (shqip Princ Vidi ose Princ Vilhelm Vidi).  Gruaja e tij, princesh Sofia e Saksonisë (1885-1936) rridhte nga familja  e njohur Gjika me origjinë shqiptare. Mbretëresha Elisabeth e Rumanisë, kur mësoi se Fuqitë e Mëdha, ishin në kërkim të një aristokrati si mbret të Shqipërisë, përdori ndikimin për të emëruar nipin e saj, Vidin në këtë post. Përfundimisht Fuqitë e Mëdha evropiane – Austrio-Hungaria, Britania, Franca, Gjermana, Rusia dhe Italia – zgjodhën Vidin për të qeverisur Shqipërinë e re të pavarur. Njoftimi u shpall zyrtarisht në nëntor 1913 dhe vendimi u pranua nga Ismail Qemali, kreu i qeverisë së përkohshme në Vlorë. Në vitin 1913, evropiano perëndimorët e konsideronin Shqipërinë një vend të varfër, pa ligje, të prapambetur;  shtypi francez i referohej Vidit si “le Prince de Vide”, që do të thotë “Princ i Zbrazëtisë”. Vidi dhe gruaja e tij, princesh Sofia mbërritën më 7 mars 1914 në Durrës, ku u pritën me entuziasëm të madh, festimet zgjatën rreth 1 javë. Por me Shqipërinë në gjendje lufte civile që nga korriku 1914, me Greqinë që kishte zënë jugun e vendit, dhe me fuqitë e mëdha në luftë me njëra-tjetrën, regjimi i Vidit ra, dhe princi u larguar nga vendi më 3 shtator 1914. Vidi shkoi fillimisht në Venecia, pastaj u kthye në Gjermani si kapiten në ushtrinë perandorake me emrin e luftës, “Konti i Krujës”. Pas luftës, Vidi ende ushqente ambicje për t’u rikthyer në Shqipëri, pavarësisht se Gjermania kishte dalë e humbur nga lufta. Shpresat e Vidit morrën fund më 31 Janar 1925 kur Shqipëria u shpall zyrtarisht republikë me president Ahmet Zogun, më pas mbret. Princi Vidi vdiq me 1945 në Predeal, Rumani, në moshen 69 vjeçare, duke lënë djalin e tij, princin Karol Viktor, si trashëgimtar të pretendimeve për fronin shqiptar.