Kur do ja kthejne malsoret borxhin Gjergj Fishtes

Nga Ramiz Lika

Poeti i madh shqiptar Gjergj Fishta aksionin e kryevepres se tij e vendosi ne treven e Malesise se Madhe. Edhe kur personazhet dalin nga ai mjedis e shkojne ne Londer, Moske apo Stamboll, qenderen e gravitetit ne Malesi e kane. Personazhi Malesi tipizon personazhin Shqiperi. Para se te hidhte ne leter ate poeme – epope, autori u mendua shume. Teatrin e ngjarjeve te poemes duhej ta vinte ne nje truall ku ishin te koncentruara te gjitha karakteristikat e kombit Shqiptar. Ai mund ta vendoste ate edhe ne Zadrimen e tij, por parapelqeu Malesine e Madhe, sepse nje veper e madhe si ajo e kishte vendin ne ate treve qe populli vete e kishte quajtur ‘’e Madhe’’ jo per hapesiren qe ze, po per virtytet e medha qe zoteron. Zhvillohen ngjarje dramatike ne Europe, ne Ballkan, kalojne ne trojet shqiptare, por, kur vine ne kufijte e Malesise, epizmi merr pamje tjeter. Poeti e ndal frymen se bashku me zana e dragoj, ne Deciq e ne Velecik, kur shfaqen heronjte olimpike shqiptare. Leket e Hotit. Autori i krahason ata me te drejte me Agamenonin, Hektorin, Diomedin. Kur shfaqen Leket me madheshtine e tyre, poeti terheq vemendjen me asklamacionin e tij te fuqishem. Hej, i Madhi Zot, te kjosha fale ! Ngadale, na thote ai, ketu eshte gjithcka ndryshe, trimeria, burreria dhe gjithcka tjeter eshte heroike. Ketu e ka djepin legjenda e Beses, legjenda e Fjales se Dhene, me te cilat mburret i tere kombi shqiptar. Bujaria, mikpritja, dashuria, emancipimi i gruas jane te nje niveli qe kane terhequr gjithnje vemendjen e dijetareve te huaj. Ne kete treve e ka djepin edhe eposi i kreshnikeve. Malesia shkonte atehere deri ne Jutbine. Eposi i kreshnikeve qendron i denje prane epeve te popujve te medhenj. ‘’Mahabharata’’ dhe ‘’Ramayana’’ e Indise ‘’Kenga e Nibelungeve’’ te Gjermanise e te tjera edhe pse jane botuar disa shekuj para eposit te Shqiptareve, nuk jane me moshe me te madhe. Perkundrazi.
Ka pasur studiues qe thone se virtytet e Malesise, si besa, burreria, mikpritja jane elemente te nje populli primitiv, se Malesia erdhi ne shek. XX me karakteristikat e rendit fisnore, se atje nuk hyne shkolla, elektriku dhe elemente te tjera te qyteterimit. Eshte e vertete se armiqesia shekullore me sllavet dhe turqit i beri malesoret te qeneronin te izoluar e te mos ndesheshin as me ato elemente te paketa te qyteterimit qe u duken ne Shqiperi. Eshte e vertet se kure bota e qyteteruar perdorte detergjente te cilesive te larta, grate malesore nuk kishin as sapun rrobash, por i zienin teshat ne hi dhe i shplanin duke i rrahur me lesa druri. Eshte e vertete se shume familje jetonin ne shpella apo edhe kasolle e kulla qe per nga ‘’komoditeti’’ nuk dalloheshin me shpellat. Por intelektualet shqiptare dhe te huaj, si Gjergj Fishta, e dinin se asnje etni ne ate stad zhvillimi qe ishte Malesia e Madhe nuk i kishte pasur ato virtyte. Tashme njohim jeten e fiseve nga me primitivet, sic jane acteket, indigjenet, e Amerikes, fiset e famshme Zululu, Mabu, Niam, Mokololo, Bartok, Vuazhizhi e shume te tjera. Sigurishte Malesia nuk ishte ne ate stad zhvillimi, por po marrim ekstremin per t’iu thene atyre studiueseve se virtytet e malesorit jane jo te nje populli primitiv, po te nje populli te virtytshem, te cilin e beri te tille vete mjedisi ku u lind dhe farketua karakteri i malasorit. Malesia e Madhe nuk eshte e tille vetem ne hershmeri, Ne Deciq te Malesise se Madhe u ngrit flamuri shqiptar per te paren here pas 450 vjet roberie turke, u ngrit flamuri kombetar jo me dekrete e kompromise politike te Turqise me fuqite Europiane, por me gjakun e Lekeve te Malesise. Kur Malesia u ndesh me pushtuesin austro – hungarez, u trondit shume nemceliu aq sa beri pyetjen qe mbeti ne histori ‘’Sa milion eshte Lohja’’ Po lufta kunder serbeve ne vitin 1920 Jemi mesuar te degjojme per Luften e Vlores ne ate kohe, per Selam Musain e Zigur Lelon, kurse epopeja e malesoreve te Koplikut mbeti ne hije edhe sot e kesaj dite. Jane lene ne harrese trimat olimpike Oso Kuka, Dasho Shkreli, apo Gjeto Daka, te cilin populli e ka quajtur Gjeto Flaka, se flake i dilte nga goja kur qellonte mbi armikun.Thone se luftetari i Laberise. Selam Musai e kapi topin nga gryka, por eshte harruar luftetari i Hotit qe e vrau armikun pasi kishte vdekur dhe populli jo me kote thote ‘’ Ndihma e zotit e pushka e te t’ Hotit’’ Gjergj Fishta i dinte te gjitha keto, ndaj pikerishte per kete e zgjodhi Malesine e Madhe si terrenin e ngjarjeve te poemes se tij te famshme. Me c’fare ngarkese emocionale dhe estetike eshte perdorur fjala ‘’Lahuta’’ Nje instrument i perbere nga druri lekura e bagetise dhe bishti i kalit, nje instrument i vjeter sa vete Malesia. Ne ate bisht kali u interpretuan ne shekuj kenget e Mujit e te Halilit, te cilat mjerisht u mbyten nga superstrsti turk qe u shtri edhe mbi Jutbine e Dalmaci, ku jetonin shqiptaret atehere te pa sllavizuar. U orjentalizuan emerat e shume heronjeve, u futen edhe shume elemente te tjere, por megjithate Eposi mbeti prape autokton, prape madheshtore, prape malesore dhe shqiptare.Lahuta dhe Malesia nuk munde te qenderonin te ndare, ndaj Homeri shqiptar e titulloi Iliaden e tij ‘’Lahuta e Malcis’’. Edhe pse nuk ishte malesore, ai sherbeu e jetoi ne Malesi, dhe e ka studiuar aq thedhesisht, eshte futur aq shume ne indet e jetes se saj, sa te mahnite. Asnje figure malesori ne poeme nuk eshte e trilluar, sic ka ndodhur ne vepra te ketij dhoji. Edhe personazhet mitike nuk i ka trilluar, por i ka paraqitur ashtu sic i besonte populli e sic i trajtonte ai. Krahas zanave, shtojzavalleve, dragojve e kulshedrave qendronin Oso Kuka, Dede Gjo’ Luli, Marash Uci, Cur Ula, Dod Preci, Marash Vata, Cul Patani e Bec Patani, Kerni Gila e Kacel Doda, Cun Mula, Llesh Nike Daka, Smajl Mustafa, Sokol Baci, Nike Gjelosh Luli, Dede Coku e shume e shume te tjere. Nje galeri e tere personazhesh te permendur jo vetem me emera, por edhe te individualizuar, duke evidentuar tek ata cilesite qe i bashkonin ne ate moment historik. Mbi te gjitha autori, sic eshte e natyrshme per momentin ve ne pah trimerine, e cila arrin ne legjende. Te gjithe shqiptaret jane trima, jane heronje, por kur vjen fjala per malesoret, poeti i percjedhe me emocione te vecanta. Sic ndodh edhe ne kenget e Gjergj Elez Alise, malesoret nuk jane trima te marre. Me pare jane
diplomat pastaj luftetare. Per ta bere sa me autentike, sa me malesore vepren e tij autori ka depertuar thelle ne labirintet e minieres se pasur gjuhesore, folklorike, etnike, mitodologjike te treves.Autorot nuk i ka shpetuar edhe nje aspekt tjeter dhe shume interresant e me interres sic eshte Roli i gruas ne jeten e Malesise se Madhe. Ne etnite e tjera perreth sidomos ne Shqiperin e Verilindore e te Mesme gruaja trajtohej si skllave e vertete. Ajo nu kishte te drejte te rrinte ne oden e burrave, te kuvendonte me ta, te luftonte me arme ne dore. Ajo duhej vetem te punonte e te rriste femije, pra dallohej fare pak jeta e saj nga e mushkes. Krejt ndryshe ndodhte ne Malesine e Madhe, ku gruaja i gezonte shume te drejta si burrat jo vetem te luftonte me arme, po edhe te konkuronte me bukurine e saj. Jane te njohura logjet ne kroje, ku rreshtoheshin nuset duke bere tere tualetin e kohes dhe cmoheshin nga juria e perzgjedhur – popull. Nusja me e bukur kendohej per bukurine e saj ne nje kenge qe fillonte me vargjet klishe ‘’Cohet deti hova – hova’’. I gjithe ky aspekt eshte pasqyruar edhe ne poemen ‘’Lahuta e Malcis’’, por meqenese vepra pasqyron kolozionin e madhe te luftes edhe gruaja pershkruhet krejtesishte si luftetare. Keshtu ne kengen ‘’Tringa’’ trajtuar ne frymen e baladave malesore, shohim personazhin me te njejtin emer tek pret vellane e vet qe ia kane vrare shkiet. Vellai i ka thare zemren po ajo s’ka kohe te qaje. Me pare ajo do te kryej detyren qe ka te barabarte me burrat. Merr huten e del ne oborr. Shkijet mesyjne ta kapin e ta bejne robine, por i pari qe provon ta preke, ftohet nga plumbi i trimereshes. Kallen flake novicat e peticat e Karadakut dhe vasha perballohet rreptas me armet e shumta.
Edhe vasha n’kam asht cue
ndihmo, Zot! Shejti Shen Ndue!
Ajo lufton me terbim, merr gjakun e te vellait, por shkijet jane te shumte dhe te armatosur mire. Ata, me ne funde, e vrasin Tringen. Dhe kenga mbyllet me vargjet.
Dekun ne’ toke bjen Tringa e mjera
shtatin n’ oborr e kryet te dera
molla e faqes krejt n’ gjak la
Edhe dielli dheut i ra
Gjalle, por, Tringa n’ dor t’ shkjaut s’ ra.
Per ta dhene sa me autentik portretin e Malesise se Madhe ne poeme autori ka bere nje pune te jashtezakonshme edhe sa i takon gjuhes se folur. Homeri shqiptar beri shume per Malesine e Madhe. Deri me sot ‘’Lahuta e Malcis’’ eshte pa dyshim permendorja me e madhe qe I eshte ngritur kesaj krahine, duke treguar artistikisht se ajo eshte nje Visar Shqiptarie.