Kuqezinjtë përballje epike në Marsejë, humbja fatale, mallkim i minutave të fundit

Krenaria e shqiptarëve, shkëlqen falë futbollit

Nga Fillippo Conticello*

tumblr_o8tvdhiGic1vqb7ufo1_1280Në stadiumin e vjetër të katandisur në një lager mungonte ushqimi dhe ajri, por jo shpresa: njerëz të lënduar ëndërronin Italinë, Europën, dhe tani që e kanë arritur mund të kthejnë kokën pas. Shqipëria e De Biasit sot sfidon francezët pa frikë: për tifozët e shumtë përreth nesh, është koha e krenarisë. Por edhe e kujtimeve: jetojmë në 25-vjetorin e fillimit të emigrimit të shqiptarëve drejt Italisë. Në atë verë të vitit 1991, dëshira për liri ishte më e fuqishme se sa frika nga automatikët: anije të stërmbushura me qenie njerëzore mbërritën në Pulia, por në zemrën e të gjithëve ka mbetur ajo që zbarkoi në Bari në 8 gusht. Anija “Vlora”, e prodhuar në vitet gjashtëdhjetë, është plot e përplot, deri në mbytje. 20 mijë vetë ëndërronin Tokën e Premtuar, por përfunduan të burgosur në Stadiumin e Fitores. Deri një vit më herët, atje luante skuadra e Mattareses: një fushë futbolli e katandisur në një kamp përqendrimi.

France's forward Olivier Giroud (L) and Albania's defender Mergim Mavraj vie for the ball during the Euro 2016 group A football match between France and Albania at the Velodrome stadium in Marseille on June 15, 2016. / AFP / ANNE-CHRISTINE POUJOULAT        (Photo credit should read ANNE-CHRISTINE POUJOULAT/AFP/Getty Images)

France’s forward Olivier Giroud (L) and Albania’s defender Mergim Mavraj vie for the ball during the Euro 2016 group A football match between France and Albania at the Velodrome stadium in Marseille on June 15, 2016. / AFP / ANNE-CHRISTINE POUJOULAT (Photo credit should read ANNE-CHRISTINE POUJOULAT/AFP/Getty Images)

Bluza e kuqe
Me mbylljen e dyerve, impianti u rrethua për ditë të tëra dhe ata më të dhunshmit, mbajtën si pengje familjet paqësore. Një 24-vjeçare e sapodiplomuar në Ekonomi gjeti një varkë për të ikur dhe bashkë me të shoqin zbuloi qytetin e saj të ardhshëm: “U kapëm në një litar vetëm e vetëm që të hipnim në atë anije në Durrës, dhe në Bari u gjendëm të vetëm, pa pasur asgjë”, rrëfen Eva Karafili. Më pas erdhi mikpritja e një gruaje bareze, një prej të paktave pa paragjykime, punët e para si klandestine dhe dinjiteti i rindërtuar copë pas cope. Prej vitesh është përkthyese dhe kujdestare dhe do të rikthehet të veshë bluzën kuqezi. “E veshim të gjithë në familje, edhe qeni: ky nuk është futboll, por i jep një kuptim asaj tragjedie”, shton e prekur. Në anijen Vlora ishte edhe balerini i talentuar, që më pas u shndërrua në një hero për bashkëkombësit e tij. “Për fat janë kohë të largëta dhe jemi rritur të gjithë – thotë Kledi Kadiu, ish- ylli i emisionit Amiçi. Tani përulemi para flamurit dhe ëndërrojmë që të mundim francezët”. A do të jetë dakord bashkëshortja e tij, Charlotte, kërcimtare në Lion?

MARSEILLE, FRANCE - JUNE 15:  Blaise Matuidi of France and Amir Abrashi of Albania in action during the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Albania at Stade Velodrome on June 15, 2016 in Marseille, France.  (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

MARSEILLE, FRANCE – JUNE 15: Blaise Matuidi of France and Amir Abrashi of Albania in action during the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Albania at Stade Velodrome on June 15, 2016 in Marseille, France. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Bearzot Dhjetëra-mijëra disa muaj më herët edhe në Brindizi: erdhën të dëshpëruar dhe sot shkojnë në Shqipëri si turistë. Si italianë. Erion korani ishte një ushtarak 18 vjeçar dhe ndonëse nuk qëlloi mbi vëllezërit, mori pjesë në eksodin e parë biblik: “Me të mbërritur u hodhëm në ujë, përreth meje pashë kufoma, jam me fat që jam gjallë”. Grupi i tij u dërgua në Trentino, ku hodhi rrënjë edhe falë një topi: “Një ditë, disa të rinj italianë donin të luanin, u dëfryem, dhe kuptuan që jemi njësoj”. Sot punon në komunë në Riva del Garda, në Trento, me një siguri më shumë: “Mjaft me turpërimin, futbolli na thotë që jemi vërtetë europianë”. Ndërkohë në Milano ka gjetur ishullin e tij Astrit Çela: është i angazhuar në Dhomën e Tregtisë, por dikur rrezikonte lëkurën njësoj si Korani. Në Shqipëri jepte mësim frëngjishten edhe pse gjuha që ka për zemër është një tjetër: “Kam mësuar italishten me Bruno Pizzul dhe emisionin 90simo minuto”. Tek përshkoja detin imagjinoja Juven dhe të kaltrit”. Në Itali ka sjellë dëshirën për të shkuar përtej një nofke fituese. “Ngaherë kam qenë Bearzot sepse i thërras miqtë e mi si kampionët e botës: Rossi, Cabrini, Tardelli…”. Edhe ai ka fituar dy siguri, pas vitesh me vuajtje: “Është bukur të jesh shqiptar dhe kemi trajnerin më të mirë në botë”. De Biasi nuk ka nevojë për këshilla, as nga Bearzot. *Gazzetta dello Sport

during the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Albania at Stade Velodrome on June 15, 2016 in Marseille, France.

during the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Albania at Stade Velodrome on June 15, 2016 in Marseille, France.

De Biasi: Fushës ne i dhamë gjithçka që mundëm e kishim

Pas humbjes dëshpëruese dje në Marsejë me ekipin kombëtar të Francës, trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka folur për median. Trajneri i kombëtares u shpreh se ekipi ynë bëri një lojë shumë të mirë, por në fund humbi. Duke shtuar se lojtarët janë me moralin poshtë, porse ai u ka thënë që të mos e lëshojnë veten. “Pashë entuziazmin e lojtarëve kundërshtarë kur bënë gol, sepse edhe ata nuk e besonin. Këtë natë, ne vendosëm në fushë gjithçka që mundëm dhe kishim. Në pjesën e dytë e kishim mundësinë dhe mendoj se meritonim më shumë. Në dhoma u thashë lojtarëve se bëmë ç’mundëm dhe nuk ka pse të mërzitemi. Tani është ndeshja e fundit me Rumaninë dhe të gjejmë golin që ende nuk e kemi gjetur në këtë Europian. Të mundohemi të luajmë me cilësinë më të mirë”, u shpreh De Biasi. Duke përfunduar se lojtarët bënë një ndeshje të mirë. “Sot pashë një skuadër që e tregoi se e meriton të jetë këtu ku është. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë”, konkludoi trajneri i kombëtares shqiptare. Duke pranuar në këtë mënyrë faktin se përfaqësuesja e vendit tonë zhvilloi dje një lojë super, pikërisht në shtëpinë e pretendentëve, edhe pse humbi në fund të saj. Por gjithsesi, trajneri i kombëtares shqiptare ende shpreson …

during the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Albania at Stade Velodrome on June 15, 2016 in Marseille, France.

during the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Albania at Stade Velodrome on June 15, 2016 in Marseille, France.

Mediat e huaja: Kualifikim me dhimbje i Francës!

Fitorja e Francës në kohën shtesë ndaj Shqipërisë është komentuar gjerësisht nga mediat ndërkombëtare. Shtypi francez foli për kualifikimin “me dhimbje” në minutat e fundit, ndërsa media angleze dhe italiane kanë pasqyruar në titujt e tyre dy golat e Grizmanit dhe Pajes.
Ja disa nga titujt e mediave ndërkombëtare:
– “Franc Futboll” lajmëron kualifikimin e Francës me titullin “Blutë kualifikohen, por me dhimbje”.
– Ndërsa “L’Equpie” ka vendosur titullin “Më e mira për në fund”.
– “Gazzeto.it” e hap me titullin “Grizman dhe Pajet shënojnë në fund, Francë-Shqipëri 2-0”.
– “The Guardian”: “Golat e vonuar të Grizman dhe Pajet çojnë Francën në 16-tshe”.
– “The Sun”: “Francë 2-0 Shqipëri , Grizman dhe Pajet janë heronjtë e organizatorëve të “Euro 2016”.
– “Corriere dello Sport”: “Franca në ekstrem, mund Shqipërinë 2-0 dhe fluturon në raundin tjetër”.
– “La Repubblica”: “Shqipëria dorëzohet në fund, Franca kalon në raundin tjetër”.

MARSEILLE, FRANCE - JUNE 15:  Dimitri Payet of France takes on Arlind Ajeti of Albania   during the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Albania at Stade Velodrome on June 15, 2016 in Marseille, France.  (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

MARSEILLE, FRANCE – JUNE 15: Dimitri Payet of France takes on Arlind Ajeti of Albania during the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Albania at Stade Velodrome on June 15, 2016 in Marseille, France. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps: Përgëzime Shqipërisë, luajti me shpirt

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps në një konferencë për shtyp pas fitores ndaj Shqipërisë tha se ishte i kënaqur me fitoren e ekipit të tij dhe 3 pikët e rëndësishme.
Por ai nuk la pa përgëzuar edhe Shqipërinë për lojën që bëri.
“Shqipëria luajti me shumë zemër e me shpirt. Ata mbrojtën shumë mirë dhe kanë aftësi të mira kundërsulmuesi. Është gjithnjë vështirë të ndeshesh me ekipe që qëndrojnë të mbyllura në mbrojtje. Pavarësisht kësaj, arritëm t’ia dilnim në minutat e fundit”, tha Deschamps. Trajneri i Gjelave foli edhe për taktikat që iu desh të ndryshonte pas pjesës së parë për të mposhtur kuqezinjtë si dhe për rëndësinë e Payet në ekipin e tij.
“Payet është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën. Ai gjithnjë ka treguar vetëbesim dhe aftësi të mira në lojë. Në një situatë një-për-një me mbrojtësin ai gjithnjë ja del. Ndërsa futja e Pogba në lojë ishte më shumë një vendim taktik. Me atë sistem loje mendova se do krijojmë më shumë raste”.

MARSEILLE, FRANCE - JUNE 15:  Dimitri Payet of France scores his sides second goal during the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Albania at Stade Velodrome on June 15, 2016 in Marseille, France.  (Photo by Lars Baron/Getty Images)

MARSEILLE, FRANCE – JUNE 15: Dimitri Payet of France scores his sides second goal during the UEFA EURO 2016 Group A match between France and Albania at Stade Velodrome on June 15, 2016 in Marseille, France. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Sadiku: Jemi të hidhëruar!

“Jemi të hidhëruar. Hëngrëm golat në minutën e fundit”. Ky është reagimi i parë i sulmuesit të kombëtares shqiptare pak minuta pas përfundimit të ndeshjes Francë- Shqipëri 2- 0 e vlefshme për Kampionatin Europian. Në një prononcim Sadiku shtoi se pavarësisht mërzitjes kishte besim në një fitore me Rumaninë. “U mundova të jap më të mirën time. I kishim shanset si në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë. Ky nuk është maksimumi, ne do të japim më të mirën tonë për ndeshjen me Rumaninë. Nëse fitojmë atë ndeshje shanset janë të mëdha për të kaluar grupin. Për momentin jam pak i mërzitur por kam besim se kemi 4 ditë kohë për të ngritur moralin për të Rumaninë”, tha ai.

607125279_AL_1988_EC71BC75C37F0ED3C61A7329E309F10B_3251Hysaj: Rumania, shpresa e fundit

Edhe mbrojtësi Elseid Hysaj tha dje se provoi një zhgënjim shumë të madh. “Zhgënjim shumë i madh, sepse luajtëm bukur dhe fati s’na ndihmoi në minutat e fundit. Por futbolli kështu e ka. Jemi këtu dhe Shqipëria duhet të jetë krenare. I falënderojmë tifozët për mbështetjen pas kësaj humbje, por ne kemi ardhur në këtë Europian për të bërë diçka më shumë”, tha ai. Duke pohuar se ka shpresa për kualifikimin. “Duhet të mendojmë që të hymë në fushë, të vetëdijshëm se me Rumaninë është shpresa e fundit”, tha Hysaj.

607125279_AL_1764_F7BC41CC5274E52DB82001DFDFD6E846_3251Agolli i përlotur: Loja e mirë s’mjaftoi

Kapiteni i zgjedhur i skuadrës për ndeshjen me Francën, Ansi Agolli, foli me lot në sy duke shprehur keqardhjen për humbjen e ekipit. “Ishte ndeshje shumë e mirë, sidomos pjesa e parë, nuk i lamë hapësira kundërshtarit. Nuk i lamë asnjë rast për të sulmuar. Pjesa e dytë ishte e mirë gjithashtu por pësuam në fund. Na vjen keq se luajtëm shumë, megjithatë shohim përpara”, tha Agolli i prekur. Megjithatë ai u shpreh se sëbashku me ekipin do të përgatitej shumë për ndeshjen e të dielës me Rumaninë në mënyrë që të fitonin. “Që nesër do përgatitemi për ndeshjen me Rumaninë. Do punojmë mirë që të fitojmë tre pikë sepse vetëm loja e mirë nuk mjafton”, përfundoi ai.

607125279_AL_1721_85CAE7FB903F99DD43E6276A69285309_3251Politikanët shqiptarë: Super loja e Kombëtares Kuqezi, krenarë për ju…

Kjo ishte loja jonë, ndeshja jonë, Kombëtarja Kuqezi. Përballë një ekipi të fortë si ai i Francës, përfaqësuesja shqiptare tregoi që jemi jo vetëm në një nivel me “gjelat” e Francës, por edhe dinjitozë deri në minutat e fundit të ndeshjes. E ndjekur në stadium nga një tifozeri e jashtëzakonshme dhe në ekrane nga miliona të tjerë, Shqipëria nuk ia doli të fitonte me Francën, duke humbur me rezultatin 2-0, por loja e fortë që bëri ngjalli besimin se kemi ende shpresë. Pse jo, me Rumaninë më datë 19 qershor mund dhe duhet të fitojmë. Të shumta kanë qenë komentet e shqiptarëve anembanë botës për këtë ndeshje, të shumta kanë qenë reagimet pozitive të mediave ndërkombëtare, të shumta gjithashtu kanë qenë mesazhet inkurajuese të politikanëve tanë, të cilët sikurse gjithë shqiptarët kanë ndjekur tërë sy e veshë ndeshjen e mbrëmshme. Një humbje, të cilën vërtetë s’e meritonim, por që treguam se jemi një ekip që e meritonim europianin.

2378091_w1Presidenti shqiptar Nishani dhe ai i Francës, Hollande, foto pas ndeshjes
Kreu i shtetit tonë, Bujar Nishani e ka ndjekur kombëtaren shqiptare drejtpërdrejtë nga stadiumi i Velodromit në Marsejë, në sfidën kundër Francës. Në Facebook, pikërisht në adresën zyrtare të presidentit të Republikës, Nishani ka publikuar një foto me homologun e tij Hollande, duke shkëmbyer edhe fanellat e dy kombëtareve. Presidenti Nishani edhe në emër të presidentit Hollande shkruan, “Sonte me Presidentin e Francës, François Hollande. Urojmë spektakël dhe kënaqësi. Suksese Shqipe!”

607125279_AL_1664_66D079B00EB76A18D906EBF000C763BA_3251Edi Rama: Faleminderit Kuqezinj, krenarë për ju
Pak minuta pas ndeshjes, Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë i pari nga politikanët tanë, i cili ka postuar reagimin e tij në rrjetet sociale, (Tëitter dhe Facebook). Duke e cilësuar një betejë heroike përballjen e mbrëmshme të Kombëtares sonë me Francën, ai ka shprehur mirënjohjen për emocionet që futbollistët tanë i kanë dhuruar shqiptarëve. “Pas kësaj beteje heroike në shtëpinë e pretendentëve mund të themi vetëm, SHUMË FALEMINDERIT KUQEZINJ.KRENAR PËR JU”! Kështu e ka mbyllur mesazhin e tij kreu i qeverisë, Edi Rama në Facebook.

Ironizon Topalli: Loja të zgjasë 89 minuta …
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli duke dashur të komentojë rezultatin e mbrëmshëm të kombëtares së futbollit shprehet se do të ishte mirë që një reformë si ajo e drejtësisë të bëhet edhe në “Euro 2016”. “A të bëjmë një reformë dhe në “Euro 2016″? Pa Komisionin e Venecias, por me ekspertët e nivelit të lartë… Loja të zgjasë vetëm 89 minuta”, shkruan Topalli.

Erjon Braçe: Bravo çuna, prezantim dinjitoz mu në zemër të Europës
Edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe e ka përjetuar me shumë emocion ndeshjen mes Kombëtares sonë dhe asaj franceze. Duke shpresuar te fitorja me Rumaninë, në Facebook ai ka lë lënë mesazh për ndjekësit e tij: “Si thuhet këtu; PREJ LUFTE VEÇ AI LARGOHET QË ËSHTË LINDUR TRADHËTOR. Çuna, betejë deri në fund. Sot ishte heroike për 90 minuta. Duhet ta përsërisim edhe një herë, këtë herë për të fituar. Ajo është dita jonë. Dita juaj. Ndërkohë, çfarë populli i kuq në Marsejë… Sa krenari, sa kulturë, sa dinjitet, sa bukuri. Shqiptarët e rinj të Europës dhe shqiptarët historike që kanë mbi supe një histori të tërë vuajtjesh e sakrificash. Prezantim më të mirë mu në zemër të Europës nuk ka bërë kush. I lumtur si shqiptar dhe për çdo shqiptar që po i tregon kujtdo, se ne jemi qytetarë të Europës, në rrugë, në sheshe, në tribuna, në fushë”, ka mbyllur reagimin e tij Braçe.

Sali Berisha: Lojë e shkëlqyer e ekipit tonë!
Ndërsa ish- Kryeministri i vendit, z. Sali Berisha deri në momentin që kombëtarja jonë po luante në fushë ka lënë vetëm një postim. “Miq, lojë e shkëlqyer e ekipit tonë, sonte barazimi është fitore, kurse fitorja është superfitore”, ka shkruar Berisha, ndërsa deri në orët e vona pas mesnate nuk ka lënë ndonjë koment tjetër mbi rezultatin 2-0 për Francën.

Taulant Balla: Super Kuqezi…
Taulant Balla, deputeti i Partisë Socialiste e ka ndjekur sikurse gjithë shqiptarët ndeshjen Shqipëri Francë. Edhe pse kombëtarja jonë humbi, ai ka mbështetur ekipin tonë, duke theksuar që në lojë duhet edhe fat, përveçse përgatitje. “Super ekip Kuq e Zi, por në futboll duhet edhe fat”, ka komentuar Balla.

Ndeshja e Marsejës, që drithëroi gjithë tifozët shqiptarë

Pa dyshim, që përgatitja rreth saj u shoqërua me një aureolë të fuqishme emocionesh dhe ngjyrash si në Francë, ashtu edhe në Shqipëri. Fjala është për ndeshjen Francë-Shqipëri, zhvilluar dje në Marsejë në kuadrin e kampionatit evropian “Euro 2016”. Një festë e vërtetë shoqëroi momentet para fillimit të saj, teksa flamurë gjigant u përgatitën si në Marsejë, ashtu edhe në Francë. Ja disa detaje rreth kësaj atmosfere …

***
Flamur gjigant kuqezi,në rrugët e Tiranës
Një flamur gjigant kuqezi ka pushtuar rrugët e Tiranës pasditen e djeshme. Qindra tifozë kanë shpalosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë një flamur gjigant, duke paralajmëruar kështu një atmosferë të zjarrtë në sfidën e sotme mes Shqipërisë dhe Francës në Marsejë, të vlefshme për grupin A të Kampionati Evropian “Francë 2016”.
Në Tiranë tifozët u mblodhën kryesisht në oborrin e Kryeministrisë ku është vendosur një ekran gjigant ose, në ‘Tirana Fan Zonë’, në sheshin “Nënë Tereza” ku mijëra qytetarë ndjekin çdo ditë ndeshjet e kampionatit evropian.

Flamuri gjigant shqiptar u hap në Marsejë
Tifozët shqiptarët duke festuar dje në Marsejë, para ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë, kanë shpalosur flamurin gjigant kombëtar nga tifozët Kuq e Zi në plazhin e qytetit bregdetar francez, mikpritës i duelit të madh mes Shqipërisë dhe Francës, i cili u zhvillua dje mbrëma. Pas dhunës së ditëve të kaluara në Marsejë mes tifozerisë angleze dhe asaj ruse, qyteti dje është zgjuar nën ngjyrat kuqezi dhe këngët e tifozëve shqiptarë. Këta të fundit mbushën rrugët dhe sheshet e qytetit, të përshëndetur nga vendasit, të cilët deri tani kanë dhënë përshtypjet më të mira për ta në mediat franceze.
Tifozët shqiptarë në Marsejë
Ndeshja e mbrëmjes së djeshme mes Francës dhe Shqipërisë që u zhvillua dje në Marsejë në orën 21:00 ka mbledhur shumë tifozë shqiptarë, mes të cilëve edhe personazhe të njohura të ekranit dhe biznesit në vend. Një prej tyre është edhe Ylli Ndroqi, pronari i “Ora News”, i cili bashkë me bashkëshorten e tij është një prej personazheve të njohura shqiptare që do të ndjekin ndeshjen live në “Velodrom” të Marsejës.