Kulla mbi dy shekullore e Bajraktarit të Hotit

Në fshatin Kushe të Hotit gjindet një kullë trekatëshe (edhe pse sot disi e “braktisur”), ajo ruan një histori mbi dyshekullore, histori kjo e vertetuar sipas shumë deshmive gojore dhe “pak” atyre të dokumentuara, të cilat na “çojnë” të mendojmë se kulla ka si vitlindje , vitin 1812…Kulla trekatëshe në Kushe të Hotit edhe sot identifikohet me emrin e bajraktarit (apo shqip flamurtarit) famëmadh Çun Mulës, megjithse historia e kulles është më e hershme se aktiviteti i ketij bajraktari të bajrakut apo flamurit të parë të Hotit Malesisë Madhe e më gjërë, pasi sipas një perllogaritje të thjeshtë tonen, kulla duhet të jenë ndertuar “të pakten” nga babai i Çun Mules – Mul Haxhia, ku siç dihet kjo shtepi fisnike dhe atdhetare kishte qenë edhe para ndertimit të kullës shtepi e parë në Hot e Malësi… Kjo shtepi autoktone malesore-shqiptare ndër mote e shekuj kishte sakrifikuar gjithshka per malin e Hotit, madje kjo shtepi kishte pranuar të kthehej si familje e vetme muslimane në Hot, me qellim që pushtuesi turko-osman të mos rendonte me taksa, të dheta e xhelep, dhe të mos detyronte Hotin të ndryshonte besimin në atë musliman në menyrë të dhunshme. Gjithsesi duhet theksuar se kjo shtepi ishte shtepi e parë në Hot edhe perpara se të ndryshonte besimin nga Kristian në Musliman, ku kjo shtepi u kishte prirë ndër mote trimave hotjanë në mbrojtje të trojeve shqiptare, të lirisë, të drejtave njerzore e zakoneve nga pushtues shekullor e tjer… Studiuesi Kahreman Ulqini (që u referohet edhe studiuesve e albanologëve të huaj si Georg Hahn, Hecquard, Ippen , Nopça, Shuflaj e tjer), në librin “Bajraku në organizimin e vjeter shoqëror” ,( fundi i shekullit XVII deri me 1912), nder të tjera shkruan : “…Në perpjekje per mbrojtjen e Ulqinit kundër sulmit Venedikas luftuan edhe bajrakët e Malësisë …ku u shqua per trimëri bajraktari i Hotit. Per ketë meritë ai u trajtua si bajrak i parë…Duke u mbeshtetur në tetë breza që jep “gojëdhëna” popullore per shtepinë e bajraktarit të Hotit, perllogaritja të çon nga fundi i shekullit XVII, çka perputhet me të dhënat e mësiperme (fq.19-20). Edhe sot tek banoret e moshuar e të vemendëshem të Hotit ( si dhe te pasardhësit e shtepisë së Çun Mulës), mund të tregojnë emrat e bajraktarëve të Hotit që nga fillimi i institucuionit të Bajrakut ,ku si bajraktari i pare permendet Lucë Gjoni , me emrin e të cilit identifikohen pasardhësit (Lucëgjonaj) e vazhdim…Ne per të vertetuar ketë po i rendisim (brezat), duke filluar nga Mul Delia ,(trashigimtari i denjë i kesaj familje atdhetare e historike, i cili ka qenë edhe një luftëtar trim antifashist e antikomunist, që ka udhëhequr me urtesi e trimeri Malesinë e Madhe në vitet e veshtira 1939-1944, por që nga klima e terrori që mbolli komunizzmi në pushtet ai vdiq në mergin larg Shqiperisë …), Deli Meta, Met Çuni , Çun Mula , Mul Haxhia , Haxhi Mustafa , Mustaf Nika , Nikë Luca dhe Lucë Gjoni… Vlenë të shenohet se duke ditur moshen mbi dyshekullore të kulles , na lejohet të themi pa frikë se shumica e ketyre flamurtarëve të Hotit kanë lindur , janë rritur, edukuar dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre nga kjo kullë historike. Edhe sot në fillimet e shekullit XXI edhe pse e lënë disi në “harresë” kulla vijon të qendroi hijeshëm si simbol krenarie per hotjanët, malësorët e më gjërë.. Kulla në pamje të parë duket një ndertesë e “thjesht” që u ka rezistuar rrebesheve e moteve të liga (me shumicë), apo moteve të mira (me pakicë). Ajo është arkivi i “gjallë” i një historie mbi dyqindëvjeçare, që ruan në çdo cep të saj kuvendime, vendime e beslidhje që rregullonin jeten shoqerore dhe u delnin zot trojeve shqiptare të Hotit, Malesisë e Shqiperisë. Dera e Bajraktarit të Hotit si derë e parë ishte pjesmarrese aktive në të gjitha evenimentet e kohëve ku mbroheshin të drejtat dhe trojet shqiptare, si me pendë ashtu edhe me pushkë…Per të sjellë në kujtesë diçka nga kjo histori atdhedashurie e shtepisë së bajraktarit të Hotit ,po kujtojmë disa nga evenimentet ku merrë pjesë dhe dallohet me shenjë per urti e trimeri Çun Mula, bajraktari famëmadh i Hotit. Çun Mula ishte një ndër pjesmarresit më aktiv të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), i cili sëbashku me perfaqesuesit e tjer të Malesisë Madhe u dalluan si perfaqesuesit më sinjifikativ të ketij kuvendi historik mbarëshqiptar, vendimeve të të cilit Malesia u doli përzot si pak treva të tjera të Shqiperisë Etnike, në luftë kunder fqinjeve sllav ,që me bekimin e Europes plakë (në kongresin e Berlinit) donin që me trojet shqiptare të zgjeroheshin ardhacaket e vonë të Uraleve.. Ndersa pushtuesi shekullor turko-osman në ato kohë ishte i gatshem që per të “shpetuar” vehten të knaqte gryksinë e sllavëve me në krye dadon e tyre Rusinë. Çun Mula ishte nënshkruas i dhjetra peticioneve , memorandumeve, kerkesave dhe ankesave të malësorëve e shqiptareve në mbrojtje të drejtave historike dhe trojeve të tyre etnike. Gjithashtu Çun Mula ishte në krye të malesoreve e më gjërë që kishin rrokur armet per të mbrojtur trojet shqiptare, sidomos gjatë viteve 1879 ,1880, 1881 (nën udheheqjen e Lidhjes prizrenit), në mbrojtje të Ulqinit, Hotit, Grudës, Tuzit, Plavës, Gucisë e tjer. Gajtë ketyre viteve të stuhishme adhetare, kulla e Çun Mules ishte edhe “rezidenca” e shumë vendimeve në mbrojtje të trojeve shqiptare nga lakmit e shoveneve Serbo-Malazez, dhe pë ketë në vitin 1890 fqinjët shoven djegin kullen e bajraktarit të Hotit per herë të parë. Por kjo kullë simbol i urtesisë dhe trimerisë së Hotit e Malesisë u ringritë nga “hiri” i saj edhe me ndihmen e hotjaneve, pasi kjo kullë tashma ishte edhe pjesë e historisë tyre që nuk duhej lënë në shkatërrim…Në vitin 1912 kulla e bajraktarit të Hotit digjet per here të dytë nga ushtria shovene serbo-malazeze, por tashma kjo kullë kishte per zot nipin e Çun Mulës , bajraktarin trim e atdhetar Deli Meten i cili ishte shquar edhe në luften kryengritëse të malesorëve kunder perandorisë turko-osmane 1911, per të cilin intelektuali atdhetar Palok Traboini, pjesmarres në kryengritjen e flamurit do ti kushtonte keto vargje bajraktarit të Hotit…:
“..Deli Meta derë oxhaku ,
Tha: ” Pa m’mbërri deri n’gju gjaku
Gjallë si bie hyrrit në dorë
n’bajrak t’Hotit nuk la korë
jamë ndër male krye i parë,
e me zemër jam shqiptar…”
( Flamuri në Deçiq 1911, fq.73-74, perg. per botim Kolec P. Traboini )
Kulla perseri ringrihet , por perseri digjet per herë të tretë në vitin 1919 nga ushtria serbo-malazeze e cila “pergatitej” per “Luften e Koplikut” 1920. Kulla njihej si kulla e forces të Hotjanëve e Malësorëve në luften kunder shkjeve. Në fakt në ato kohë bajraktari Deli Meta ishte i internuar (megjithse në moshë të thyer) nga ish perandoria Austrohungareze e cila kishte pushtuar një pjesë të Shqiperisë (1916-1918), dhe bajraktarin e Hotit e kishte vlersuar si barrikadë të pakalueshme per të nënshtruar malësorët sipas interesave të saj. Megjithë ketë Deli Meta do të lirohej nga internimi dhe do të shquhej si udhëheqes i Malesorëve në mbrojtje të trojeve të tyre nga shovenet fqinjë në vitet 1920-1921, si dhe do të rindertonte kullen e djegur, ndersa famen dhe lavdinë kesaj dere nuk mundi tja djegë kurr asnjë pushtues… Deli Meta si mendeqar e kishte kuptuar me kohë se Shqiperisë i duheshin jo vetem djem trima ,por edhe të shkolluar, ndaj ai kishte shkolluar femijet e tij. Dallojmë me shenjë oficerin e karrierës Mul Delinë, i cili ishte edhe njeri ndër organizatoret, komandantet dhe luftetaret më të shquar të dates 7 prill 1939 kunder pushtuesve fashist Italian. Gjithashtu Mul Delia u shqua edhe gjatë viteve të veshtira kur Malesia ndodhej në mes zjarrit të bijeve të shkinës (çetnik e komunist), zjarrit fashist dhe komunisteve shqiptar që na i kishin sjellë e mbjedhë fqinjet, armiqt shekullor të shqiptarëve. Mul Delia ishte perfaqesuesi më tipik i një burri të urtë e trim në ndalimin e luftes vllavrasëse që kerkonin të inskenonin fashistet me bashkëpuntorët e tyre dhe komunistet shqiptar në mes malësorëve. Per keto veprime atdhetare Mul Delia në maj të vitit 1944 internohet nga nazistet gjerman në një kamp në Austri, dhe pas ardhjes në pushtet të komunisteve ai nuk mundi të kthehej më në atdheun e tij të cilit i sherbeu pa hile ai, dhe dera e tij flamurtare. Hoti dhe Kulla e bajraktarit të Hotit ka qenë edhe në fokusin e studiuesve dhe albanologëve të huaj ,ku ne menduam të veçojmë njerin nga keta, konsullin e pergjithshem të Austro-Hungarisë në Shkodër (1897 – 1904) Theodor Ippen, i cili pasi e kishte vizituar Hotin (dhe kullën) do të shkruante : “…Kam riprodhuar disa mbishkrime nga ky vendbanim romak. Qysh nga ajo kohë kam marrë dijeni per objekte të tjera. Brenda shtepisë (kulles) të Bajraktarit …është nderkallur në mure një pllakë me mbishkrim prej së cilës sado që nuk munda të marrë një kopje të saktë e korrekte, prej të dhënave që kam nxjerrë vetë duket se është fjala per një platore të një varri..” (Th. Ippen, Shqiperia e Vjeter, fq.31-32). Pra siç “shihet” në kullen mbi dyshekullore ruheshin edhe matriale e vlera të rendesishme arkeologjike dhe historike, si deshmi të jetes ,zhvillimit e qytetrimit të ketyre trojeve Iliro-Arbëre-Shqiptare, dhe kulla e bajraktarit ishte një vend i sigurt per të ruajtur keto vlera.. Fatkeqesisht në kohen e pushtimit fashist ka ndodhur një grabitje e kësaj kulle, që me siguri ka pasur të bejnë edhe me keto vlera historike.. Është me vlera të shenohet se perveç kengeve të krijuara nga populli dhe poetë per bajraktarin famëmadh Çun Mula e tjer, poeti kombëtar At Gjergj Fishta në vepren madhore “Lahuta e Malësisë” në faqen 143 i kushton disa vargje të bukura e domethenëse edhe kulles e derës bujare të bajraktarit të Hotit, vargje nga të cilet citojmë :
“…Ke Çun Mula ship e rreptë,
Ka hanger bukë verbët e i shkjept,
N’atë fis të Hotit ship e parë,
Djal mbas djalit bajraktarë.
Në Gjonoviq te kulla e Çunit,
Në atë kullë të bardhë mbi krye t’katunit…”
Me ardhjen në pushtet me gryken e pushkes , komunistet shqiptar si dadot e tyre serbo-malazez , jo vetem persekutuan e internuan trashigimtaret e familjes së bajraktarit të Hotit ,por persekutuan edhe Kullen, duke e shtetzuar dhe kthyer herë në shkollë , herë në magazine e tjerë, por fatësisht nuk e djegën fizikisht , por u munduan ta djegin historikisht ,gjë që nuk ka ndodhur dhe Kulla është sot në këmbë ,ndonse disi e lodhur matrialisht ,por jo kurr “moralisht” ,pasi edhe keshtu në heshtje kulla duket se u thotë pushtetarëve, shtetarëve dhe autoriteteve të historisë e kulturës kombetare e vendore ; ktheni sytë nga unë, pasi unë jam pjesë e historisë suaj krenare e atdhetare, ndaj e meritoj pse jo, edhe të shpallem monument kulture…

Nga Ndue Baca