Kryeministri Rama: Platforma u dha zgjidhje 1400 çështjeve të qytetarëve, shkarkuam 35 tepsixhinj

Nga Rrësheni ku prezantoi platformën e qeverisjes së përbashkët, kryeministri Edi Rama u shpreh pasditen e djeshme se më shumë se 1400 qytetarë kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre përmes kësaj platforme. Po të bëjmë modernizimin e sistemit të hipotekës, ky institucion do ta ketë të pastër bazën e të dhënave dhe duhet  të dimë se kush e pengon qytetarin në hipotekë. “Nga puna nuk të heq thjesht ministri apo drejtori , por edhe qytetari që ankohet, ka thënë Kryeministri Rama, Duhet të marrim iniciativën për tu ankuar, ankesat nuk shkojnë tek hipotekat, por drejtpërdrejtë te ministri i drejtësinë. Çdo ministër i ndjek shumë mirë ankimimet e qytetarëve dhe për këtë jam krenar. Kush është përgjegjës për pengimin e legalizimeve do të hiqet nga puna edhe në qoftë se është socialisti më i flaktë. Këto nisma nuk janë thjeshtë për të treguar investimet, por ka një grup njerëzish që e mirëmbajnë rrjetin dhe i japim një vlerë të shtuar këtij investimi”, u shpreh Rama.  Nisma e para një jave ku kishin prej kohësh shqetësimin e marrë nga prindërit, nxënësit, të çantave të rënda të shkollës. E propozuan mësuesit nëpërmjet platformës dhe u zgjidh të ketë gjashtë orë, por tre lëndë që mos të rëndohet çanta, u zgjidh dhe me një shkurt do zbatohet në të gjitha shkollat e vendit. Kryeministri Rama sqaroi se në platformë duhet të regjistrohemi me emër dhe mbiemër të vërtetë për t’u ankuar, e cila shkon drejt e në qeveri ku verifikohet 1411 njerëz kanë zgjidhur problemin në platformë deri më tani. “Një aspekt tjetër është nevoja për të shkuar në zyrat shtetërore për të marrë ndonjë dokument. Kemi bërë një proces për reduktimin në 60 % të dokumenteve që tërhiqen në zyra për t’i ardhur në ndihmë qytetarit”- tha Rama. Ndërkaq, kreu i Qeverisë u është kthyer kritikëve, pasi ai u vesh si Babagjysh dhe doli në TV Klan, natën e ndërrimit të viteve dhe zgjidhi problemin e një fëmije në nevojë dhe një vajze nga komuniteti egjiptian. “Nuk dalin të gjithë te Ardit Gjebrea se shumë nga ata që rrinë e shofin Ardit Gjebrean, kujtojnë se e vetmja zgjidhje është ajo që u bë për ata të dy, por nga ato zgjidhje ne bëjmë çdo javë. Nuk i themi dot njerëzve hajdeni nga Përmeti e Kukësi t’ju nxjerrim në tv. Mediat nuk shkojnë në këto lloj ngjarjesh, se media e ka më kollaj ta mbushi hapësirën me lajme si: fugoni shtyp për vdekje gjyshen, gjyshja shpetoi për qime të perit, edhe qimen e perit s’e kisha dëgjuar ndonjëhere, apo një të moshuare i ra në kokë tulla nga tarraca e fqinjit, kazan, ashtu mendojnë se bëjnë mire…”- u shpreh kryeministri Rama.