Kryeministri Rama për AFP: “Shqipëria nuk do të “qëndrojë në derën e Evropës dhe do të qajë” që ajo të hapet

“Shqipëria nuk do të “qëndrojë në derën e Evropës dhe do të qajë” që ajo të hapet, i tha AFP Kryeministri Edi Rama, duke theksuar se vendi duhet të përqendrohet njësoj në të ardhmen e vet.

Vendi prej 2.8 milionë banorë shpresonte të merrte dritën jeshile për të filluar bisedimet e hyrjes në BE në tetor, por Franca, Danimarka dhe Holanda vendosën veton.

Edhe Maqedonia e Veriut pati të njëjtin fat, për shkak të rezistencës kryesisht nga Parisi. “Jo-ja” e udhëhequr nga Franca shkaktoi shumë zemëratë në Ballkan dhe në BE, ku shumica e vendeve anëtare ishin pro Tiranës dhe Shkupit dhe u vlerësuan për reformat e rëndësishme. Brukseli tani po dyfishon përpjekjet për t’i marrë të gjitha vendet anëtare në “një anije” për të aprovuar fillimin e bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në një samit në maj. Kryeministri Rama, megjithatë, nuk po e mban frymën. “Unë nuk pres asgjë”, tha Rama për AFP në një intervistë të realizuar në frëngjisht.

“Ne duhet të bëjmë gjërat që duhen bërë pa marrë parasysh vendimet në Bruksel”, tha ai, duke shtuar se “vendi nuk mund “të vazhdojë të jetojë me këtë ankth për të pritur diçka që është jashtë duarve tona”. Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Evropës dhe të qajmë”, tha Rama, i cili kishte veshur një pallto të gjatë të zezë dhe atlete.

“Ne nuk jemi në këtë rrugë sepse na kërkojnë francezët ose gjermanët, por sepse është rruga e vetme e arsyeshme për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e këtij vendi,” tha ai. Për Tiranën, fushat kryesore nën kontroll janë përpjekjet e saj për të zhdukur korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe për të forcuar sundimin e ligjit.

Vendi ka realizuar reforma intensive në drejtësi që nga viti 2016, me qindra gjyqtarë dhe prokurorë të verifikuar për çdo lidhje me krimin ose sjellje të tjera joetike. Ndërsa Brukseli e ka duartrokitur këtë proces, një raport në vitin 2019 vëren ende se “korrupsioni është i përhapur në shumë fusha” në shtetin e Ballkanit. Raporti tjetër do të vijë në fund të muajit. “Shqipëria bëri më shumë se çdo vend tjetër për hapjen e negociatave,” insistoi Rama, i cili ka qenë në pushtet që nga 2013.

Marrë nga Politiko.al