KRYEMINISTRI NGA TIRANA/ Rama: Ne shpëtuam PD, demokratët të shpëtojnë Shqipërinë me votën për PS

Kryeminsitri Edi Rama çeli fushatën elektorale në njësinë numër 5 në Tiranë. Kryeministri kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të vijuar sipas tij punët e nisura 4 vite më parë. Rama kërkoi edhe mbështetjen e demokratëve, që sipas tij duhet të kthejnë borxhin ndaj PS e cila shpëtoi PD-në duke e nxjerrë nga çadra.

“Ne e shpëtuam Lulin, ne e shëptuam edhe PD nga njollosja njëherë e përgjithmonë si parti që u mbyll në çadër nga fria e drejtësisë dhe iku nga zgjedhjet. Demokratët e njësisë 5 të na kthejnë detyrimin, për Shqipërinë. Ne shpëtuam Lulin, ata të shpëtojnë Shqipërinë. Luli nuk është i përgatitur jo për t’u bërë kryeministër, por edhe për të ndenjur zgjuar kur fiken kamerat. Luli nuk është ai që shikoni në TV”, tha Rama.

Më tej kryeminsitri i’u rikthye sërish tezës për drejtimin e vendit ‘me një timon’.

“Që ne të mos i kemi duart e lidhura për asgjë, por me të dyja duart, të punojmë për njerëzit, na duhen votat e një shumice që të na japë mundësinë që timonin ne ta kemi vetëm, dhe mos të kemi të tjerë në prehër. Që do të thotë se për të ecur drejt, shpejt, për të ecur aty ku të gjithë duam dhe u është aspirata për t’u bërë pjesë e familjes së bashkar evropiane. Nuk mund të kemi atë rezultat që na duhet sot, menjëherë, nëse se kemi përgjegjësinë vetë, dhe të përgjigjemi pa u justifikuar, dhe të vijë dikush të na thotë: për çfarë votova”, tha Rama më tej./a.m.