Kryeministri Edi Rama ka vijuar dëgjesat publike me qytetaret në Korçë, tregon detajet e platformës që nis me qeverinë e re

Kryeministri Edi Rama ka vijuar dëgjesat publike me qytetaret në Korçë. Gjatë fjalës së tij Kryeministri tha se me nisjen e qeverisë së re do hapet edhe një portal për ankesa dhe sugjerime, ndërsa kushdo mund të regjistrohet me identitetin e tij të plotë. Sipas tijtë gjitha ankesat dhe kërkesat do trajtohen deri në fund dhe në rastet kur konstatohet se qytetari ka të drejtë përgjegjësit do largohen nga detyra.

“Ne po përgatisim një platformë që do çelet me nisjen e qeverisë së re dhe kushdo mund të regjistrohet me identitetin e plotë si anëtar i koalicionit. Pra këto ankesa nuk duhet t’i marrë era. Nëse ne bashkëpunojmë për këtë mekanizëm do realizohet në kohë reale. Të gjitha ankesat dhe kërkesat do trajtohen deri në fund. Për rastet kur rezulton se qytetari ka të drejtë ai që ja ka mohuar kërkesën do ikë nga puna.

Pse zyra e një hipoteke vihet në lëvizje po ta marrë në telefon Nard Ndoka. Po vihet se ai është deputet? Pra pse një njeri më influence e bën këtë gjë dhe një njeri i zakonshëm nuk e bën dot. Pra nuk do jetë vetëm portal ankesash, por do ngrihen edhe çështje që kanë të bëjnë më politikat e qeverisë”- tha Rama.

Një tjetër çështje e prekur prej tij, pas ankesave të qytetarëve, ka qenë ajo e pronave. “Të bëjmë hartën e unifikuar. Tek harta aktuale të del sikur je i mbivendosur, por në terren nuk rezulton i tillë”, ka thënë Rama.