Krujë, Durrës, Laç, Kavajë dhe Vorë. Qeveria tregon zonat e reja ku do të rindërtohen banesat

Qeveria në Fletoren Zyrtare ka publikuar zonat e reja zhvillimore të vendosura në funksion të Ministrisë së Rindërtimit, ku do të ndërtohen njësi të reja banimi për strehimin dhe akomodimin e të gjithë qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këto zona do të kenë si njësi zbatuese të projekti Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe Bashkitë përkatëse.

Zona e parë përfshin Bashkinë Krujë, në fshatin Bubq, nga ku dëmtimet e tërmetit ishin të shumta.

Në bashkinë Durrës, qeveria ka vendosur si tokë të përshtatshme për zhvillim,  zonën 1, tek  ish-Uzina Mekanike Bujqësore, që gjithashtu do të zbatohet nga Fondi Shqiptar për Zhvillim.

Në Fushë-Krujë gjithashtu qeveria ka zbuluar zonën, e cila do të përdoret për ndërtimin e banesave të reja dhe strehimin e banorëve, me njësi zbatuese Fondin Shqiptar për Zhvillim.

Zona tjetër ndodhet në Bashkinë Kavajë.

Në Bashkinë Kurbin, njësia administrative Laç qeveria ka vendosur zonën e dytë për rindërtim, ku pritet të investohet edhe nga qeveria turke me premtimin e 500 banesave të reja.

Qeveria do të bëjë edhe ndërhyrje në Vorë ku gjithashtu ka caktuar një zonë të re për zhvillim dhe rindërtim.

Me shpalljen e këtyre zonave zhvillimore qeveria i jep njësive zbatuese si Bashkive dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim të drejtën për:

a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;

b) ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike;

c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;

ç) çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone

SCAN