Kritikët e Bashës parti të re? Topollaj: 230 mijë demokratë që bojkotuan PD janë hambar i madh elektoral, por…

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, ka shpjeguar për JavaNews.al arsyet e krijimit të Lëvizjes për Ringritjen e PD.

Në një intervistë të shkurtër, Topollaj shprehet se lëvizja në fjalë nuk ka asgjë personale me Lulzim Bashën. Përkundrazi – thotë Topollaj – personale e ka Basha me kryesimin e PD.

Njëherazi anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe një nga iniciuesit e Lëvizjes, ai shprehet se LSI nuk mund të personifikohet me opozitën, pasi sipas tij një opozitë e ka forcën te morali.

Kritikat e tij ndaj Bashës vijojnë edhe më tej, teksa thekson se lidershipi i PD bëri sikur nuk i dëgjoi akuzat e ambasadorit Donald Lu ndaj të ashtuquajturave familje mafioze në Shqipëri.

Bisedoi Ardit Rada

Disa ditë me parë, një grup funksionarësh të Partisë Demokratike midis të cilëve dhe ju, kanë iniciuar një lëvizje të quajtur “Lëvizja për Ringritjen e PD”. Pse pikërisht tani kjo lëvizje dhe cili është qëllimi?

Si Lëvizja që nuk është gjë tjetër veçse një formë organizimi politik, ashtu edhe platforma e shpallur kanë një qëllim të vetëm: Shpëtimin nga rreziku i dobësimit të mëtejshëm apo me keq, edhe të shpërbërjes së Partisë Demokratike pas rezultatit katastrofik të marrë në zgjedhjet e 25 Qershorit. Fakti që PD humbet 230 mijë vota në një kohë që perball ka pasur një qeverisje të tejkorruptuar dhe kriminalizuar si dhe pa asnjë bilanc, e për më tepër nuk arrin të faktojë deformimin masiv të votës, janë provë e deshtimit total të lidershipit aktual të Partisë Demokratike dhe nevojës për ndryshime rrënjësore në mënyrën sesi drejtohet dhe merren vendimet në këtë parti, gjithmonë nëse kërkojmë të shpetojmë nga zhdukja asetin më të vlefshëm politik të Shqipërisë në 27 vitet e fundit. Platforma është nje projekt bashkimi, një urë lidhëse, një mundësi që i jepet lidershipit të PD që deri më tash është kujdesur vetëm për të kapur drejtimin e partisë, që kjo parti nëpërmjet bashkimit të mund të ringrihet, në mënyrë që sot të mund të shërbejë si opozita që shkurton ditët e kësaj qeverie mizerabël dhe nesër të jetë një alternativë pakrahasueshmërisht më e mirë se qeverisja e sotme për zhvillimin e vendit.

Kjo është arsyeja qe Platforma nuk kerkon poste apo pozicione partiake per perfaqesuesit e saj, madje as nuk imponohet per implementimin e ideve qe ajo paraqet per menyren e ringritjes se PD. Platforma kerkon vetëm mundesine qe te behet nje process I vertete analize per shkaqet e humbjes dhe nje proces I barabarte zgjedhjesh per te gjitha organet drejtuese ne PD, me qellim qe vendimarres ne Partine Demokratike te jete anetaresia e saj dhe jo me nje grup njerezish qe numerohen me gishtat e nje dore te vetme. Ne jemi te bindur se klientizimi I partise, vendimarrjet individuale dhe shmangia e vullnetit te anetaresise e kane cuar pd ne katastrofe. Ndaj dhe kerkojme vetëm te testohemi, e me pas te jete anetaresia qe vendos se cilet ishin shkaktaret e humbjes, kush është rruga e ringritjes dhe cilet jane njerezit qe na cojne me lehte drejte suksesit.

Lëvizja që ka nisur a mund të shndërrohet në një Parti Politike nëse Basha nuk vjen në pozicionet tuaja?

Funksionaret apo personazhet qe kane iniciuar dhe nenshkruar këtë platforme, ku bejne pjese nga themelues te PD dhe deri tek te rinj me funksione ne organet ekzistuese, ndoshta do ta kishin me te lehte themelimin e nje organizmi te ri politik ne rast se do te kishin paresor qellimin e karrieres individuale politike. 230 mije bojkotues te Partise Demokratike ne zgjedhjet e fundit jane nje hambar i madh elektoral per nje formacion te sapokrijuar politik. Por qellimi nuk është ky. Unë e shpreha dhe me siper, qellimi paresor i levizjes dhe i platformes është forcimi i PD nepermjet bashkimit te saj. Ne jemi te bindur se Shqipëria sot me shumë se kurre ka nevoje per nje Opozitë te vertete, frontale dhe morale perball nje maxhorance te madhe ne numra dhe nje qeverisje te kriminalizuar qe po rrezikon cdo gje qe kemi arritur ne keto 26 vite pluralizem. Dhe ne besojme se ky mision i takon se pari Partise Demokratike ta kryej, partise qe imponoi pluralizmin politik ne Shqiperine diktatoriale.

Unë nuk gjej asnje arsye se perse lidershipi aktual i Partise Demokratike te refuzoje doren e shtrire te te gjithe atyre anetareve te PD qe mendojne qe shumë gjera jane bere gabim ne këtë periudhe. Pse te anashkaloje berjen e nje analize te vertete per shkaqet e humbjes ku bashkërisht te themi mendimin tone per ndikimin qe ka pasur ne rezultatin zgjedhor marreveshja e 18 majit. Apo cilesia e listes se kandidateve per deputete te PD. Mesazhet elektorale te leshuara nga kryetari i Partise dhe se fundmi ti drejtohemi te gjithe anetaresise qe ajo te zgjedh ne nje process te vertete dhe jo fars si ai i 22 korrikut, te gjitha organet drejtuese te PD. Unë mendoj qe pranimi i  kesaj platforme jo vetëm bashkon partine demokratike dhe fuqizon ate, por me shumë se kedo ndihmon edhe vetë kryetarin e partise demokratike qe te mund te legejtimoj vetën ne krye te partise duke deshmuar qe ka mbështëtjen e anetaresise. Ne te kundert, Partise qe i munguan 230 mbështëtes ne zgjedhjet e fundit do ti mungojnë shumë me teper ne ato qe do te vine me pas dhe pavarsisht nese ky grupim vendos per te formezuar apo jo nje organizem te ri politik, e sigurt është qe keto vota nuk do te shkojne me per PD por do te shperndahen ne spektrin politik dhe kjo per mendimin tim është skenari me i keq per Partine Demokratike, por jo domosdoshmerisht me i keqi per Shqiperine.

A është kjo nje beteje personale kunder kreut te Partise zotit Basha?

Jo ketu nuk ka asgje personale nga ana e kritikeve. Duket sikur personale e ka zoti Basha me kryesimin e Partise Demokratike. Pasi mori vendimet personale per berjen e marreveshjes me Ramen, per listat e deputeteve dhe nje fushate skandaloze qe solli rezultatin katastrofik, zoti Basha nuk mori asnje pergjegjesi per humbjen, por nxitoi per te kapur kreun e Partise Demokratike duke organizuar farsen e 22 korrikut. Nuk lejoi garë per vetën e tij brenda partise pavarsisht se rregullat e ndershme te garës i  kishte pasur kauzen kryesore politike perball kundershtarit. Nuk dha doreheqjen perpara zgjedhjeve per kreun e PD, pavarsisht se këtë ja kishte kerkuar Rames per 90 dite ne nje proteste maratone. Nuk shtyu madje as daten e zgjedhjeve sipas kerkeses se rivaleve potenciale, shtyrje qe vetë ja mori rames me te pakten me 1 jave ne zgjedhjet e pergjithshme te 25 qershorit. Nese dikush ketu ka nje gje personale ai fatkeqsisht është zoti Basha. Po, zoti Basha është I obsesuar me postin e kryetarit te Partise Demokratike, sepse ai deshmoi se është I gatshem te beje cdo gje per mbajtjen e kreut te partise, qofte dhe me koston e shkaterrimit dhe shuarjes se Partise Demokratike. Legjetimimi I kreut te Pd nepermjet nje procesi te vertete zgjedhjesh e bene Partinne Demokratike me vitale,opozitën  me te forte dhe Shqiperine me te mire rrjedhimisht.

Si i shihni raportet e PD me LSI në opozitë dhe çfarë duhet të bëjë më mirë spektri opozitar në vend sipas jush?

Të falenderoj për këtë pyetje. Kur kontaktuam fillimisht bashkë per këtë interviste, me shpoti te tregova qe kam qene nje lexues me i rregullt i revistes tuaj perpara 4 vitesh, atehere kur ju benit nje opozitë te vertete ndaj Qeverisë se PD, pavarsisht se ne ate kohe nuk ndaja qendrime te njejta me ju. Opozita është vlere e madhe  kudo ne bote, ne Shqiperi do te thoja qe ndoshta është me e madhja vlere.

Nje vend si Shqipëria ku kriminelet arrijne te ulen deri ne karrige deputetesh, korrupsioni është sistem qeverisës dhe shkelja e te drejtave te njeriut është rregull, nje opozitë e vertete është antitrupi i vetëm dhe e vetmja shprese e shoqerise perball se keqes ne drejtim.

Imagjinoni Shqiperine ku nuk denoncohet fakti qe perdhunuesi behet kryetar bashkie, që femijet punojne si skllever dhe vdesin si skllever ne ndermarrje shteterore si rasti i Ardit Gjonklajt, apo qe kodrat dhe malet gjelberojne me shumë prej bimeve narkotike se sa prej bimesise se habitatit natyror. Dhe këtë sherbim per vendin mund ta beje vetëm nje opozitë e vertete dhe frontale.

Sa here me pyesin se mos kritikat tona per drejtimin e PD çojnë ujë në mullirin e Edi Ramës unë ju pergjigjem se e kunderta është e vertete. Unë mendoj se Edi Rames mund t’i shkurtohen ditet vetëm nepermjet nje opozitë te forte dhe frontale, ndaj dhe kerkoj me ngulm te ndreq mjetin per te arritur qellimin final. Shqipëria sot ka nevoje per nje opozitë te vertete, qe karten morale ta këtë armen me te forte te luftes se saj opozitare. Fatkeqsisht shqiptaret nuk kane besim sot tek asnje prej forca politike te rreshtuara ne opozitë. Lulzim Basha nenshkroi nje marreveshje te pazbardhur ende me Edi Ramen ne 18 maj dhe pasi mori nje rezultat deshperues ne zgjedhjet e 25 qershorit 3 deputete te tij votuan pro Gramoz Rucit ne krye te Kuvendit, ndersa vihet re nje amnisti e cuditshme e aksionit opozitar te PD ndaj fenomeneve me negative te qeverisjes se sotme. Aktore te rendesishem te gazetarise kane vene ne vemendie se cuditerisht lidershipi I PD jo vetëm nuk I shfrytezoi por beri sikur nuk I degjoi fare deklaratat bombastike te ambasadorit amerikan per klanet mafioze ne Shqiperi qe veprojne te pa shqetesuar nga strukturat shteterore.

Nga ana tjeter LSI jo vetëm e ka te veshtire te perceptohet si opozitë per shkak se sapo ka dal nga koalicioni qeverisës me Kryeministrin e sotem, por duket sikur e ka te veshtire ta luaj këtë pozicion. Ju ve ne vemendie se ne mbledhjen pasuese te Keshillit Bashkiak kur Veliaj u akuzua publikisht nga LSI se rriti çmimin e ujit  duke blere keshilltare te kesaj force politike, LSI votoi pro te gjitha akteve te Veliajt, disa prej te cilave ishin me korruptive se rritje e cmimit te ujit ndoshta.

Aksioni opozitar e ka forcen tek morali, tek shpresa qe ngjall ne shoqeri. Unë mendoj qe këtë mision jo vetëm duhet por ka detyrimin ta kryej se pari PD ne këtë vend. Prandaj dhe kerkoj nje PD me nje kryetar legjitim, nje PD qe kundershtarin e ka perball per ta denoncuar dhe mundur dhe jo per ti shtrenguar doren dhe per te bere marreveshje klienteliste me te, nje PD qe promovon vlerat e shoqerise shqiptare dhe jo nje PD qe pershtatet me te keqen per ca pushtet te nje grupi njerezish, kushdo qofshin ata.

/JavaNews.al