Kreu i Partisë për Liri, Demokraci dhe Etike, Arian Galdini: Ndërkombëtarët mbështesin reformën, jo Ramën

 

 

Arian Galdini, Kryetar i LDE (Partia për Liri, Demokraci dhe Etike) nuk e sheh qëndrimin e ndërkombëtare për negociatat Rama-Basha si mbështetje ndaj Kryeministrit, por si qëndrim pro reformën. Në një intervistë për “Koha Jonë” Galdini komenton dhe arsyet që e shtynë të bëjë koalicion me Partinë Demokratike.

Z. Galdini, juve tashme keni hyre ne muajin e 8 te ekzistences si Parti politike. Cili eshte bilanci juaj qe nga dalja ne skenen politike e derisot? 
Nuk ka bilanc. Ka veprimtari te pandalshme. Edhe sot qe po flasim ne kemi aktivitetet tona. Jemi cdo dite ne veprim e nderveprim per te ndertuar struktura e mendesi krejt te reja. Partia politike ne Shqiperi eshte gjithcka. Partia jep buke, partia jep pune, partia jep bursa, partia jep tendera, partia mer, vjedh e blen vota, partia te jep drite ose ta mer, te jep fryme ose ta mer. Partia sipas kultures dhe kuotueshmerise se derisotme ne vendin tone, eshte kudo e ngado. Partia ka struktura dhe kontroll mbi gjithcka. Partia nuk mendon, por urdheron. Partia nuk pranon, por lejon. Partia te ben artist, politikan, sipermarres ose analist. Partia di se kush e si jeton e voton, gelon a vegjeton ne cdo shtepi, pallat, lagje, fshat, qytet, teater, media, biznes, insrirucion, etj. Kur themi Partia, nenkuptojme shume para ose shume te forte. Kur themi Partia kemi thene Nena, Baba, Njerku, Xhelati, Djalli e Zoti. E pikerisht nen kete mendesi e kulture kemi nisur rrugetimin tone ne te LDE. Ne nuk kemi dashur e nuk duam te jemi kjo lloj Partie si me siper. Ne kemi dashur e duam te jemi Partia e qytetareve te thjeshte, te rregullt dhe te paperlyer qe jane bere bashke ne nje beselidhje te te mireve dhe te merituarve. Ne kemk dashur e duam te jemi nje Parti moderne, tipike elektorale qe funksionon e  vepron si klub mendimi e alternativash. Ne nuk kemi dashur e nuk duam te kemk struktura ne cdo shtepi, pallat, lagje, fshat apo qytet. Ne kemi dashur e duam qe te kemi Komunitete Politike e Morale te cilat krijojne ambjent lirie, konkurence, gare dhe meritokracie per tu dhene kushte ngjizjes, lindjes dhe rritjes se ideve e alternativave me te mira, si edhe kapaciteteve njerezore me te afta, me te talentuara e me me shume integritet. Kjo ndjesi qe askush nuk mundet te mberrije ku e cka meriton, duhet te  mare fund ne vendin tone. Kjo ndjese qe duhet te lesh peng karakterin, integritetin, ligjshmerine, parimshmerine, njerezizmin dhe profesionalizmin per te mbjetuar a per te arritur ku e cka nuk meriton, ne kurriz te atyre qe meritojne  duhet te mare fund. E ne si LDE po krijojme Komunitete Politike dhe Meritokracie qe kushdo qe vlen personalisht dhe profesionalisht te kete te gjitha mundesite dhe hapesirat qe te jete e krijoje te mire publike  te mire te perbashket. Pra, pas 8 muajsh ne kemi grupe nismetare dhe komunitete politike te LDE ne cdo njesi administrative te Tiranes, ne pothuajse cdo qytet kryesor te vendit. Kemi zhvilluar edhe dy Asamble Kombetare te Forumit Rinor te LDE. Madje Forumi Rinor i LDE ka nisur me nje Kryetare Nismetare e sot ka nje Kryetar te ri te zgjedhur. Edhe vete Kryetari i LDE ne tetor te ketij viti do ti nenshtrohet procesit te gares dhe zgjedhjeve. Kemi nje Program Paraprak Politik sikurse jemi partia e pare dhe e vetme qe kemi betimin tone. Kemi krijuar nje Komunitet te shkelqyer politik ne LDE ku marin pjese vullnetarisht e me deshiren e perkushtimin e tyre te plote profesioniste te lire, avokate, doktore, arkitekte, pedagoge, inxhiniere, ekonomiste, etj, etj. Asnjeri prej nesh  nuk rron nga politika e nuk ka nevoje per politiken per te jetuar a per tia dale mbane ne jete. Te gjithe jemi njerez qe ia kemi dale mbane e dime tia dalim mbane me aftesi, talente, zotesi, profesionalizem, ndershmeri e integritet. Cka mund tju them me kenaqesine e gezimin me te madh, eshte se ne cdo dite kemi qytetare te thjeshte, te rregullt, te ndershem e te paperlyer qe shprehin interes apo deshire angazhimi ne LDE, nga e gjithe Shqiperia. Cdo dite jemi ne rritje. Ngadale, cilesisht por ne rritje.
Atehere, perse vendoset te beni Koalicion me Lulzim Bashen dhe PD? A nuk eshte ky Koalicion fundi i pastertise dhe idealizmit tuaj si LDE?
Ndoshta po. Ndoshta jo. Kjo mbetet per tu pare nen sprovat e koheve e sfidave politike qe na presin ketej e tutje. E verteta eshte se vendime te tilla kaq te rendesishme jane gati gati dramatike dhe themeltare. Kur krijon nje Parti te re politike, nuk ka sesi te mos kesh si mendim paresor konkurimin me vete, krijimin e nje identiteti dhe integriteti partiak te panderlidhur e pa bashkepunime me Parti te tjera. Ka nje lodhje te dukshme te qytetareve shqiptare me politiken dhe politikanet e ketyre 25 viteve. Kesisoj, sa me larg Partive e Politikaneve te derisotem te qendrosh, aq me shume shanse ke te gjesh rezonance e perputhje kete ‘lodhje popullore’ me Partite dhe Politikanet e ketyre 25 viteve. Por cndodh realisht, praktikisht, vertetesisht? Kur je politikan i ri, kur je parti e re, nuk ke struktura, nuk ke media, nuk ke logjistike, nuk ke mbeshtetje financiare qe te percosh mesazhin dhe permbajtjen tende tek qytetaret. Vini re, ne 8 muaj perpjekje titanike, ne si LDE kemi arritur te fitojme terren mediatik modest dhe jo shume jehonezues, aq sa kemi vetedijesimin se vetem nje pakice e qytetareve shqiptare e njohin ekzistencen tone. Dhe kjo jo per fajin tone. Sepse ne jemi cdo dite ne veprim e komunikim politik. Ju gazetaret besoj e keni vene re se ne keto 8 muaj ne kemi qene te perditshem e madje here here edhe disa here ne dite komunikues mesazhesh, kumtesh, deklaratash dhe aktivitetesh politike a organizative te LDE. Nuk jemi parti dembelesh, e as ngurruesish. Nuk jemi parti qe heshtim per arsye konjukturale apo klienteliste. Jemi parti qe veprojme e mbajme qendrime per cdo ceshtje te vogel a te madhe politike, diplomatike, sociale, kulturore e gjeostrategjike. Kemi aq komunikim kembengules dhe te perditshem, sa shpesh druajme mos ju lodhim a bezdisim juve gazetareve. Ndaj ju falenderojme shume qe ju keni qene kaq te duruar dhe te mire me ne. E megjithate, terreni mediatik qe ne kemi arritur te fitojme eshte ende ne kufijte me modeste te mundshem. Jo per fajin tone. E theksoj, jo per fajin tone. Ne kemi prodhuar politike cilesore te dores se pare. Per kete jemi te bindur e pa asnje modesti themi se veprimtarite politike dhe vete politika qe ne prodhojme jane te dores se pare ne skenen politike shqiptare. Sidoqofte, pertej asaj cka meritojme per shkak te cilesise se aktiviteteve dhe politikes qe prodhojme, ne nuk kemi mundur te fitojme ate terren mediatik qe meritojme. Kjo na ka mbajtur ne nje gjendje rritjeje te ngadalte, ndonese shpresedhenese dhe optimiste, por te ngadalte, shume te ngadalte. Me kete ngadalesi rritjeje, procesi yne i lulezimit politik do te kerkonte shume vite durim, mund, sakrifica e perpjekje. Shpesh ndodh qe durimi sjell edhe frytet me te mira e me te pjekura. Shpesh ndodh qe kohegjatesia e rritjes e vret vet produktin. Migjeni ka nje poezi te mrekullueshme ku thote: Une djepi i poezive te mia, a ndoshta vorri i tyne… Kjo dileme migjeniane behet edhe dilema jone politkke  dersa duhet te vendosim te durojme rritjen e ngadalte, shume te ngadalte, a te mbytemi njehere e mire gjate rruges ndersa durojme rritjen e ngadalte? LDE, idete, vizioni, ekkpi, komuniteti politik i LDE, jane poezite tona. Ne mund te behemi djepi i tyre, a ndoshta vorri i tyre. Me kete fryme, ne kemi biseduar mes njeri tjetrit, me njeri tjetrin. Asnjeri nga ne nuk do qe LDE te jete romanca e nje stine politike, e as poezia qe do te varroset nga ngurrimi e durimi yne. Prandaj, zgjodhem qe ti japim vlere drites se ideve, vizionit, permbajtjes dhe komunitetit politik te LDE, duke u ngjitur ne shpatullat e nje vellai te madh, e nje partie te madhe sikurse eshte PD. Ne si LDE besojme se ne jemi drita dhe kripa e ketij vendi, andaj na takon te kerkojme te ngjitemi ne vendin me te larte e me te dukshem qe te vhemi re nga qytetaret qe kane nevoje per driten dhe kripen tone. Mund te kemk humbur pafajesine, mund te kemi humbur pastertine e idealizmit tone, per shkak te Koalicionit me PD. Mundet…Ajo cka une di e ne dime si Ekip dhe Komunitet i LDE, eshte se ne me qellim-mbaresine tone kemi zgjedhur te behemi djepi i poezive tona. Ne Shqiperi per te bere politike e per te bere fushate elektorale, duhen ose shume para, ose shume te forte e cuba. Ne nuk kemi as para e as cuba. Ne refuzojme te ekzistojme si parti per shkak te parave dhe cubave. Ne gjykojme se eshte thelbesisht me e ndershme qe ne te behemi djepi i poezive tona nepermjet nje aleance, koalicioni, marreveshjeje te ndershme, me integritet dhe pa kompromise te liga politike me nje Parti te madhe, sikurse eshte PD. A na ben kjo pis, a si ata, a si te gjithe te tjeret? Nuk e di. Nuk e besoj. Di te them se fakti qe ne beme Koalicion me PD, nuk deshmon vetem meriten dhe pastertine tone, por edhe pastertine dhe meriten e Lulzim Bashes dhe PD. Na ftuan dhe pranuan ne Koalicion krejt pa kushte, pa kompromise tjetersuese a çdinjitetezuese. Na pranuan si te lire, te dlire e sovrane. Nuk mund te mos a njohim kete merite. Madje nuk mund te mos ua shprehim mirenjohjen dhe mirebesimin tone te plote.
A u ndjete keq nga sulmi qe u be prej disa mediave me shpifje dhe akuza absurde kunder jush personalisht? Si u ndjete qe PD, aleati juaj i madh nuk tha asnje fjale ne mbrojtjen tuaj?
Ndjeva trishtim si prind, familjar e pedagog. Nuk u shqetesova aspak per kostot politike si Kryetar Partie. Si prind, familjar, e si pedagog ne Universitet, u ndjeva keq. Une jam djale oficeri. Babai im me ka rritur me disa rregulla e parime te forta te cilat kane ndertuar tek une nje karakter te tille e nje stil jetese qe virtytet, ndershmerine, parimshmerine dhe zbatimin e ligjeve ti kem natyralitet te qenies. Jam bere 41 vjec, e kurre nuk kam bere as kundravajtje rrugore. Imagjinoni, une nuk pi as cigaren. Kam bere nje jete te rregullt si vetmitar, e me pas si bashkeshort e baba. Jeta ime si djale ushtaraku, ka qene pothuajse e ngjashme me jeten e nje murgu. E te shtosh ketu qe une prej vitesh jam besimtar i devotshem ne Zot, qe perpiqet te jetoje nje jete qe eshte e denje per syte e Zotit, njeriut, parimeve, ligjeve dhe Kushtetutes. Kam ndertuar nje jete qe te ndertoja edhe nje model, me vepra e jo fjale. Une i kam jetuar fjalet qe kam thene e nuk kam folur per gjera qe nuk i kam jetuar, besuar apo aspiruar. Per kete arsye, u lendova thelle nga marrezia e akuzave qe u sajuan e shpifen me driteshkurtesi e idiotesi, sepse u hodh balte mbi nje njeri qe ka pasion e perkushtim ndertimin e nje jete si model pastertie, ndershmerie, meritokracie integriteti per djalin tim, per studentet e mij, per ata qe me njohin. U hodh balte e shpifje mbi nje njeri e jete te thjeshte, te rregullt e te paperlyer. Donin te me benin si shumekush ka bere jete politike e publike ne kete vend. Por nuk jam si Ata qe na kane sunduar e plackitur ne keto 25 vjet. Jam djali, qytetari e njeriu i thjeshte. Jam aktivisti qe ka bashkeudhetuar  me te gjithe, e kurre nuk u be pjese e felligeshtise a ligesise se kohes a bashkeudhetareve apo kundershtareve. U lendova, ndaj edhe nuk e lashe kete ceshtje thjesht si nje ceshtje te debatit publik e politik, por kam vendosur ta ndjek edhe ligjerisht ne Prokurori e Gjykata. Shpifesit duhet te ndeshkohen nga Gjykatat dhe duhet ta demshperblejne shtrenjte me vendim Gjykate demin qe i kane shkaktuar prindit, familjarit, pedagogut, personit publik dhe Kryetarit te LDE,  Arian Galdini. Mosmbrojtja nga PD eshte normale dhe gjeja e duhur. PD nuk ka pse te me mbroje mua, sepse une di e jam ne gjendje te mbrohem vete. E ne kete rast nuk kishte asnje shkas e arsye per mbrojtje sepse shpifja ishte aq e ulet dhe idiote, sa nuk kishte pse te konsideronte askush.
C’rol do te keni ju si LDE ne Koalicionin Opozitar dhe cili eshte qendrimi juaj per Reformen ne Drejtesi?
Ne e shohim veten si nje Parti qe do te sjelle zerin e qytetareve te thjeshte, te rregullt dhe te paperlyer ne Koalicionin me PD dhe Partite e tjera Opozitare. Do te perpiqemi te jemi sa me ndikues me idete, parimet, vlerat e njerezit qe ne perfaqesojme. Do te behemi krah i  vrullshem mendimi dhe veprimi Opozitar bashke me PD. Do te ndikojme e ndertojme nje atmosfere dhe trajektore te re Opozitarizmi, per tu transformuar nga Opozitarizem Antiqeveritar, ne Opozitarizem si Mision. Qe te mberrihet kjo, duhet qe te dilet pertej rolit si Opozite qe operon vetem me anetaret, veprimtaret dhe votuesit e Opozites, dhe  perputhjen e Opozites me gjendjen opozitare te qytetareve. Opozitarizmi si rol, nenkupton perfaqesimin e atyre Opozitareve aktive e te deklaruar te cilet politikisht nuk e duan Qeverine. Ndersa gjendja opozitare perfshin gjithkend qe nuk e do, nuk e pelqen, nuk eshte i kenaqur, e kundershton, e kritikon a e refuzon kete Qeveri. Kur Opozita te kthehet ne mision, ajo do te perputhet me gjendjen opozitare, e kur kjo te ndodhe,  atehere fryma dhe beteja opozitare do te jete nje me qytetarin shqiptar. Ky do te jete edhe preludi i fitores. Lulzim Basha dhe PD jane ftuesit dhe bartesit e kesaj trajektoreje te re Opozitare. Ne do te dime te bejme harmoni me Lulzim Bashen dhe PD, por edhe me partite e tjera te Koalicionit Opozitar. Po behemi gati te gjithe per nje beteje finale dhe te ashper. E do te fitojme. Se bashku ne si Opozite dhe qytetaret shqiptare bashke me ne.
Reforma ne Drejtesi?
Ah po. Reforma ne Drejtesi eshte nje domosdoshmeri absolute per Shqiperine. Duhet te miratohet patjeter, me cdo kusht e mjet. Ne si LDE pershendesim qendrimin e Ambasades USA dhe BE te cilat shprehin zhgenjimin per mosarritjen e nje marreveshjeje ne takimin Basha  –  Rama. Edhe ne jemi shume te zhgenjyer. Prisnim nje takim Shtetaresh qe u ulen ne Tryezen e Dialogut si shtetare per Reforma, e jo si politikane per lojera kalamajsh E ka kush e ka… Nje Kryeminister qe si kalama i lumtur del me vrap e vrull nga takimi me Liderin e Opozites, per te kenduar kengen e deshtimit e theksuar refrenin e fajesise se Opozites per deshtimin, duhet dyshuar seriozisht ne deshiren e tij per ta arritur suksesin e Reformes. Ky Kryeminister kalama eshte cdo dite i deshperuar, epik, i palumtur e gati gati depresiv. Ai lumturohet e buzeqesh vetem kur kendon kenge deshtimi dhe ritmon refrene fajesie per Opoziten. Ambasada USA dhe BE ne deklaraten e tyre, flasin per vijimesine e punes per nje draft perfundimtar sa me te drejte. Kjo nenkupton se askush nuk duhet te beje si kalama duke dale ne media e foltore me draftin e tij si perfundimtar ne njerin xhep dhe fjalimin antiopozite ne xhepin tjeter. Reforma ne Drejtesi eshte per shtetin e se Drejtes, e jo per Qeverine e Kryeministrit antiopozite. Reformat dhe shtetberjen nuk mund ti presim nga nje Kryeminister kalama. Ne si LDE jemi me nderkombetaret, me USA dhe BE, por do te bejme gjithe sa mundemi qe edhe ata ta shohin Kryeministrin si kalama, njelloj si e shohim ne. Thelbesore eshte qe te gjithe se bashku te kuptojme se ky Kryeminister kalama nuk ben dot as Referorme ne Drejtesi, as zgjedhje te lira e te ndershme. Ky Kryeminister kalama duhet rrezuar sa me pare e me cdo kusht.
Po a nuk ju duket se ky Kryeminister ka mbeshtetjen e Ambasadorit Amerikan Donald Lu dhe Ambasadores se BE Vlahutin ? E ju shkoni ne kundershtim me ta?
Nuk e besoj. Donald Lu dhe Romana Vlahutin, SHBA dhe BE duan Reformen ne Drejtesi, nuk duan Edi Ramen. Sidoqofte thirrja ime per Ambasadorin Lu dhe Ambasadoren Vlahutin eshte e drejtperdrejte: Kujdesi per femijet tane dhe brezat e ardhshem ne kete vendin tone, ju ben nder ne misionin tuaj. Ndaj ne ju jemi mirenjohes. Thellesisht mirenjohes per perpjekjen dhe angazhimin tuaj per miratimin e Reformes ne Drejtesi. Ne te gjithe e duam Reformen ne Drejtesi. Ne e konsiderojme si domosdoshmeri jetike miratimin e sameparshem te Reformes ne Drejtesi. Ju kerkojme qe te beni edhe me shume. Nxirrni te palarat e kesaj klase politike, thoni cdo te vertete qe dini per kete klase politike, haptazi ne media e publik, shpallini nongrata ata e ato qe ju mendoni se e meritojne te shpallen nongrata. Radikalizoni reagimet e deklarimet tuaja, qe ne tju jemi edhe me shume mirenjohes. Por kujdes, mos ngaterroni kujdesin per femijet tane dhe te ardhmen tyre, me kujdesin per nje Kryeminister kalama dhe te ardhmen e tij.
Cmendim keni per idene e Fatos Lubonjes dhe Andi Bushatit per nje Parti Antikaste ?
Kur ke pasion e mbaresi ne qellime, nuk gjen paqe sa kohe nuk mundesh ti ushqesh e ushtrosh ato. Kur nuk ke as pasion, e as qellime te mbara, apo nuk ke qellime fare, e ke te lehte te besh paqe gjithekund, me gjithekend, per gjithcka. Kur ke pasion e je qellim-mbare je paqeberes sepse do qe parimet, virtytet dhe rregullat e lojes te mbivlejne mbi cdosend.
Kur nuk ke as pasione e as qellime, do konfliktin sepse konflikti te jep paqen e pragut te shtepise, e lekures tende. Konflikti te ben sherbyes te dikujt, gisht apo kembez shkrepjeje kunder dikujt a dickaje.
Ndersa paqeberja kerkon kreativitet, talente, zotesi, miredashje.
Konflikti kerkon tu sherbesh te tjereve e te sakrifikosh te tjeret, per hir te se mires dhe paqes personale apo te pragut te shtepise.
Paqeberja kerkon te sakrifikosh veten e pragun e shtepise per hir te se mires te perbashket.
Ndaj Veberi na ka thene prej kohesh se ka politikane qe jetojne per politiken dhe politikane qe jetojne nga politika. Keta te paret jane gjithnje e me te rralle, ngase pasioni, ndershmeria, integriteti, qellim-mbaresia, karakteri, kane dale jashte mode, jashte kohe. Sot e cdo dite qe shkon, kemi masivisht politikane qe jetojne nga politika.
E sa me teper rritet numri i politikaneve qe jetojne nga politika, aq me i madh behet numri i politikaneve ‘trendy’ qe bejne politike duke nxjerre ne krye te fjaleve e ligjerimit vetedeklarimin se nuk jane politikane. Ose kemi shtim te atyre qe shiten jo si politikane por si menaxhere. A me tutje akoma, kemi politikane e analiste qe u sherbejne politikaneve te cilet kerkojne politike a parti antisistem.
E keta te mbysin me propaganden e tyre sepse keta jane vete sistemi. Keta qe jane politikane te deklaruar si jopolitikane, keta qe jane politikane te shitur si menaxhere, keta qe jane politikane apo analiste qe kerkojne e gerthasin per politike a parti antisistem, keta jane vete rryma kryesore, keta jane vete sistemi.
Kur ti flet per politike me pasion, me qellim-mbaresi, me parime, integritet, karakter, virtyte, talente e zotesi, keta te quajne te dale jashtemode, qesharak, delirant, te pavlere, etj, etj.
Kur ti flet per politike ku nuk eshte politikane i forte, por qytetari, keta te tregojne muskujt, parate, rregullat, realpolitiken, terrenin, numrat e militanteve, qe kane ata qe jane ne loje e kontrollojne lojen. Duke bere kete gje, keta te thone ty se ti nuk ke asnje shans te ndryshosh asgje, sepse ti nuk ke as te forte, as para, as militante.
Kur ti flet per politike te ideve ku politikani apo partia qe ti perfaqeson, nuk do qe te jete as me militante e as me klientelizem apo konjukturalizem, por me ide.
Keta te nenqeshin, tallin, asgjesojne.
Kur ti flet e ben politike realiste, sepse ti me ide krijon nje komunitet politik, e me kete komunitet politik kerkon te krijosh edhe perfaqesimin politik si politikan me pasion dhe qellim-mbaresi dhe si parti e qytetareve te thjeshte, te rregult e te paperlyer, keta te mbushin me peshtymen e te qeshurave te tyre tallen me ty.
E bejne sepse keshtu e besojne. Dhe kane te drejte.
Sepse per keta, Sistemi dhe Antisistemi jane e njejta gje. Jane thjesht ndryshim i gjithckaje per te mos ndryshuar asgje. Rrokade personash apo grupimesh politike qe merren vesh apo shporrin njeri-tjetrin.
Keta nuk e duan politiken si pasion, as si qellim-mbaresi, as si pergjegjshmeri. Sepse keta marrin rrogen nga politika.
Keta duan vetem ‘kryengritje brenda pallatit’. Keta nuk duan askend nga jashte pallatit qe tu hyje ne oborr, e madje asfare te kete shansin te mbjelle qofte edhe nje lule te vetme.
Prandaj cirren per sistemin dhe antisistemin si politike, sepse keta duan te vazhdojne te jetojne nga politika, e duan qe ne politike te kete vetem te tille politikane qe jetojne nga politika e u japin rroga atyre qe jetojne nga politika.
Keta duan qe politka te konsiderohet si buka e perditshme, rroga, shperblimi, tenderi, bursa e studimit, vila ne bredet a periferi, e keshtu me rradhe.
Politika si pasion e si qellim-mbaresi, nuk u duket si e denje, nuk e duan, e urrejne, e perbuzin.
Politika si pasion, nuk paguan rroga, e as jep tendera, nuk ben vila e as siguron privilegje. Politika si pasion krijon komunitet moral, krijon rregulla loje, barazi para ligjit, Kushtetutes dhe Zotit, meritokraci dhe virtyte, gare dhe liri, perfaqesim dhe dinjitet.
Ndaj kur ti brenda logjikes dhe veprimit tend te kahershem, vendos te besh Koalicion me nje nga Partite e medha te Sistemit, ti dukesh kaq i cuditshem.
Sepse ke thyer rregullat e tyre. Ti ke hyre ne Pallatin e tyre me ftesen e njerit prej Zoterve te Pallatit dhe nuk ke bere as udhen, as betimin, e as kompromiset qe ata bejne per te qene ne ate Pallat. Merita sigurisht eshte e atij qe te ka ftuar. Mendjehaptesia e tij dhe kurajoja per te te ftuar keshtu si je, pa te futur ne centrifugen shtrydhese e deformuese te sistemit, eshte arsyeja pse ti je aty krah per krah me te. Dhe kjo eshte deshmia se edhe ai, Lulzim Basha po e kerkon sinqerisht dhe seriozisht politiken te behet si pasion. Kur Lulzim Basha pranoi te ftoje Arian Galdinin dhe LDE ne Koalicion, dha nje sprove e prove te madhe publike se ai eshte i gatshem te jete ndryshe. Se ai e sheh ndryshimin e sistemit si nje proces transformimi nepermjet pasionit, mendjehaptesise dhe krijimit te komunitetit moral.
Edhe kur Arian Galdini dhe LDE vendosen ti bashkohen Lulzim Bashes dhe PD, nuk shkuan per tu shkrire, e as asimiluar, nuk shkuan per tu zhbere e as deformuar. Krejt e kunderta.
Ne vendosem te shkonim ne krah te Lulzim Bashes dhe PD, per te bere politike me pasion dhe qellim-mbaresi, sepse aty gjetem shpatulla qe na dhane mundesine ta ngreme ne nje lartesi te dukshme driten tone. Ne e besojme se kjo aleance e drejtperdrejte politike, per politike, me politiken si pasion e qellim-mbaresi, qe ne kemi bere me PD dhe Lulzim Bashen, eshte shume e ndershme dhe me e drejte sesa hipokrizia antisitem s atyre qe jane te paguar a pasuruar nga sistemi.
Ne besojme se kjo aleance politike e LDE me PD, eshte shume me e ndershme dhe me e shendetshme sesa kompromiset klienteliste apo konjukturaliste qe bejne me pasunaret a me te fortet per te mbijetuar ne ambjentin e vrazhde politik shqiptar, partite e reja a te vogla shqiptare.
Ne duam te bejme politke si politikane e kemi zgjedhur te deshtojme apo tia dalim mbane si te tille.
Keta zoterinjte qe paguhen me rroga te majme nga sistemi per te kerkuar antikasten, shpesh me bejne te qesh me ta. E dini cfare? Une mendoj se keta antkastistet jane revizionistet e Rilindjes. Kaq e thjeshte eshte.
Gjergj Bojaxhiu sapo ka shpallur nje parti te re. Edhe Ben Blushi gjithashtu, pritet te kete se shpejti Partine e tij. A ndiheni te rrezikuar ju si LDE nga keto dy parti? Cmendim keni per Bojaxhiun dhe Blushin?
Jane antikastiste. Jane revizioniste te Rilindjes. Projekti i vijimesise se te majtes ne pushtet. Ata raportin e kane mes Rames dhe Metes. Nuk kane lidhje me ne si LDE. Sidoqofte une personalisht vleresoj shume cdo akt e sipermarrje politike qe behen nga njerez te vlere. Dhe Bojaxhiu e Blushi vlejne. Eshte anormale te kemi ne politike e Kuvend, me te padenjet e shoqerise shqiptare e te shohim jashte politike e jashte Kuvendit njerez te vlere si Bojaxhiu, Blushi, Malaj, Bello, etj. U uroj shume suksese, sepse Shqiperia ka nevoje per politike dhe ata e bejne Shqiperine me politike, pra me te mundshme per tu ndryshuar.
Koha Jone