Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha: 1747 biznese mbyllën qepenat vetëm në janar, Rama predikon dokrra

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook deklaroi se “1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më”. Ky sipas Bashës është realiteti i vërtetë i shqiptarëve, jo dokrrat që sipas tij predikon Edi Rama.

“1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 për qind krahasuar me një vit

më parë.
1747 biznese që nuk munden më.

Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.

1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik”, shkruan Basha.