KRENARIA JONE/ Alpinistja shqiptare, Uta Ibrahimi shpalos flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës në majen e Everestit

Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi shpalos flamurin e Shqiperise dhe Kosoves ne majen me te larte ne bote, ate te Everestit, 8840 metra mbi nivelin e detit.

“Jam shume e lumtuar qe solla flamurin e Kosoves dhe Shqiperise ketu lart”., shprehet ajo.

Kosovarja Uta Ibrahimi pushton malin Everest

Alpinistja Uta Ibrahimi nga Kosova ka pushtuar malin Everest dhe në këtë mënyrë është bërë kosovarja e parë që është ngjitur në majën më të lartë të botës.

“Jam shumë e lumtur që solla flamurin kosovar-shqiptar në maje të botës, si femra e parë shqiptare! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkroi Ibrahimi në profilin e saj në Facebook.

Uta Ibrahimi vitin e kaluar pushtoi edhe malin Blanc (4.808 metra) maja më e lartë në Evropë dhe Emler (3.700 metra) në Turqi.

Në dhjetor të vitit të kaluar qëndroi në Himalaje, rajon që shtrihet në pesë vende: Butan, Indi, Nepal, Kinë dhe Pakistan.

Gjatë udhëtimit të saj njëmujor në Nepal, si pjesë e projektit “Gratë shqiptare në Himalaje” Ibrahimi pushtoi disa nga majat më të larta Yalung peak (5.700 metra), Nurbu peak (5.800) dhe majën Ramdung (5.925).

Qëllimi i këtyre udhëtimeve ishte adaptimi mbi kushtet malore dhe përgatitja për malin Everest. Mediat kosovare transmetojnë se majën më të lartë në botë më 22 maj e pushtuan edhe aplinisti Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, po ashtu nga Kosova.

Bëhet fjalë për ekspeditën e parë të një klubi alpin kosovar, të cilin financiarisht e mbështeti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe disa sponsorë privat. Përgatitjet për pushtimin e malit Everest, zgjatën dy muaj.