Kral Nikolla e kishte ndrikullen nga Kastrati

Kral Nikolla i Malit te Zi, i cili kete vend te vogel Ballkanik e ka udhehequr e drejtuar, per 58 vite duke e ber shtet me shqiptar e me troje shqiptare. Rezulton dhe deshmohet se ka patur nje ndrikull nga Kastrati i Malsise se Madhe. Kur kastratasin Zenel Shabani figur e njohur, me disa shoke te tij te atdhetarise e arrestojne ne Cetin te Malit te Zi, Kral Nikolla ne shtepin e tij, gjene ndrikullen nga Kastrati, te ciles sipas zakonit i gezohet shume. Mirpo ndrikulla dukej e vrejtur dhe jo e gezuar, gje qe Kral Nikolla e vuri re, dhe per kete ai e pyeti se cfar ke ndrikulle qe nuk te shoh ne terezi ?. Dhe ndrikulla menjeher i thote : Kumare me ke arrestuar vellan tem Zenel Shabanin. Ai ja kthen cfare vellau, se ai eshte turk more, jo ia kthen ndrikulla ai eshte kastratas, vllau u jem i gjakut…. Kral Nikolla nuk e con ma gjate, por urdheron lirimin e menjehershem te Zenel Shabanit, i cili nuk pranon te lirohet i vetem pa shoket e tij me te cilet kishte ardhur ne Cetine. Ne keto kushte duke njohur karakterin e forte te malsorit Kral Nikolla vendos dhe i liron te gjithe te arrestuarit se bashku me Zenel Shabanin.
Ndue Bacaj