“Koronavirusi sfidë edhe për median, raportoni me profesionalizëm, verifikoni çdo fakt. Të qëndrojmë gjakftohtë”

Gazeta informative italiane “Valigia Blue”, ka shpërndarë një mesazh në rrjete sociale, e cila bën një thirrje për të gjithë mediat e vendit fqinj në raportimin e lajmeve të fundit mbi koronavirusin.

Vdekja e dy pacientëve në zonën veriore të Italisë, ka çuar në masa ekstreme si mbyllja e shkollave, pezullimi i transportit publik, duke i kthyer qytetet në një formë karantine. Një gjë e tillë padyshim ndikon mjaft edhe në psikologjinë e çdo qytetari që ndihet në panik nga përhapja e këtij virusi.

Pikërisht ky është edhe mesazhi mjaft simbolik i “Valigia Blue”. Kjo sfidë është edhe për të gjithë ekosistemin mediatik shkruajnë ata. “Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe duhet ta bëjmë këtë në mënyrën më profesionale të mundshme”.

E njëjta gjë vlen edhe për sistemin mediatik në Shqipëri. Çdo rast sipas postimit të “Valigia Blue”, duhet të verifikohet dhe çdo gazetar të jetë gjakftohtë:

Më poshtë apeli i plotë:

“Koha për përgjegjësinë e madhe të të gjithë ekosistemit mediatik.

Unë me të vërtetë shpresoj se të gjithë do të jemi në lartësinë profesionale për të përballuar këtë gjë që është gjithashtu një sfidë mediatike.

Korrektësia, saktësia, verifikimi, burime të caktuara dhe të besueshme, ekuilibri. Kujdes nga gjuha. Jo për sensacionalizmin, pa tituj efektesh, pa shfrytëzime dhe klikime. Asnjë përafrim, spekulim, sipërfaqësi, lehtësi.

Sot më shumë se kurrë.

Sot më shumë se kurrë çdo gazetar, çdo gazetë – publike, private, TV, letër, radio, dixhitale – duhet të ndiejë peshën e misionit të tyre, funksionin e tyre. Gazetaria është shërbim publik, duhet t’u shërbejmë lexuesve, qytetarëve, shoqërisë në mënyrën më të respektuar dhe profesionale.

Të gjithë ne që jetojmë brenda këtyre vendeve dixhitale jemi gjithashtu pjesë e këtij ekosistemi. Vëmendje maksimale për atë që ne ndajmë, nuk duhet të jemi në nxitim për ta ndarë, le të mendojmë me kujdes dhe të reflektojmë përpara se të ndajmë diçka për të cilën nuk jemi të sigurt. Më mirë një postim më pak. Ndjenja e përgjegjësisë që ne me të drejtë kërkojmë nga media duhet ta ndiejë atë edhe drejt rrjetit tonë të kontakteve, qoftë i madh apo i vogël.

Gjakuftohtësi dhe kthjelltësi.” – shkruhet në postim.

SCAN