Koronavirusi, rriten infeksionet në Itali, bien në Kinë

Numri i rasteve me infektime të koronavirusit është rritur në Itali ndërsa duket se po ngadalësohet në Kinë, nga ku e ka origjinën sëmundja. Autoritetet italiane kanë vënë në karantinë rreth 16 milionë persona në rajonet e veriut, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes që shkakton probleme me rrugët e frymëmarrjes. Në Shtetet e Bashkuara, dy anëtarë të kongresit që kishin qenë në kontakt me një person që kishte virusin. Dhe një numër vendesh të tjera kanë njoftuar rastet e tyre të para.

Virusi ka arritur tashmë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara dhe zonat përreth tij.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Të dielën ai shpalli masa për të mbrojtur banorët, përfshirë testimet e sa më shumë vetëve që të jetë e mundur, por përjashtoi mundësinë e karantinave masive.

“Mesa kemi parë në Kinë dhe Itali, do të duhej një karantinë masive, qëp që do të shkaktonte bllokime të mëdha për shoqërinë dhe ekonominë”.

Të dielën, qeveria italiane vendosi kufizime udhëtimi ndaj rreth 16 milionë vetëve në very, përfshirë qytete të mëdha si Milano, Padova dhe Venecia. Njerëzit mund të hyjnë dhe të dalin nga këto zona me leje të veçantë ndërsa numri i të vdekurve arriti të dielën në 366. Shumë vetë kishin ikur para se të vendosej ndalimi por të tjerë e mirëpresin masën.

“Kemi parë që njerëz me virusin e koronavirusit, kanë dalë nga karantina dhe kanë shkuar të bëjnë ski në Trentino. Seriozisht? Çfarë egoizmi! Prandaj këto masa janë të nevojshme”, thotë Claudia Simon, një banore e Portogruaros.

Rastet e para janë shënuar në Shqipëri, Bullgaru dhe Afganistan. Në Iran numri i rasteve ka arritur në 6 mijë.

Njoftimet e fundit nga Kina janë të mira dhe të këqija. Një hotel që përdorej si karantinë në qytetin e Kuanzhusë u rrëzua të shtunën duke shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe duke bllokuar mbi 70 vetë nën rrënoja.

Zyrtarët njoftuan të dielën se numri i rasteve të reja ka rënë.

“Ka pasur 44 raste të reja të konfirmuara dhe 27 raste të reja vdekjeje, të gjitha në provincën Hubei. Ka pasur 84 raste të tjera të dyshuara dhe 1,661 pacientë kanë dalë nga spitalet”.