Koronavirusi kinez e kalon numrin e viktimave të SARS’it, derimtash bilanci është 813 të vdekur

Numri global i vdekjeve nga koronavirusi Wuhan ka shkuar në 813, duke tejkaluar numrin e viktimave nga shpërthimi i sindromës vdekjeprurëse SARS në vitin 2003.

Kur SARS përfshiu tërë botën, ajo krijoi një panik në të gjithë globin dhe infektoi më shumë se 8,000 njerëz, duke vrarë 774 prej tyre.

Në krahasim, koronavirusi tani ka infektuar më shumë se 27,000 njerëz vetëm në provincën Hubei të Kinës dhe mbi 37,000 në të gjithë botën, shkruan CNN.

Ashtu si SARS, ky shpërthim është shkaktuar nga një koronavirus, një familje e viruseve të zakonshme për kafshët që varijojnë nga ftohja e zakonshme, tek sëmundjet më serioze, siç është sindroma e frymëmarrjes e Lindjes së Mesme (MERS).

Të dyja viruset, SARS dhe Wuhan filluan në Kinë , dhe besohet se e kanë origjinën nga tregjet e kafshëve të egra.