Kopliku ne veshtrim historik

Qyteti i Koplikut, qe eshte edhe qendera administrative e Malsise se Madhe. Shtrihet ne Veriperendim te qytetit historik te Shkodres, 18 kilometer larg tij. Dhe ndollet ne afersi te Loqenit te shkodres, me nje lartesi 6 meter mbi nivelin e detit. Historia na tregon se Koplikku si qytet, qyteze apo qender e banuar ka nje moshe rreth 2200 vjecare. Por qendera e banuar dhe banoret e asaj kohe jetonin ne afersi te bregut te Liqenit , gje qe deshmohet edhe sot nga albanologe e historiane, te cilet shkruajn se ‘’dikur’’ tere bregu i Liqenit te Shkodres, nga Kalldruni ne Shkoder ishte i mbushur me ndertime, Emerin e perafert me emrin e sotem te Koplikut e takojme nga viti 1398 deri ne vitet 1416 – 1417 ne format Kopeniko (Copenico) Kupelnik e Kopernik (Coperniko). Ne vitet 1416 – 1417 gjejme se Kopliku eshte nder qenderat me te banuara te ketyre trojeve dhe shenohet se ka 89 familje. Ne vitin 1426, Kopeniko. Ndersa ne nje relacion te vitit 1614 mesojme emrin me te perafert me te sotmin Koplik, ku shkruhet se kishte 36 shtepi me 70 burra te afte per arme. Ne vitin 1881 shkruhet se Kopliku ishte ne nje njesi administrative me Grizhen dhe Gruemiren, dhe kishte nje teritor te madh prej 130 km2 me 3000 deri ne 3800 banore, ku deri ne vitin 1912 nuk kishte ndonje organizim tjeter. Gjate historise se Bajrakeve, Kopliku ka qene Bajrak me vete. Banoret autokton, apo me sakte me te vjetrit qe kane rreth 300 vite qe kane ardhur ne Koplik, jane me prejardhje nga trevat shqiptare, te mbetura pas 1913 nen Malin e Zi. Konkretisht banoret e lagjes Mehaj kane prejardhje nga Mehajt e Krajes, banoret e lagjes Llazan dhe Culaj jane me prejardhje nga Godeja e Malit te Zi. Natyrisht kjo levizje demografoke ka pasur arsyet e veta ekonomike dhe politike per kohen, e ne vecanti muslimanizimin e banoreve qe vinin per te banuar ne keto troje.Aktualisht ne qytetin e Koplikut banojne rreth 6000 banor, edhe pse ne rregjistrat e gjendjes civile si banues ne koplik rregjisterojne 13000 banor. E gjithe kjo jo vetem per shkak te emigracionit por edhe te pasaportizimeve fiktive ne vite, per tu bere gjoja banor te qytetit. 90 % e popullsise se koplikut jane te besimit musliman dhe 10 % te besimit katolik. Ndue Bacaj