Konflikti i rrezikshëm midis Kim dhe Trump

Nga Stephen Collinson

Njeriu më i fuqishëm i botës ndezi një shfaqje mahnitëse të re me Korenë e Veriut të martën, pasi Donald Trump u mburr me udhëheqësin e paqëndrueshëm Kim Jong Un se ai kishte një armë bërthamore “shumë më të madhe dhe më të fuqishme”.
Komentet e Trump mbi kapacitetet e tij bërthamore – të ngjashme me “i imi është më i madh se i joti”, ngrejnë pyetje të reja nëse Presidenti ka menduar thellë për fuqinë shkatërruese që ka nën komandën e tij. Shpërthimi i tij gjithashtu ndihmon Kim, udhëheqës i një autokracie të varfër i cili përdor një program bërthamor për të siguruar mbijetesën e tij, në një konfrontim të fortë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara.
“A mundet që dikush nga regjimi i tij i varfër dhe uritur, ta informojë se edhe unë kam një Buton Bërthamor, por është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se atijt, dhe që Butoni im punon!” cicëroi Trump.
Mesazhi ishte i jashtëzakonshëm jo vetëm për përmbajtjen e tij, por për faktin që u krijua nga një President, mbajtës i zyrës që për dekada ka qenë garantuesi efektiv i një epoke globale 70-vjeçare të paqes në botë nën vigjilencën e SHBA-ve. Presidentë të tjerë të SHBA-ve kanë konsideruar privatisht përdorimin e armëve bërthamore që kur Harry Truman lëshoi zemëratën e tmerrshme të luftës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945.
Por përpara Trump, asnjë President amerikan nuk ka bërë kërcënime të tilla publike, duke shijuar me sa duket fuqinë që ai zotëron si person që mundet, vetë, të lëshojë arsenalin bërthamor amerikan që mund të shkatërroi tokën brenda pak minutash. Pushteti i Trump është më i rrezikshëm, pasi ka të ngjarë të largojë aleatët amerikanë, të sjellë zemërimin e fuqive botërore kyçe si Rusia dhe Kina që Uashingtoni ka nevojë për të zgjidhur mosmarrëveshjen dhe për shkak se askush nuk e di se si do të reagojë Kim-i i paparashikueshëm.
“Për ta quajtur atë të mitur do të ishte një fyerje për fëmijët për atë që bëri sonte”, tha të martën Admirali John Kirby, një ish-zëdhënës i Departamentit të Shtetit dhe zëdhënës i Pentagonit, për Jake Tapper të CNN. “Unë mendoj se në sallat e Pentagonit dhe të Departamentit të Shtetit, duhet të ketë shumë shqetësime për këtë, sepse ai është Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Cicërimet e tij do të interpretohen si politikë zyrtare,” tha Kirby, tani një analist i CNN. “Nuk ka dyshim se ata do të çojnë në mos-llogaritje të saktë dhe konfuzion”.
Nxitja e frikës
Trump-i ngriti gjithashtu pyetje rreth asaj se sa e çmon rëndësinë e mosmarrëveshjes me Korenë e Veriut që Admirali Mike Mullen, ish-kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, paralajmëroi të dielën se po shkon gjithnjë e më pranë luftës bërthamore. Në mënyrë të pashmangshme do të rrisë frikën në Azinë verilindore, që tensionet e ndezura mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut mund të shkaktojnë një llogaritje të gabuar që mund të shpjerë shpejt në konfliktin më shkatërrues në shumë dekada.
Dhe ndërhyrja e tij gjithashtu duket se do të minojë atë që ka qenë përpjekja e tij e suksesshme për të marrë fuqitë botërore për t’u radhitur pranë SHBA-ve për të imponuar sanksione ndëshkuese në veriun stalinist. Presidenti u kundërpërgjigj pas mesazhit të Vitit të Ri të Kim, në të cilin ai paralajmëroi se kishte një buton bërthamor në tryezën e tij “në çdo kohë”. Reagimi i Trump ishte i jashtëzakonshëm në shumë nivele.
Ilustron se si ai i ka kthyer Shtetet e Bashkuara nga një agjent për stabilitetin dhe seriozitetin në sistemin ndërkombëtar, në një agjent të përçarjes dhe paparashikueshmërisë me imazhin e tij të paqëndrueshëm. Ai po ashtu nënvleftëson idenë se instinktet e tij të paparashikuara janë të frenuara nga zyrtarë më me përvojë të administratës, si Sekretari i Mbrojtjes James Mattis. Nuk kishte asnjë reagim të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë apo diku tjetër në qeverinë e SHBA-ve rreth cicërimit tronditës të Trump e së martës. Por ndodhi në një ditë të furishme kur Presidenti, mbrapa në Uashington pas pushimeve të tij në Florida, postoi një sërë cicërimash të çuditshme dhe nxitëse që përfshinin një thirrje për Departamentin e tij të Drejtësisë për të burgosur një nga armiqtë e tij politikë – Huma Abedin, ndihmësen më të afërt të Hillary Clintonit dhe një sugjerim se “struktura të errëta brenda shtetit” po komplotonin kundër presidencës së tij.
Ai gjithashtu pretendoi kredite për performancën e linjave ajrore të avionëve komercialë në mbarë botën, pa përplasje fatale të regjistruara vitin e kaluar – edhe pse ai nuk kishte të bënte fare me rekordin e sigurisë të kësaj industrie.
Pikëpyetje rreth temperamentit
Dita e dendur e Trump ka gjasa gjithashtu të ngrejë pyetje të reja rreth temperamentit dhe aftësisë së tij për të përmbushur përgjegjësitë e rënda të pozicionit të tij, një debat që u regjistrua vitin e kaluar pas sulmeve të mëparshme në Twitter dhe shpërthimeve kundër Kim, të cilin ai e kishte quajtur “Little Rocket Man” në një mision vetëvrasës.
Por, edhe pse presidenti është duke biseduar për braktisjen e mundësisë së luftës bërthamore, mbështetësit e tij ka të ngjarë të jenë të pavetëdijshëm dhe gati për të akuzuar mediat për reagime jo të justifukuara.
Shumë përkrahës të Trump besojnë se është koha për SHBA-të që të trajtojnë me përbuzje udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe t’i kundërpërgjigjen retorikës së saj dhëmb për dhëmb – duke pasur parasysh dështimin e presidentëve mbi 20 vjet për të ndalur programin bërthamor të Phenianit.
Dhe qasja e Trump mbi Kim, në një kontekst të brendshëm, mund ta bënte atë të duket i fortë për disa, një mjet i hershëm i tij politik.
Disa mbështetës padyshim do të përdorinë teorinë e “njëriut të çmendur” – idenë se Trump mund të jetë duke maksimizuar në maksimun fitimet e tij duke i bërë koreano-veriorët dhe fuqitë e tjera aziatike të besojnë se ai mund të përdorë armë bërthamore. Dhe Shtëpia e Bardhë mund të argumentojë me siguri se diplomacia me karrota dhe shkopinj dhe retorika e “aksit të së keqes” të përdorur nga presidentët e ndryshëm për t’u marrë me Korenë e Veriut nuk ka arritur të bindë Phenianin që të heqë dorë nga përpjekja e saj bërthamore.
Megjithatë, fakti që Trump po flet kaq lehtë rreth armëve bërthamore është i shokues dhe cicërimat e tij gjithashtu ngrejnë pyetje strategjike. Është e paqartë për shembull nëse Presidenti po zbulon një vlerësim nga agjencitë e inteligjencës amerikane rreth potencës së programit të Koresë së Veriut pasi ai duket se sugjeron që butoni bërthamor i Kim nuk funksionon. Frika e madhe e ekspertëve bërthamorë është se Koreja e Veriut këtë vit do të ketë sukses në zbulimin e një rakete balistike me një pajisje bërthamore që mund të godiste kontinentin e e brendshëm të SHBA-ve. Një mënyrë për të lexuar cicërimën e Trump është se Kim është ende larg nga të qenit në këtë pikë deri më tani.
Kim e ka ankoruar regjimin e tij në idenë se Shtetet e Bashkuara, armiku i Veriut në Luftën e Koresë së 1950-1953 janë të vendosura të shkatërrojnë regjimin komunist me një sulm bërthamor. Në këtë kuptim, reagimi i Trump përputhet fiks me mendimin propagandistik të rregjimeve reumatike, ashtu si vitin e kaluar me kërcënimin e tij për shiun me “zjarr dhe tërbim” kundër Koresë së Veriut. Shpërthimi i Presidentit gjithashtu mund të zgjerojë ndarjen midis qeverisë së tij dhe administratës së Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-In, i cili sapo është përgjigjur pozitivisht ndaj ofertës së bisedimeve të Koresë së Veriut – gjerësisht e parë si një përpjekje për të vendosur një ndarje midis Seulit dhe Uashingtonit./CNN – Lexo.al/