Konflikt interesi/ Donald Lu i përgjigjet Berishës me listën e prapësive të babagjyshit

 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu i ka kthyer përgjigjen ish-kryeministrit Sali Berisha i cili nje ditë me pare deklaroi se ambasadori është në konflikt interesi duke treguar më pas sipas tij qëllimet e kryeministrit Rama për çështjen “Tahiri”..

“Lu është në konflikt interesi. Lu kërkon me çdo kushtet që Adriatik Llalla të ikë sepse  e vërteta është e zezë mbi të bardhë. Llalla  e ka akuzuar LU-në shumë rëndë për korrupsion. Lu kërkon që të ketë një protagonizëm. LU-ja duhet t’i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X kriminel, apo për x çështje. Unë kam prit që zoti Lu t’i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka”, -deklaroi Berisha.

Sot ambasadori amerikan ka gjetur një mënyrë ndryshe nga sa jemi mësuar në përballen politike për t’iu përgjigjur këtyre akuzave. Ai publikon një listë të prapësive të Babagjyshit të Vitit të Ri, mes gjërave është edhe emri i tij.

STATUSI I AMBASADËS

Shikoni kush ka përfunduar në listën e prapësive të dikujt këtë vit! #KonfliktInteresi

Lista e Prapësive e Babagjyshit:

Donald Lu

Qenushë

Futboll

Kafe

Karamele

Trafiku