Kolë Mirit Dedvukaj nderohet për qëndresë heroike përkrahë Gjelosh Lulit në mbrojtje të trojeve shqiptare

Kol Miri Dedvukaj

Në kuadrin e vlerësimit të kontributeve, të asaj mirënjohje, e cila mbetet instrumenti kryesor i forcimit të vetëdijes qytetare dhe forcimit të pozitave ndërbreznore, Unini Mbarëkombëtarë i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik të Shqipërisë, bazuar në ligjin 7748, datë 29.07.1993, Statusi i të Përndjekurit Politikë i jep Kolë Mirit Dedvukaj, (pas vdekjes) Çertifikatë Mirënjohje, “Nderi i Unionit të Shqipërisë”, për qëndresë heroike përkrahë Gjelosh Lulit në mbrojtje të trojeve shqiptare, për besë dhe qëndresë përballë burgut komunist, jugosllav dhe shqiptar. Ky vlerësim, kjo mirënjohje është dhe do të mbetet ajo që gjenerata jonë i ka borxh atij shpirti sakrifice, atyre forcave vetmohuese, asaj përpjekje titane për qëndresë dhe dinjitet, të cilat ruajtën të papërdhosura vlerat dhe atributet tona më të mira përballë makinerisë ç’njerëzore sllavo-komuniste.