Kisha serbe e fillimeve të shek. XII ishte pjesë e Arqipeshkvisë romano-katolike të Tivarit

Nga Jahja Drancolli

Raritete dokumentare historike: Kisha serbe e fillimeve të shek. XII nuk zotëronte formacion të organizuar kishtar. Ajo si e tillë ishte pjesë e Arqipeshkvisë romano-katolike të Tivarit!

Papa Calixtus II sipas bullës së tij nga vitet 1119-1124, kishte konfirmuë fillimet e shek. XII Serbia nuk kishte formacion të pavarur kishtar. Ajo ishte pjesë ar të drejtat dhe pasuritë metropolitane të Argjipeshkvisë romano-katolike të Tivarit (Antibari-Antibari) ndaj kishave të poshtëshënuara gjithashtu të ritit romano-katolik: Dioklea, Tivari, Budua, Shati, Ulqini, Shasi, Shkodra, Drishti, Pulti, Serbia (Serbiensem), Bosna (Bosoniensem) dhe Trabuni (Tribensem). Kisha e territorit të sotëm të Kosovës, atëbotë ishte brenda juridiksionit të ipeshkvisë së kishës romano-katolike të Prizrenit, e cila pas shkatrrimit të Justiniana Secunda (Ulpianës), mori ingjerenca juridike e titullare. Në fakt, edhe pse Ipeshkvia e Prizrenit përmendet në dokumentet e perandorit bizantin, Bazilit II (1019/1020), ka dëshmi të tërthorta se kjo ipeshkvi përmëndet më herët (në vitin 458), në kontekst më Koncilin e Kalcedonit (451). Ipeshkvia e Prizrenit përfshinte Rrafshin e Dukagjinit dhe Rrafshin e Kosovës!

Burimi: Fragment nga manuskripti i Biblioteksë së Vatikanit, No. 7109/2!