Kisha e Trieshit, dëshmi shumshekullore evropianë e traditës katolike shqiptare

Nga Ndue Bacaj

Në historinë tragjike të Malësisë Madhe (Etnike) ndër shekuj, një vend të dukshëm zënë edhe mali, bajraku apo fisi i Trieshit. Tragjedia e kësaj treve të Malësisë mori “udhë” në luftën e fundit turko‐ruse të vitit 1877, kur malazezet morën Podgoricën duke përfshire edhe Trieshin. (Antonio Baldacci.”Shqipëria e Madhe”. fq.256). Ketë tragjedi mjerisht e “bekojë” Evropa plakë në kongresin e Berlinit 1878, duke ndarë kështu “përfundimisht” Trieshin nga trungu mëmë i Malësisë e Shqipërisë, për t’ja “bashkëngjitur” Malit të Zi… Në Malësorëve e më gjerë më Trieshin na bashkojnë qindra e mijëra vite qytetërimi, besimi e gjaku të përbashkët, pasi jemi vëllezër të ndarë dhunshëm (e jo më dëshirën që ndahen vëllezërit ). Mbasi kjo ndarje është dhjetëra apo qindra herë më e vogël se bashkimi, menduam të fokusohemi në shtegtimin tonë “historik” në Kishën Famulli të Trieshit, pasi siç na mëson historia ndër trojet tona Binomi Fe dhe Atdhe ka qenë i pa ndarë dhe burim force e qëndrese, për të përballuar dallgët e moteve që goditen këto troje.

NË “GJURMËT” HISTORIKE TË FAMULLISË SË TRIESHIT…

Historia e Kishës në Trojet e Trieshit (si në ato të Malësisë së Madhe e më gjerë) është shumë e hershme… Nga mesi i shekullit DYTE deri në përndjekjet nga Diokleciani (284 ‐305), Kisha gëzonte një farë paqeje falë politikes e tolerancës se ndjekur nga perandorët paraardhës të Valerit… Në Perëndim themelohen rreth 100 Kisha, të shpërndara në një territor që shtrihet nga Iliria (zona e sotme përballë Italisë. Shqipëri, ish Jugosllavi. Kroaci dhe Austri ) deri në Spanjë..(Michel Lemonnier O.P. HISTORI E KISHES, fq. 66.).

Mjerisht edhe pse dihet se Kishat Katolike në përmasat e mënyrat e kohës ishin të ndërtuara që në shekujt e parë të Kristianizmit

KISHA E TRIESHIT

edhe në trojet e Malësisë Madhe (Etnike), gjurmët dhe dokumentet janë mjaftë të varfra, pasi siç dihet dallgët e moteve që goditen Malësinë e Shqipërinë sollën jo vetëm dëme materiale, por edhe dokumentare, ndaj Në historinë e objekteve të kultit dhe besimit kristian jemi të detyruar (sipas dokumenteve të “mbetura”) ta fillojmë shumë më vonë se realiteti…

Në Defterin e Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 në faqen 122, gjendet fshati BANKEQ.që përveç taksave që vilte pushtuesi Otoman shënohen edhe emrat e njëmbëdhjetë kryefamiljareve (shtëpive ), të cilët janë: Drema Nika; Kosta i biri i Gjergjit; Bardh Leka; Leka Deda; Ndrek Nika; Nika i biri i Gjergjit; Vuku i biri i Mirashit; Kala i biri i Stojes; Vella (Brata) Daba; Lazer Zaharija; Lumi i biri i Tomës.

Siç shihet të gjithë janë emra shqiptaresh ‐kristian, pavarësisht të ndonjë emri që tingëllon si sllave…Edhe nga një regjistrim tjetër pas rreth një shekulli (viti 1582) mësohet se në fshatin Bankeq kishte 32 shtëpi, ku të gjitha ishin shqiptare dhe të besimit kristian. (Përparime Huta, Fshati në Sanxhakun e Shkodrës në shekujt XV – XVI, fq.159.). Është interesant se Emri i këtij fshati lidhet më Ban Keqin që njihet në histori si i pari i shumicës së banoreve të Trieshit (Triepshit), gjë e cila është vërejtur edhe nga albanolog e studiues te huaj…ku po veçojmë : “…Dr. Johan Georg Von Hahn. i cili ndër të tjera shkruan se babë Keqi (Keçi) pati dy djem; Lazer Keqin dhe Ban Keqin.. Prej Lazër Keqit rrjedhin shumica e Hotit..,ndërsa prej Ban Keqit rrjedhin katër fiset katolike të Triepshit (Trieshit), që flasin shqip. (…Studime Shqiptare, fq.255‐256). Ketë e rikonfirmon edhe një studiues tjetër i njohur, i cili shkruan se : “Për ti shpëtuar persekutimit të turqve një burrë i quajtur Keçi (Keqi, i ardhur nga vise të tjera Iliro‐Shqiptare) u strehua në territorin që sot banohet nga fisi i Pipërit. Aty linden gjashtë fëmijë : Lazri, Bani, Mërkoti, Kastro (ndonjëherë Kraso.), Vaso dhe Pipëri…”(Louis Hyacinthe Hecquard ; Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë. fq.170‐171.) Siç shkruhet Lazri themeloi Hotin. Bani ‐( Ban‐Keqin )‐Trieshin. Mërkoti vendin më të njëjtin emër. Kastro –Krasniqen. Vaso ‐Vasojeviqin dhe Pipëri po Pipërin…Pra të gjitha këto fise mendohet se janë vëllezër dhe kanë një “Babë”.KEÇIN apo KEQIN siç “përkthehet”…Vlen të kujtohet se Besimi dhe qytetërimi Kristian i këtyre trojeve më objektet e kultit (Kishat e kohëve) kishte vijuar për shekuj “normalisht” (pas Ediktit v të Milanos të v. 313 të lëshuar nga shqiptari prej Nishit Kosove Kostandini i Madh), der

i më pushtimin Turk (osman) të këtyre trojeve, kur të krishterët mbetem pa infrastrukturën e nevojshme… Priftërinjtë ose nuk ekzistonin në shumë vise, ose vinin e vizitonin të krishterët vetëm ndonjëherë për të dëgjuar rrëfimet, për të pagëzuar krijesat e reja që i shtoheshin më mundime grigjës kristiane, si dhe për të bekuar martesat…. (Fulvio Kordinjano: SHQIPËRIA, përmes veprës dhe shkrimeve te misionarit te madh Italian At Domenik Pazi.fq. 140). Kisha e Trieshit bënte pjesë në Prefekturën Apostolike të Kastratit, dhe ishte njëri ndër gjashte Kuvendet e saj… (J. Georg von Hahn, vepër e cituar fq.58). Për të përballuar këto kohë të vështira për Kristianët në Malësi e Shqipëri Pjetër Bogdani (Arqipeshkevi i Shkodrës) u drejtohej herë pas here Eminëncave të Selisë së Shenjtë, ku në nga kjo korrespondencë e madhe po shkëpusim vetëm letrën 157 të vitit 1672 që imzot Bogdani kërkonte një mësues shkolle dhe tre misionare ungjillore më provizion….Ai shpresonte se vizituesi Apostolik ka folur për këto vendbanime si :…Hotin, Kastratin, Triepshin…ku katoliket janë pa prift. Ai propozon Don Pjeter Dajçin, Don Nik Semërisin dhe Don Jak Kolonësen, ndërsa për mësues në Rrjoll mund të emërohej Don Pjeter Valmi, ish nxënës i kolegjit Ilirik…(Pjetër Bogdani:Letra e Dokumente…fq.264, përgatitur nga Odette Marquet.) Kisha e Trieshit i ka “themelet” edhe ma të vjetra. por regjistri i besimtarëve ekziston që nga viti 1753. Nga ai regjistër kishtarë ndër të tjera gjetëm të shënuem (emrat e besimtareve katolik N.B.) : Prenda Pjetri, Lena e Ujk Pepes, Mrika Prela i Mark Prekes, Nika, Diella e Marash Vukes. Dila e Makal Prekes, Rroku i Lekë Pepes, Nora, Gjergji i Ujk Nikes, Gjon Deda, Vata i Preçetë Dedes, Luli, Pepa, Prel Gjoni, Maka, Ndreka. Kol Marashi e tjerë. .(emrat janë shkruar më shkronja latinë).

Nga viti 1900 nga patër Mark Gojani dhe ma vonë nga patër Leonard Shajaku, që shërbeu vetëm një vit më 1918 emrat e besimtarëve janë shkruar më shkronjat shqipe… (Lulash Nika Palushaj: Malësia dhe Fiset e Saj.pj.I..fq.267, bisede e zhvilluar më famullitarin e Trieshit Patër Zef Jankaj në vitin 1996 ). Trieshi është i fokusuar edhe në hartën e Kantelit dhe Koronëlit të shekullit XVII më toponimin TRIEPYA..(Armanno Armao ; Vende. Kisha, Lumenj, Male e Toponime të ndryshme të një hartë të lashtë të Shqipërisë Veriore. Harta që i bashkëngjitet fundit te librit.). Gjatë një vizite baritore të Ipeshkvit Pal Pema Kamësi në vitin 1745, Trieshi shënohet se bënte pjesë në Misionin e Kastratit… Ishte larg nga Selca 6 ore. Numëronte 84 shtëpi katolike më 580 frymë…(Nevila Nika: Dioqeza e Shkodrës gjatë shek. XVIII, sipas dorëshkrimeve arkivore,fq.157.) Famullia e Trieshit (sikur edhe sot) i kushtohej Zojes Rruzare. Në Triesh si në të gjitha trojet e Malësisë së Madhe Etnike (veçanërisht në ato më konfiguracion malorë) që ishin streha më e sigurte për të ruajtur “farën “ e binomit Fe dhe Atdhe, duhet të jenë diku të mbuluara nga stuhitë e furtunat e shekujve themelet e kishave shumë më të hershme se ajo që njohim sot… Një dëshmi interesante e hershmërisë së Kishave në Triesh është një mur shumë i vjetër Kishe (në Buxë) që ka drejtimin lindje‐perëndim… dhe sot nga vendasit njihet më toponimin KISHA E KELMËNDIT, ku aty ka edhe varre të vendasve..(Lulash N.Palushaj, vepër e cituar… fq. 374.). Në Triesh (shumica e Fiseve të tij ) duke qenë në afërsi gjaku më Hotin. kanë kremtuar për shumë kohë edhe Shën Gjonin, apo popullorçe Shnjonin e “Hotit”. Por më interesantja mbetet kremtimi i Shën Shtjefnit më miq më datën 03 gusht, ku festa lutej në Bjeshkë… Dhe kur dihet se ky Shenjtorë ishte edhe Patroni i qytetit –kala të Shkodrës, gjë që tregon përkatësinë e të njëjtit fis të hershem Iliro‐Shqiptarë në mes trojeve të Malësisë Madhe. Shkodrës e më gjerë…

Shën Shtjefni edhe sot festohet nga barinjtë më familjet e tyre që dalin për verime, kryesisht në Bjeshkët e Korites (ku tashmë ka marrë jetë edhe një log. që gërsheton antiken më modernen)… Natyrisht Trieshi kremtonte edhe Shënkollin dhe festa të tjera kristianë (Katolike). Sipas një studiuesi nga kjo trevë. Zoja e Trieshit, apo Zoja Rruzare siç njihet zyrtarisht është vendosur (sipas gojëdhënave) të kremtohet si festa fetare kryesore e trieshjanëve rreth tre shekuj më parë, kur Malësia ishte pa “Kufi”… Duke ditur se pushtuesi otoman nuk i jepte rendësi regjistrimit të popullsisë, për qëllime statistikore – shtetërore, por vetëm të asaj të regjistrimit për vjeljen e taksave, numri ekzakt i popullsisë është i vështirë për tu konfirmuar. ndaj në jemi të detyruar tu drejtohemi regjistrave te banoreve katolikë, që famullitë mbanin për besimtaret e vet rregullisht. që në “KUVENDIN E ARBERIT 1703”. Në një studim të viteve 1850 shkruhej se Trieshi përbehet nga 70 familje dhe së bashku më vendasit e vjetër themeluan fshatin e Trieshit i cila ka sot 115 shtëpi dhe 700 frymë. (Dr. Johan Georg von Hahn, vepër e cituar. fq.256.). Për Trieshin një statistikë e vitit 1864 shënon vetëm 672 besimtare katolik.. (Gjush Sheldija, Kryeipeshkevija Metropolitanë e Shkodrës e Dioqezat Sufraganë, shënime historike, fq.63). Ndërsa pak vite më vonë.(në vitin 1881) Trieshi numëronte 111 shtëpi më 600 banore (katolik) dhe 100 burra të aftë për armë, më një sipërfaqe territoriale prej 30 km2. Ky fis ishte njëri ndër Bajraqet e Malësisë së Madhe.., por që ju dorëzua Malit Zi në vitin 1878.

Ndërkohe përsëri nga viti 1882 e deri në vitin 1918 ishte konsideruar Bajrak shqiptarë në gjuhë, kostume, tradita dhe më shumicë të besimit katolik… (Giuseppe Valentini.Il Diritto Delle Comunita…fq.360.). Kujtojmë se deri në vitin 1918, në të gjitha regjistrimet, popullsia katolike shkruhej shqiptare, ndërsa ajo ortodokse në jug greke, në veri‐lindje sllave, dhe ajo e besimit mysliman ende regjistrohej si popullsi turke..

DISA NGA FAMULLTARËT QË PREDIKUAN FJALEN E ZOTIT NË FAMULLINË E TRIESHIT

Plejada e emrave të famullitarëve që “bënë” historinë e kishave tona, shpesh në zgrip të mbijetesës, është e madhe sa vetë historia e këtyre troje nga më shqiptaret e Shqipërisë Etnike. por në (edhe për mungesë dokumentacioni), po rikujtojmë vetëm emrat e atyre meshtarëve që shërbyen në Triesh, dhe i kemi “gjetur” të shënuar në Nekrologun e Provincës Shqiptare të Zojës Nunciatë, Urdhrit i Fretërve Minorë,(nën kujdesin e fra Flavio Cavallini, mbi bazën e nekrologut të fra Marjan Prelaj, më qortime dhe shtesa te fra Vinçenc Malaj).: 1. Fra Anselmo nga Pistoia‐famullitar në Triesh në vitin 1869, vdiq më 02 shkurt 1881 (fq.33). 2.Fra Secondiano Farini nga Ankona, ishte famullitare deri sa vdiq në Triesh më 11 korrik 1895 (188). 3.Fra Bonaventura Boci nga Trieshi…vdiq më 30 maj 1895 (fq.146). 4.Fra Leonard Gojan, famullitar në Trish më 1904.., vdiq më 28 prill 1944 (fq.114). 5.Fra Giulio Pindo….vdiq më 17 shkurt 1911..(fq.48) 6.Fra Andrea Gjekaj nga Trieshi (kapelan ushtrije)…vdiq më 08 tetor 1912….(fq.294).Të gjithë këta famullitarë e tjerë që mëshuan fjalën e Zotit PAÇIN DRITËN E PAMBARUEMË….

EMRI TRIESHI. APO TRIEPSHI; duket mjafte interesant nën “shqipërimin” e birit të kësaj treve, studiuesit Preloc Margilaj, i cili shkruante se :”…Tri‐epshi – Triepshi. Lokalitet në anën e djathtë të lumit Cem, në lindje të Potgorices, Zatrijebaç = Toponim mbi qytetin antik Dukla (Diokleja, Dukja ) më tri Kodra përqark‐Triepshi emër autokton Ilir; Zatrijebaë – Toponim i sllavizuar…( Preloc Margilaj; Iliret flasin Shqip – Shqiptaret Ilirisht. fq.129 – 130.).

Famullia e Trieshit.në vitin 1962 kishte 1200 banorë katolik, dhe megjithë rrokopujat historike Trieshjanët ruajnë një ndërgjegje nacionale shqiptare…Mjerisht statistikat që mbyllen shekullin e XX dhe filluan atë të XXI tregojnë për një popullsi të “përgjysmuar” që banon në trojet e Trieshit në krahasim më atë të vitit 1962, kjo për arsye të emigrimit apo lëvizjeve demografike brenda territorit të Malit Zi e tjerë… Sot Trieshi përbehet nga këto katunde e besimtarë katolik: Poprati = 81 banorë. Bekaj 13 banorë. Delaj 63 banorë, Stjepoh 100 banorë. Budza 66 banorë, Nikmarash 17 banorë, Rudina 87 banorë, Muzhecku 26 banorë, Llopari 37 banorë, dhe Cemi i Trieshit 89 banorë ; GJITHSEJ 569 banore.. (Lulash N. Palushaj. Malësia dhe Fiset e saj…fq.267 – 268.). Mjerisht na duhet të pohojmë se mungesa e gjatë e infrastrukturës për ushtrimin normal të besimit Kristian Katolik (gjatë pushtimit Otoman),si dhe presioni i Kishës Ortodokse Sllave ka bërë që shumë Trieshjan ndër mote, duke pretenduar se ruajnë besimin Kristian, përqafuan Besimin Ortodoks, mbasi edhe ky ishte Kristian, por mjerisht kjo “taktikë” për të ruajtur kristianizmin shpesh ka qenë fatale, pasi Kisha Ortodokse (dhe shteti fqinjë sllave) së bashku më besimin ortodoks u predikuan dhe “injektuan” më të gjitha mjetet edhe ndryshimin e kombësisë…jo rralle edhe më sukses.

Gjithsesi Kisha Katolike e Trieshit më gjithë vështirit e shekujve ka qenë gjithnjë udhërrëfyesja shpirtërore e besimit tek Zoti e Shqiptaria, njëkohësisht edhe frymëzuesja e Trieshjanëve për tu dal zot trojeve të tyre ndër mote, ku siç dihet ku mal, bajrak apo fis është dalluar sa herë ka pasur nevoje Malësia e Shqipëria…

‐Sot Kisha (katolike) famulli e Malit të Trieshit, apo Triepshit siç shkruhet shpesh në dokumentet zyrtare, është e ndërtuar në fshatin STJEPOH dhe i kushtohet ZOJES RRUZARE. Këtu sot është edhe shkolla (tetëvjeçare) shqipe “Gjergj Kastrioti –Skënderbe “, gjë që tregon për një ndërgjegje “konservatore” kombëtare të banoreve autokton të Trieshit… Mbasi emri i fshatit ku gjendet e ndërtuar Kisha Famulli e këtij mali që bënë pjesë në grupin autokton te Malësisë Madhe Etnike, duket se ka një “aromë” toponomastike “sllave”.në për të “qartësuar” rrënjën e ketij emri safi shqiptare, po i drejtohemi Historianit të njohur (nga dera e famëmadhit Smajl Martini i Grudës) Pjeter Ivezaj, i cili ndër të tjera shkruan se : “…Unë jam i mendimit, asnjëherë kategorikisht, se fjala (emërtimi) Stjepoh del nga fjala lokale shqipe SJEP, STJEPI. STJEP –STJEPA (fatkeqësisht duke u harruar) më domethënie VEND SHKALLË – SHKALLE.VEND TARASOR.VEND I SHKRETË (I THATË ) GODRA –GROPA dhe është e afërt më fjalën që buron nga gjuhet indoevropianë STEPE (vend gjysmë shkretinorë, vend i thatë etj.). (Zani i Shna Ndout..Tuz 2005.fq.22).

Historiografia Sllave shpesh këto toponime apo emërtime të ndryshme më tingëllim “jo shumë” shqiptar ka kërkuar t’i përdorë, për të “ligjëruar” ndarjen e trojeve Shqiptare të Malësisë së Madhe e më gjerë, në shekujt e ligshtë të Evropës Plakë, që nën “moton” ti grabisim sa më shumë troje Perandorie Osmane. Evropa në fakt shqyente pjesë nga trupi i saj, për të kënaqur grykësinë e ardhacakëve të vonë sllav në Gadishullin Ilirik… Por sot kohërat kanë ndryshuar edhe në favorin e shqiptareve kudo që janë, pasi Evropa e re që “rilindi” më “siglën” Bash¬kimi Evropian, si ka emrin, në themel ka Bashkimin e jo ndarjen. E natyrisht në shqiptaret kudo që jemi, në trojet tona etnike jemi qartësisht pjesë e këtij Bashkimi… ku një dëshmi e pamohueshme e kësaj dëshire Evro‐perëndimore janë edhe objektet tona të besimit e qytetërimit Kristian (Katolik) ndër shekuj, ku qëndron hijeshim edhe Famulli e Trieshit, së cilës i shtohet edhe kisha modernë më ndërtimet plotësuese (më kontributin e bashkëshortëve trieshjan Kolë e Taze Cacaj). Kjo kishë i kushtohet Shën Nikolles, këtij shenjtori që për mrekullitë e tij i luten të gjithë shqiptaret (të kështen e mysliman)…dhe njihet si mbrojtësi i lundërtarëve.. I atyre që janë në shpinë të detit dhe rrezikohen gjithnjë nga valët e ujërave të tërbuara, ashtu si u rrezikuan ndër shekuj shqiptaret dhe trojet e tyre…por që më ndihmën e Krijuesit ata nuk u mbyten, por mbijetuan e do jetojnë në trojet e tyre etnike, që i ka falur të parët Zoti e nuk do të mundet kurrë t’ju a mohojnë “ropi”…